Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë sot para Qeverisë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë sot para Qeverisë

Aktuale June 21, 2021 - 08:01

Për herë të dytë brenda më pak se shtatë ditësh Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mblidhen për të protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Ata do të kërkojnë miratimin e ligjit për lotarinë e Kosovës dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protesta deri në përmbushjen e kërkesave.

Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, por kjo ende nuk është realizuar.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës gjenden në një situatë të rënduar, pasi tash e një vit nuk kanë marrë paga.

Madje, ata kishin protestuar edhe më 16 qershor, por askush nga zyrtarët qeveritarë nuk është takuar me ta.