Ymeri: Mund të bashkëpunojmë me LDK-në nëse reformohet (Video)

Aktuale February 10, 2016 - 11:43

Reformimi i mundshëm i LDK-së, do t’i hapte sërish rrugë bashkëpunimit me “Vetëvendosjen”.

Kryetari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri ka thënë se shpesh qëndrimet politike të Vjosa Osmanit janë përafërsisht të njëjta me qëndrimet e tija politike. Por, Ymeri ka përjashtuar mundësinë që të bashkëpunoj më të gjithë njerëzit e  LDK-së, duke e vënë si kusht reformimin.