“Rama rrahu në zyrë Niko Peleshin”

Aktuale January 19, 2016 - 13:06

Kryeministri Rama ka rrahur në zyrë zëvendësin e tij, Niko Peleshin. Kështu shkruan sot në profilin e tij në FB, ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar denoncimit në atë që ai e cilëson “Qytetari Dixhital”.

Postimi i plotë

Qytetari dixhital informon rrahjen para pak ditesh nga Edvin Kristaq Rama, ne zyren e tij, te zevendesit te tij Niko Peleshi. Uganda ne vitet 70 ka patur nje diktator qe quhej Idi Amin Dadah, i cili kishte qene dhe kampion boksi. Ai u be famoz edhe per rrahjen qe u bente ministrave te tij ne zyre apo mbledhje te kabinetit. Agresiviteti ne momente te caktuara i Edi Rames eshte i njohur nga te gjithe. Ai eshte akuzuar publikisht per shfaqje agresiviteti ndaj familjareve, bashkepunetorve dhe zyrtareve ne Bashki dhe ne kryeministri. Thuhet se kjo e Peleshit nuk eshte hera e pare. Po ju rikujtoj te dashur miq ketu fjalet qe u perhapen ne mbare Tiranen per shtrimin ne dajak brenda ne seline e PS te nje udheheqesi kryesor te PS sepse Rama dyshoi se familjaret e tij ndihmuan ne fitoren e z. Luzim Basha ne Bashkine e Tiranes. Gjithashtu dihet se rrahje me grushta dhe me nxirje te forte te syrit pati dhe Tahiri ne muajin gusht por atehere u tha se nuk e rrahu vet Rama, por Gysi i Rames sepse Saje qorri gjeti lidhje te Gysit me grupin e droges te Ajet Sules ne Durres dhe Rama i tregoi Gysit per informacionin e Tahirit, gje qe Gysi e kuptoi si leje per te shtruar ne dajak Tahirin! sb “Mirëmëngjes z Berisha Info e sigurt, i gjati ka ka goditur Peleshin ne zyrë para pak ditësh… Dhe nuk është e para herë…Nuk e di kush mund ta nxjerrë në ndonjë portal apo faqe FB… kete informacion, se mediat nuk e japin nga frika, ju lutem me ruani anonimatin se..me shume respekt per ju G.V”