Buleshkaj: LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma nuk i kanë zëvendësuar kandidatët për deputetë

Buleshkaj: LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma nuk i kanë zëvendësuar kandidatët për deputetë

Aktuale January 22, 2021 - 18:18

Drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj ka thënë se nga 47 kandidatë që janë të denuar me vendim të plotëfuqishëm të gjykatës, 26 janë tërhequr nga subjektet politike.

Buleshkaj para mediave tha se LVV-ja Nisma, AAK-ja janë në mesin e subjekteve politike që nuk i kanë zëvendësuar kandidatët.

“Janë disa subjekte politike me PDK-ja me një kandidat, LDK-ja me një kandidat, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Lista Serbe, Vatani, ato të cilat nuk i kanë ndërruar. Nga 47 janë tërhequr 26 subjekte politike. Të cilat nuk i kanë zëvendësuar janë, NISMA, AAK-ja nuk i ka tërheq, dhe LVV-ja”, tha ai./Zëri