Matoshi: Në aferën “Watergate”, 48 zyrtarë shtetërorë u shpallën fajtorë – askush s’e akuzoi shtypin e lirë

Matoshi: Në aferën “Watergate”, 48 zyrtarë shtetërorë u shpallën fajtorë – askush s’e akuzoi shtypin e lirë

Aktuale April 17, 2021 - 13:29

Portali “Insajderi” mbrëmë publikoi një lajm ku u tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk e kishte nënshkruar kontratën me kompaninë për prodhimin e vaksinave “Pfizer” në afatin e paraparë.

Ndaj këtij lajmi, reagoi vet Vitia përmes një konference të jashtëzakonshme për media, duke thënë se lajmi është i pavërtetë. Madje ai kërkoi që Prokuroria të nis hetime për këtë rast.

E Prokuroria Themelore e Prishtinës, mëngjesin e sotëm njoftoi se ka autorizuar Policinë e Kosovës që t’i nisë hetimet për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave.

Reagimet për deklarimet e mbrëmshme të Vitisë erdhën menjëherë, kryesisht nga partitë opozitare.

Por, edhe analisti Halil Matoshi, ka reaguar, duke thënë se kërcënimet dhe shtrëngimet ndaj medias së lirë duhet të marrin fund.

Mes tjerash, ai ka përmendur aferën Watergate në SHBA (qershor 1972 një hetim që zbuloi abuzime të shumta të pushtetit nga administrata Nixon i cili dha dorëheqjen). Matoshi tha se në atë rast “janë akuzuar 69 zyrtarë të shtetit nga të cilët 48 janë shpallë fajtorë, përfshi edhe Prokurorin e shtetit, porse askujt nuk i shkoi mendja me e akuzu shtypin e lirë!?”./Zëri

Ky është postimi i tij:

Stop kercënimeve dhe shtrëngimeve ndaj medias së lirë!

1. ‘Konfidecialitet’ e ‘sekret shtetëror’ nuk njeh shtypi në ni demokraci liberale, sepse media vlerëson vet (vetrregullimi) nëse publikimi i ni dokumenti ose informate âsht në interesin e publikut!?

2.

Vetëm qeveritë e shtrëngimit (Coercive Power) përpiqen të ndërtojnë kredibilitet përmes ndikimit shtrëngues!

Pavarësisht se turmat mund të kenë raport adhurues ndaj ni lideri, nëse ai përdor shtrëngimin si mjet, dmth ai po qeverisë nepërmjet frikës, prandej nuk do të fitojë respekt dhe besnikëri nga ana e qytetarëve, porse ka me përfundu në Kakistokraci!?

3.

Nëse ni media e konsideroni se ka shpifë kundër Qeverisë drejtojuni ni gjykate, sepse ju nuk jeni aty për me ketcënu e disciplinu porse me menagju me sferën e Res Publuca-s (resurset publike);

P.S.

Për aferën Watergate në ShBA (qershor 1972, një hetim që zbuloi abuzime të shumta të pushtetit nga administrata Nixon i cili dha dorëheqjen) janë akuzuar 69 zyrtarë të shtetit nga të cilët 48 janë shpallë fajtorë, përfshi edhe Prokurorin e shtetit, porse askujt nuk i shkoi mendja me e akuzu shtypin e lirë!?