Djali i Jakup Krasniqit para protestës: S’mund të gjykohet lufta e UÇK-së, ndërsa kriminelët serbë të jenë të lirë
Foto: Laura Hasani

Djali i Jakup Krasniqit para protestës: S’mund të gjykohet lufta e UÇK-së, ndërsa kriminelët serbë të jenë të lirë

Aktuale August 07, 2025 - 11:14

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot do të protestojnë kundër Gjykatës Speciale dhe gjykimit të ish-krerëve të luftës.

Për protestën ka reaguar edhe Altini, djali i Jakup Krasniqit, i cili ka thënë se ish-krerët e UÇK-së përfaqësojnë luftën e shenjtë të UÇK-së, raporton Zeri.info.

Ai ka thënë se kjo protestë është po ashtu edhe kundër politikave të Beogradit, që synojnë të barazojnë viktimën me agresorin.

“E ne sot e kemi obligim moral dhe kombëtar të protestojmë për ta. Kjo është thirrja jonë për drejtësi.

Sepse nëse ka drejtësi, s’mund të gjykohet lufta e drejtë e një populli, heronjtë e saj, ndërsa të mbesin të lirë kriminelët serbë”, shkroi ndër të tjera Krasniqi. /Zëri