Thaçi përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Rënia e tyre, goditje e lëvizjes kombëtare të kohës

Aktuale January 16, 2016 - 19:48

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar rënien e tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare në Gjermani, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

Nesër, siç ka shkruar Thaçi, bëhen 34 vjet nga vrasja e tyre.

Këta veprimtarë ishin në fazën kulmore të unifikimit dhe bashkërendimit të politikës së grupeve atdhetare që vepronin kundër sundimit jugosllav, si jashtë, ashtu edhe brenda Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Rënia e tyre, sipas Thaçit, ishte goditje e lëvizjes kombëtare të kohës, por njëkohësisht edhe rritje e vendosmërisë për breza të tërë në rrugën drejt lirisë dhe çlirimit të Kosovës.