​Zemaj, voton kundër Thaçit

Aktuale February 26, 2016 - 11:49

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha pak para çastesh se do të jetë present në sallë por se do të votojë kundër Hashim Thaçit, por edhe kundër kandidatit tjetër Rafet Rama.

Zemaj madje tha se ai ka qenë edhe kundër Ramush Haradinajt për kryeministër në kohën e VLAN-it.

I pyetur pse po merr pjesë ne seancë Zemaj tha se është deputet i Kosovës dhe se nëse nuk do të jetë në sallë do të duhet të shkojë në tenda.