Në Hagë, sot konferenca për ecurinë e rastit të Pjetër Shalës

Në Hagë, sot konferenca për ecurinë e rastit të Pjetër Shalës

Aktuale June 21, 2021 - 08:03

Sot me fillim në orën 11:00 në Hagë do të mbahet konferenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së Pjetër Shalës, kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës në faqen e tyre zyrtare.

Në seancën e parë, e cila ishte mbajtur në muajin prill, Pjetër Shala u deklarua i pafajshëm.

Ai u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, i lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për kinse krime lufte, si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.