Jashari për fotografinë e Besartës në shesh, thotë se është vendosur për qëllime politike

Jashari për fotografinë e Besartës në shesh, thotë se është vendosur për qëllime politike

Aktuale January 22, 2021 - 16:34

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pasi që në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është vendosu një baner me fotografinë e Besarta Jasharit e që sipas tij kjo është bërë me motive politike.

Përmes një postimi në “Facebook”, Jashari ka thënë se është e papranueshme keqpërdorimi i personalitetit të Besartës për qëllime politike.

“Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartes, për qëllime të caktuara politike. Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdoqoftë nuk i bënë nder historisë dhe të kaluares sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Jashari kërkon nga organet e rendit dhe KQZ-ja që të verifikojnë rastin dhe të veprojnë sipas ligjit.

“Në lidhje me këtë kerkoj nga organet e rendit si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të verifikojnë mirë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi”, tha Jashari./Zëri