737 pacientë me COVID të hospitalizuar në klinikat e QKUK-së dhe spitale, 577 në oksigjenoterapi

737 pacientë me COVID të hospitalizuar në klinikat e QKUK-së dhe spitale, 577 në oksigjenoterapi

Aktuale April 17, 2021 - 16:25

Në Klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 737 pacientë.

Sipas raportit ditor nga SHSKUK-ja, 630 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 577 janë nën asistim të oksigjenoterapisë dhe prej tyre 47 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, transmeton Zeri.info.

Numrin më të madh të pacientëve me COVID-19 e ka Klinika Infektive, ku po trajtohen 112 persona, ndërsa nga spitalet rajonale ai i Pejës është më i ngarkuari, me 100 pacientë.

Raporti i plotë:

COVID-19: 737 pacientë po trajtohen në ShSKUK

Numri i pacientëve të spitalizuar në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, ka shënuar rënie, krahasuar me ditët e kaluara.

Referuar raporteve zyrtare nga këto njësi, të datës 17 prill 2021, në ShSKUK janë duke u trajtuar 737 pacientë.

630 raste janë të konfirmuarme Sars-Cov-2

47 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

577 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 302 pacientë:

254, të konfirmuar me Sars Cov-2

28, në gjendje të rënduar

243, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 112 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 57 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 33 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 68 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 19 pacientë + 8 në intensiven e Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 435 pacientë:

376 të konfirmuar pozitivë

19- në gjendje të rënduar shëndetësore

334- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 64 pacientë

Spitali i Gjakovës, 68 pacientë

Spitali i Pejës, 100 pacientë

Spitali i Gjilanit, 79 pacientë

Spitali i Ferizajt, 61 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 43 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 20 pacientë