Avni Arifi i përgjigjet Vetëvendosjes: Gabimi ishte te anulimi i protestës së 26 marsit

Aktuale April 16, 2016 - 10:44

Njëri prej njerëzve kryesor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, ka thënë se asnjë parti në Kosovës s’duhet t’ia mohojë qytetarëve mundësinë e protestës.

Arifi ka thënë se gabimi i partive opozitare ishte anulimi i protestës së paralajmëruar më 26 mars që kishte dështuar për shkak të mospajtimeve të Vetëvendosjes dhe AAK’së .

 “Nuk është gabim që të protestohet. Gabim ka qenë që të anulohet protesta e 26 Marsit e cila edhe ashtu ishte e vonuar sepse po bëhej pesë javë pas asaj të 17 Shkurtit”, ka shkruar Arifi.

Sidoqoftë, ky zyrtar i Partisë së Ramush Haradinajt ka thënë se protesta e thirrur nga AAK për 14 maj po organizohet tre muaj pas protestës së 17 shkurtit.

 “Asnjëra parti nuk ka të drejtë të privojë qytetarin nga e drejta për protestë”, ka shtuar ai.