Javë me mot përvëlues, temperaturat deri në 35 gradë

Javë me mot përvëlues, temperaturat deri në 35 gradë

Aktuale June 21, 2021 - 08:15

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ajrit me presion të lartë atmosferik, të cilat kanë përfshirë vendin, do të mbesin të qëndrueshme.

IHMK-ja njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot të nxehtë dhe me vapë dhe këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore.

Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët e tjera do të jenë me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.