Ganimete Musliu publikon një fotografi nga Kuvendi: Kosova është shtet pa qeveri

Ganimete Musliu publikon një fotografi nga Kuvendi: Kosova është shtet pa qeveri

Aktuale August 03, 2021 - 11:22

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto nga seanca e Kuvendit, ku po diskutohet për 100-ditëshin e qeverisë “Kurti”.

Në një shkrim në Facebook, Musliu thotë se ministrat e qeverisë “Kurti” e as vetë kryeministri nuk kanë shkuar në seancën e sotme.

“Para pak ditësh pata thënë se Kosova është shtet pa qeveri”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Ajo tha se edhe pse sot po diskutohet për 100-ditëshin e Qeverisë, “vetëm qeveri e qeverisje nuk po shohim”. /EO