Flet babi i Arben Ymerit i arrestuar te Manastiri i Deçanit

Aktuale February 06, 2016 - 22:16

Sylë Ymeri, babai i të arrestuarit Arben Ymeri, pohon se gjatë tre vjetëve të fundit jo vetëm se kishte vërejtur ndryshime në sjelljen tek i biri, por edhe për faktin se Arbeni shoqërohej me disa persona të panjohur për ta.

Ai thotë se nuk është kundër fesë, ndërsa i bën thirrje Bashkësisë Islame të Kosovës të ndërmarr diçka ndaj personave të cilët po arrijnë t’i indoktrinojnë të rinjtë në një islam ndryshe nga ai tradicional.

Gjykata Themelore në Pejë, të hënën ua ka caktuar të arrestuarve masën e paraburgimit prej një muaji.

Katër të paraburgosurit janë të dyshuar vetëm për armëmbajtje pa leje, pasi organet e hetuesisë ende nuk kanë gjetur prova nëse këta persona kishin pasur qëllim terrorist në Manastirin e Deçanit.

Ai ka mohuar lidhjen e ngushtë familjarë mes djalit të tij Arbenit dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

“Arbeni me Visarin janë kushërinj katër gjenerata larg. Kurrë s’kanë pasur kontakt mes vete”, tha Syla.

Për transmetuesin publik, Ymeri pranoi se shtëpia e djalit të tij, Arbenit, ishte bastisur nga Policia dhe i ishte gjetur një armë.