Selimi: Opozita nuk është përçarë, Haradinaj e sqaroi takimin me presidenten!

Aktuale February 09, 2016 - 11:39

Subjektet opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) që nga fillimi i bashkimit të tyre kanë qenë në cak të sulmeve nga ana e pushtetit, kështu ka deklaruar deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi

Në një prononcim për “Zeri.info”, Selimi thotë se Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do ta konfirmon unitetin e partive opozitare.

“Qysh prej fillimit të bashkimit të opozitës ka pasur tendenca nga ana e pushteti që ta përçaj këtë bashkim, madje shpresa e vetme e tyre ka qenë përçarja e opozitës. Paramendoni kur vetëm këtë shpresë e ka pushteti për mbijetesë. Data 17 shkurt do tua shuaj këto shpresa, tek e fundit ata le të shpresojnë në përçarjen tonë ne besojmë në qëllimin tonë, në kauzën tonë dhe në unitetin tonë”, ka thënë ai.

Deputeti i LVV-së ka komentuar edhe takimin e liderëve të partive politike, që ka qenë i thirrur dje nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ne ndonëse jemi subjekte të ndryshme, jemi edhe njerëz të ndryshëm dhe qëllimin e kemi të njëjtë. Ne i besojmë qëllimit dhe i mbajmë pozicionet politike brenda këtij grupi. Se çfarë kuptimi kishte pjesëmarrja e Haradinajt në këtë takim, mendojë se e sqaroj vet z.Haradinaj. Ai tha edhe njëherë se nuk ka të bëjë as me ndarje as me përçarje përkundrazi ai foli në emër të gjithë opozitës pavarësisht se nuk ishte i dërguari i opozitës”, ka thënë në fund ai. /Zëri/|
 

Image