Këto janë 18 komunat e Kosovës pa raste me COVID-19
Foto: Laura Hasani

Këto janë 18 komunat e Kosovës pa raste me COVID-19

Aktuale June 21, 2021 - 08:31

Në Kosovë aktualisht janë 174 raste aktive me COVID-19.

Komuna e Prishtinës prin me numrin më të madh të rasteve aktive, ku aktualisht ka 30 raste, ndërsa Mitrovica e Jugut radhitet e dyta me 29 raste, më pas vjen Gjilani, Ferizaj, Peja, Lipjani e Kaçaniku, ku së bashku përbëjnë 20 komuna, në të cilat janë të shpërndara rastet aktive.

Por janë 18 komuna tjera që tashmë janë “çliruar” nga koronavirusi, pasi nuk kanë asnjë rast, shkruan Zeri.info.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19: Shtime, Rahovec, Leposaviq, Zveçan, Shtërpcë, Zubin Potok, Novobërdë, Fushë Kosovë, Klinë, Dragash, Ranillug, Han i Elezit, Graçanicë, Kllokot, Partesh, Viti, Mamushë, Mitrovicë e Veriut. /Zëri