Rama reagon pas ngjarjes në Zvërnec: Do të isha njësoj i revoltuar si qytetarët

Rama reagon pas ngjarjes në Zvërnec: Do të isha njësoj i revoltuar si qytetarët

Aktuale June 01, 2026 - 10:12

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në zonën e Zvërnecit, pas një ngjarjeje ku një protestues u tërhoq zvarrë nga policia private.

Në një mesazh drejtpërdrejt për qytetarët e revoltuar dhe ata që u rreshtuan kundër tij personalisht, Rama tha se i ka dëgjuar dhe i kupton shqetësimet e tyre.

“Ju kam dëgjuar dhe ju kuptoj shumë mirë, madje ju siguroj që në vendin tuaj edhe unë do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit, sepse do më dukej e tmerrshme të shikoja roje private sigurie, policinë e shtetit tim, duke i trajtuar qytetarët si kafshë”.

Rama dënoi ashpër mosreagimin e policisë ndaj marrjes me forcë dhe dhunimit të protestuesit, si dhe njoftimin e dhënë më pas nga Policia e Vlorës për këtë incident. /rtsh