Hoxhaj: Demarkacioni temë e shpikur

Aktuale February 10, 2016 - 23:49

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka deklaruar se demarkacioni është një temë e shpikur.

Në emisionin ‘Republika’ në Tribuna Channel është shprehur se megjithëse beson se kjo është një temë e shpikur nga opozita, PDK dhe koalicioni qeverisës nuk do ta dërgojë në Kuvend për ratifikim këtë marrëveshje derisa të sqarohet në detaje përcaktimi i pikës kufitare.

‘Përderisa nuk sqarohet me detaje përcaktimi i vijës kufitare sidomos ato të kontestuara nga opozita, Qeveria dhe PDK nuk do ta sjellin marrëveshjen për ratifikim në Kuvend. Komisioni do ta bëjë punën e tij dhe besoj se do të dal që kjo ka qenë një temë e shpikur”, është shprehur Hoxhaj.