Nga 25 janari Shërbimi Korrektues do t’i lejojë vikendet për të dënuarit

Nga 25 janari Shërbimi Korrektues do t’i lejojë vikendet për të dënuarit

Aktuale January 22, 2021 - 15:54

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data 25 janar 2021 do t’ua lejojë të dënuarve shfrytëzimin e vikendeve, raporton “Zeri.info”.

Sipas SHKK-së, kjo masë lehtësuese do të vlejë për të dënuarit, të cilët do t’i plotësojnë kushtet.

“Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve. Pas kthimit nga pushimi të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës së karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SHKK-së. /Zëri