Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°

Dorėzohet Serbia

Zijadin Gashi | 31-08-2010 11:12 CET

Prishtinė. Nga rezoluta serbe, e cila i bėn thirrje Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė tė kėrkojė negociata pėr statusin e Kosovės, nė Nju-Jork mund tė miratohet vetėm njė deklaratė politike, e cila do t’i ftonte Prishtinėn dhe Beogradin t’i nisin bisedimet, por jo pėr statusin. Burime nga qendrat politike nė Prishtinė si edhe analistė politikė presin qė Asambleja e Pėrgjithshme mund t’u kėrkojė Prishtinės dhe Beogradit qė nė njė datė tė caktuar t’i dėrgojnė delegacionet e tyre nė Bruksel, edhe atė nė njė nivel mjaft tė lartė politik, qė t’i nisin kėshtu bisedimet ndėrshtetėrore. Temat kryesore qė do t’i dominonin bisedimet e tilla, thuhet se janė agjenda evropiane e tė dyja vendeve, qė nėnkupton bashkėpunimin ndėrshtetėror nė procesin integrues, si dhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me komunitetin serb nė Kosovė dhe trashėgiminė e tyre kulturore-fetare.

Mundėsinė e dėshtimit tė rezolutės serbe dhe miratimit tė njė deklarate politike qė bėn thirrje pėr fillimin e bisedimeve Kosovė – Serbi, e sheh si reale, analisti Driton Lajēi.

Ai thotė se tė gjitha opsionet lidhur me kėtė rezolutė janė ende tė hapura, ndonėse nuk e pėrjashton mundėsinė qė Serbia ta tėrheqė kėtė rezolutė dhe nė vend tė saj Asambleja e Pėrgjithshme tė nxjerrė njė deklaratė, me tė cilėn do tė ftoheshin Serbia dhe Kosova qė tė fillojnė bisedimet nė Bruksel.

Mirėpo, nė ēdo variant tė mundshėm, njė rezolutė e tillė, qoftė edhe e miratuar eventualisht nė Nju-Jork, megjithatė nuk do tė ishte obligative pėr Kosovėn, vlerėson analisti Driton Lajēi.

“Nė aspektin formal, rezoluta nuk e obligon Kosovėn, sepse ajo do tė jetė version politik. Por, ajo do t’u hyjė nė favor qendrave tė vendosjes, Uashingtonit e Brukselit, qė tė procedojnė me hapat e mėtejmė nė drejtim tė afrisė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit", thotė Lajēi.

“E dyta, rezoluta nuk ka mundėsi, nuk ka fuqi e as efekt qė ta anulojė, ta shtrembėrojė apo ta ndryshojė mendimin e GJND-sė”, vlerėson Lajēi.

Ndėrsa po vazhdon trysnia ndėrkombėtare mbi Beogradin zyrtar qė tė heqė dorė nga rezoluta e iniciuar pėr Kosovėn nė Asamblenė e Pėrgjithshme, presidenti serb Boris Tadiq ka dhėnė edhe shenjat e para tė fleksibilitetit dhe kompromisit. Por, pėr autoritetet nė Prishtinė paralajmėrimet e presidentit serb, Boris Tadiq, pėr gatishmėrinė e tij rreth disa kompromiseve nė raport me Kosovėn, nuk e ndryshojnė pozicionin e Serbisė dhe e ftojnė Tadiqin qė ta njohė mendimin e GJND-sė dhe tė shprehė gatishmėrinė pėr relaksimin e marrėdhėnieve ndėrshtetėrore me Republikėn e Kosovės.

Zėdhėnėsi i presidentit tė Kosovės, Xhavit Beqiri, thotė se nuk ka nevojė pėr rezolutė serbe nė Asamblenė e Pėrgjithshme, sidomos tash kur Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė edhe njė herė e konfirmoi fuqishėm validitetin e legjitimitetit tė pavarėsisė sė Kosovės.

“Kėshtu qė Tadiqi bashkė me qeverinė do tė ishte mirė qė tė mendonte pėr normalizimin e marrėdhėnieve ndėrmjet dy shteteve sovrane dhe dy shteteve fqinje”, thotė Beqiri.

Edhe Qeverisė sė Kosovės nuk ia kanė “thyer” mendjen deklaratat e presidentit Tadiq, se Beogradi do tė zhvillojė bisedime me fuqitė perėndimore rreth rezolutės.

“Janė dy ēėshtje qė ne kėrkojmė nė raport me Rezolutėn. E para, qė tė tėrhiqet projektrezoluta e Serbisė dhe e dyta, qė eventualisht Rezoluta qė do tė miratohej nga Asambleja e Pėrgjithshme nė ēdo rast tė reflektojė vullnetin e qytetarėve tė Kosovės dhe mendimin e GJND-sė”, ka thėnė Kuēi.

Sipas tij, Kosova dhe aleatėt e saj nuk mund tė hyjnė nė kurrfarė kompromisi nė raport me kėtė rezolutė. “Kompromisi mė pak sesa njė rezolutė, qė ka shprehur vullnetin e qytetarėve tė Kosovės dhe mendimin e GJND-sė pėr pavarėsi, nuk mund tė ekzistojė”, ka thėnė Kuēi.

Ndėrkohė, edhe opozita nuk sheh ndonjė ndryshim nė pozicionin e Serbisė karshi Kosovės, por deklaratat e presidentit Tadiq mė shumė i sheh si taktizime dhe pėrpjekje pėr tė pėrfituar politikisht nė raportet e dėmtuara tė kėtij vendi me Bashkimin Evropian.

Anėtari i Kryesisė sė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Avni Arifi thotė se Kosova tashmė i ka bėrė kompromiset e veta dhe ato mund tė lexohen nė Pakon e Ahtisarit.

“Ne besojmė se koha e kompromiseve dhe e marrėveshjeve ka kaluar me Pakon e Ahtisarit, gjė qė ėshtė konfirmuar tashmė edhe me mendimin e GJND-sė. Rezoluta tė tilla nuk e ndihmojnė Serbinė, e as paqen nė rajon, pėrkundrazi”, thekson Arifi.

Qė nga paraqitja e nismės pėr rezolutėn serbe nė Asamblenė e Pėrgjithshme, Serbinė e kanė vizituar diplomatė perėndimorė nė pėrpjekje qė ta bindin kėtė vend qė tė heqė dorė, apo tė paktėn ta modifikojė projektrezolutėn, e cila shihet edhe si anashkalim i mendimit tė GJND-sė.

4.1/5 (8 votë/a)

Fule: Kosova ta ketė njė plan pėr veriun

Komisionari i Bashkimit Evropian pėr zgjerim, Stefan Fule, nga kėrkuar qė “Kosova ta ketė njė plan pėr pjesėn veriore tė Kosovės”. Nė njė kumtesė pas takimit tė djeshėm me presidenten e Kosovės, Atifete Jahjaga, nė Munih tė Gjermanisė, Fule “ka theksuar nevojėn pėr plan afatgj...

Policia s’raporton pėr arrestimin e deputetėve

Ndėrsa hetimet pėr sjelljen e policisė mė 14 janar ende vazhdojnė nga inspektorati policor, komisioni pėr siguri i Kuvendit tė Kosovės ka gjetur shumė mangėsi nė raportin qė policia i ka dėrguar kėtij komisioni. Nė komunikimin institucional, kuvend-polici tė cilin “Top Channe...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Serbėt e veriut pro statusit special nė Kosovėn e pavarur

Serbėt e veriut janė pėr njė status special qė do tė ketė njė autonomi tė gjerė pėrbrenda ter...

VV: “O kryetar, a po tė shiten bananet”

Para dyerve tė Kuvendit Komunal tė Gjilanit, aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje kanė ngritur te...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51