Lunacek : Shpresoj t’i përgjigjen të gjithë liderët presidentes

Aktuale February 06, 2016 - 21:43

Eurodeputetja austriake, Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, i ka dhënë mbështetje iniciativës së presidentes, Atifete Jahajaga për t’i takuar të hënën të gjithë liderët e vendit.

Lunacek, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar se shpreson se të gjithë do t’i përgjigjen kësaj ftese.

“E mbështesë iniciativën e presidentes së Kosovës për t’i ftuar të gjithë liderët partiakë në një tryezë të përbashkët të hënën. Shpresoj që të gjithë do t’i bashkohen”, ka shkruar ajo.

Deri me tash liderët e dy partive në pushtet, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa i janë përgjigjur pozitivisht kësaj ftesë, derisa liderët opozitarë kanë ende hezitime, përveç kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili besohet se do të merr pjesë.

Image