Eskalon situata në Shkup, protestuesit ‘pushtojnë’ zyrën popullore të presidentit (VIDEO)

Aktuale April 13, 2016 - 21:45

Protestuesit anti qeveritar janë zhvendosur prej para Kuvendit dhe tani gjenden sërish para zyrës popullore të Presidentit të shtetit, ku edhe siç bën të ditur gazetari ynë nga terreni, situata ka eskaluar.

Ata e kanë thyer derën e zyres dhe janë futur brenda, raporton "Tv Shenja".

Protestuesit vazhdojnë të gjuajnë me gurë dhe kështu e kanë demoluar zyrën popullore të Presidentit.

Shikoni pamjet në vazhdim: