Mbi 70 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi në QKUK dhe spitale

Mbi 70 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi në QKUK dhe spitale

Aktuale August 03, 2021 - 10:21

111 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme në Kosovë.

Sipas raportit ditor nga SHSKUK-ja, 59 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 72 janë me oksigjenoterapi dhe dy në gjendje të rëndë shëndetësore.

Numri më i madh i të hospitalizuarve është në klinikat e QKUK-së, ku po trajtohen 78 pacientë, ndërsa 33 të tjerë në spitalet e përgjithshme. /Zëri