QKUK-ja thotë se ka shtretër dhe hapësira të mjaftueshme për trajtim të pacientëve me COVID-19

QKUK-ja thotë se ka shtretër dhe hapësira të mjaftueshme për trajtim të pacientëve me COVID-19

Aktuale April 12, 2021 - 23:51

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), thotë se janë krijuar hapësira të mjaftueshme për trajtim të pacientëve që kanë nevojë për spitalizim në klinikat e QKUK-së.

Kjo, sipas një njoftimi të SHSKUK-së, ka ardhur falë punës dhe angazhimit të vazhdueshëm të menaxhmentit dhe përkushtimit nga stafi shëndetësor. 

"Përveç Klinikës Infektive, janë krijuar hapësira me shtretër edhe në Klinikën Infektive 2 (Mjekësi Sportive), në Klinikën Infektive 3 (Interno), por edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe Mjekimin Intensiv-Covid", thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, transmeton Zeri.info.

Tutje theksohet se të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor mund të shtrihen për trajtim në QKUK, ku thuhet se ka hapësira dhe shtretër të mjaftueshëm.

"Lajmet e postuara, se kinse nuk asnjë vend të lirë në QKUK nuk qëndrojnë dhe se QKUK ka ekipet mjekësore 24-orë që ofrojnë trajtim për pacientët me Covid", përfundon njoftimi. /Zëri/