Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

Aktuale July 17, 2026 - 14:50

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha është takuar në Washington me kreun e diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca.

Në këtë takim ata kanë folur për zhvillimet e fundit dhe për forcimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit, çështjet me interes të përbashkët dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.