Tahiri: Ata që dje me hov e nisën me shtetin ligjor, sot po duan ta konfiskojnë transparencën

Tahiri: Ata që dje me hov e nisën me shtetin ligjor, sot po duan ta konfiskojnë transparencën

Aktuale April 17, 2021 - 13:28

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në asnjë vend normal nuk kërcënohet media për publikim të informacionit.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se në vende demokratike e drejta për t’u informuar siç thotë qëndron mbi çdo të drejtë tjetër.

“Në asnjë vend normal, nuk kërcënohet media për publikimin e informacionit. Në vende demokratike, e drejta për t'u infomuar, qëndron mbi cëdo të drejtë tjetër. Ajo ështe absolute”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu ka kritikuar ministrin Vitia duke i thënë se në mungesë të veprimit dhe rezultateve, nuk mund të fshihesh pas sekretit shtetëror.

Sipas tij. ata që dje kanë marrë hov dhe nisen shtetin ligjor, sot po duan të konfiskojnë transparencë.

“Në mungesë të veprimit dhe rezultateve, nuk mund të fshihesh pas sekretit shtetëror. Përpos se kur prapa një sekreti të tillë, synohet të fshihet ndonjë agjendë e dyshimtë dhe kundër interesit të përgjithshëm, atij publik. Ata që dje me hov e nisën me shtetin ligjor, sot po duan ta konfiskojnë transparencën. Pfizer dhe transparenca e mohuar, janë ilaçi kundër Covid - 19, dhe kundër deformimeve që po i bëhen demokracisë”, ka thënë Tahiri.

Shkas për këtë reagim, Tahiri mori nga konferenca e mbrëmshme e ministrit Vitia, ku akuzoi mediat për publikimin e një lajmi ku thuhej se ai nuk e kishte nënshkruar kontratën me prodhuesin e vaksinave “Pfizer” brenda afatit të paraparë. Ai kërkoi hetime për këtë rast./Zëri