Hoxhaj bën homazhe për Mentor Krasniqin në Suharekë

Hoxhaj bën homazhe për Mentor Krasniqin në Suharekë

Aktuale June 02, 2026 - 10:52

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe sot në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë, në nderim të heroit të Kosovës, Mentor Krasniqi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj publikoi disa fotografi nga homazhet dhe kujtoi sakrificën e dëshmorëve për lirinë e Kosovës.

“Para veprës dhe sakrificës së Heroit të Kosovës, Mentor Krasniqi, sot bëmë homazhe në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë. Liria që gëzojmë sot ka emra, ka histori dhe ka dëshmorë që nuk harrohen kurrë. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Hoxhaj.

Ai theksoi se kujtimi për dëshmorët mbetet obligim kombëtar dhe se sakrifica e tyre është themeli i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.