| Prishtinė | ![]() |
| 10° |
Nga programet zgjedhore tė partive politike ėshtė hequr vetėm fjala pavarėsi, ndėrsa zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve tė reja tė punės, mirėqenia sociale dhe integrimi i vendit nė mekanizmat ndėrkombėtarė kanė mbetur fjalė tė tė njėjtit zhargon politik qė tė proklamojnė partitė nė zgjedhjet e jashtėzakonshme parlamentare.
Pėr dhjetė ditė rresht, sa do tė zgjasė fushata parazgjedhore e partive politike, qytetarėt duket se nuk do tė dėgjojnė asnjė ofertė tė re, pėrjashtuar qėndrimin e dy subjekteve tė reja politike, Fryma e Re (FER) dhe Vetėvendosje, tė cilat premtojnė se kanė njė qasje ndryshe nga kėto tė deritashmet.
Kėshtu, pavarėsisht kritikave dhe kundėrkritikave nė mes tė partive opozitare dhe atyre qeveritare pėr rreth tri vjet sa ka jetuar ish-qeveria e Kosovės, partitė e mėdha nuk do tė dallojnė shumė gjatė fushatės parazgjedhore.
Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Bajram Rexhepi, thotė se partia e tij nuk ka se ēka tė ndryshojė nga platforma zgjedhore e zgjedhjeve tė kaluara, ngase sipas tij, tė njėjtat gjėra qė janė premtuar para tre vjetėve duhet tė realizohen pas pėrfundimit tė zgjedhjeve tė 13 dhjetorit.
Ne vetėm duhet ti implementojmė ato qė i kemi pasur nė kampanjėn e vitit 2007, sundimi i rendit dhe ligjit, zhvillimi ekonomik, krijimi i njė ambienti mė tė mirė pėr biznes, punėsimet, gjendja socio-ekonomike, tregon Rexhepi pėr pikat qė do ti godasin drejtuesit e PDK-sė gjatė fushatės parazgjedhore.
Ai thotė se PDK e ka pasur njė program tė mirė qeverisės me tė cilin ka filluar tė punojė, i cili sipas tij do tė vazhdojė tė jetėsohet gjatė qeverisė sė ardhshme.
Edhe elektorati i partive opozitare nuk do tė ketė fat tė dėgjojė fjalor tė ndryshėm nga ai i dy ish-partnerėve tė koalicionit, PDK-sė dhe LDK-sė.
Nėnkryetari i partisė mė tė zhurmshme opozitare, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Ahmet Isufi, thotė se ngritja e ekonomisė, krijimi i vendeve tė reja tė punės, pėrmirėsimi i mirėqenies sociale dhe integrimi i vendit pėrbėn fjalorin e tyre elektoral.
AAK-ja nė programin e saj fokusohet nė zhvillimin ekonomik tė vendit dhe pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtarė, siē janė NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, thotė Isufi.
Edhe elektorati dardan do tė dėgjojė afėrsisht premtime tė njėjta me ato tė partive tjera. Nėnkryetari i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė (LDD), Naser Rugova, thotė se partia e tij e ka hartuar njė plan qeverisės, i cili fokusohet nė ringjalljen e ekonomisė, pėrmirėsimin e mirėqenies sociale si dhe ngritjen e cilėsisė nė shėndetėsi e arsim.
Prioritetet e LDD-sė do tė jenė rimėkėmbja e ekonomike e vendit, ngritja e cilėsisė sė arsimit, zhvillimi i bujqėsisė, prodhimeve vendore dhe agrobiznesit si dhe si finale, interesimi i vendit nė Bashkimin Evropian, thotė Rugova.
Gjatė fushatės parazgjedhore tė njėjtat premtime do ti ofrojnė edhe drejtuesit e Aleancės Kosova e Re (AKR). Nėnkryetarja e kėsaj partie, Mimoza Kusari-Lila, thotė se forcimi ekonomik i vendit, pėrmirėsimi i mirėqenies sė qytetarit, shtrirja e sovranitetit tė institucioneve nė tėrė territorin e vendit dhe integrimi i Kosovės nė organizata ndėrkombėtare do ti premtohen qytetarit gjatė fushatės.
Ajo thotė se shpallja e pavarėsisė ka qenė hap shumė i rėndėsishėm, por tani sipas saj, pavarėsia duhet tė funksionalizohet.
Por, themeluesit e dy subjekteve mė tė reja nė vend, Vetėvendosjes dhe Frymės sė Re, thonė se programi i tyre ėshtė tėrėsisht i ndryshėm nga ai i partive tjera, ndėrsa tėrheqin vėrejtjen se partitė qė nuk i kanė pėrmbushur premtimet e mėhershme nuk kanė tė drejtė ti premtojnė pėrsėri ato.
Themeluesi i FER-it, Shpend Ahmeti, thotė se krijimi i parakushteve pėr hapjen e vendeve tė punės dhe lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar pėrbėnė dy pikat kryesore tė programit tė partisė mė tė re. Ai insiston se FER-i do tė ketė program tėrėsisht tė ndryshėm nga partitė tjera. Ne do tė tregojmė konkretisht se sa vende tė punės do ti krijojmė, thotė ai.
Ndėrkaq, Glauk Konjufca nga Vetėvendosje, thotė se udhėheqėsit e kėtij subjekti politik do t'i zgjidhin dy probleme themelore me tė cilat po pėrballet qytetari i Kosovės, ndėrtimin e shtetit dhe zhvillimin e vendit.
Shtetndėrtimin ne e shohim si konsolidim tė shtetit sovran, instalim tė demokracisė, funksionalizim tė drejtėsisė dhe fuqizim tė qytetarisė. Kurse zhvillimin ekonomiko-shoqėror e shohim si mbėshtetje tė prodhimit, riorganizim tė politikave fiskale dhe rialokim mė tė drejtė tė buxhetit, subvencionim tė bujqėsisė, ngritje tė cilėsisė sė arsimit e shėndetit publik, si dhe gjallėrimin e kulturės, thotė ai.
Megjithatė, analistėt e pavarur mendojnė se partitė politike janė bėrė bajat duke prezantuar programe para elektoratit, e duke i harruar ato mė pas.
Programet dhe mėnyra qeverisėse e parive politike nuk i pėrshtatet kampanjave nė raport me votuesin. Programet janė shndėrruar vetėm nė funksion elektoral, nuk janė shndėrruar nė program qeverisės, sepse qeverisja nuk ndodhė nga institucionet e Kosovės, por nga faktorė tė ndryshėm ndėrkombėtarė, thotė analisti Avni Zogiani.
Ndėrsa analisti Krenar Gashi thotė se partitė politike duhet ti qasen seriozisht kėtyre zgjedhjeve dhe nė programin e tyre tė fusin zhvillimin ekonomik, dhe jo kėtė segment ta pėrmendin vetėm sa pėr sy e faqe.
Nė kėto zgjedhje, sidomos me hyrjen nė garė tė dy forcave tė reja politike Vetėvendosjes dhe FER-it gara do tė pėrqendrohet nė programe politike e veēanėrisht sa i pėrket shėrbimeve ekonomike dhe pėrmirėsimit tė gjendjes sociale nė Kosovė, thotė ai.
LDK-ja pret edhe pak
Sekretari i pėrgjithshėm i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ramė Manaj, thotė se kjo parti ende nuk e ka bėrė tė ditur platformėn zgjedhore, prandaj sipas tij, nuk mund tė publikohet.
Ėshtė pak e parakohshme ta themi se cilat do tė jenė pikat nė tė cilat ne do ta mbėshtesim fushatėn. Ne jemi nė pėrgatitje tė platformės zgjedhore dhe paralel me pėrfundimin e kėtyre zgjedhjeve nė parti, menjėherė do tė dalim nė opinion me platformėn tonė zgjedhore, thotė Manaj.
Sulmohet stacioni i policisė nė Dobrosin
Veri, arrestohet njė i dyshuar, serbėt protestojnė
Ka prova se Mlladiqi ka komanduar mizorinė e Srebrenicės
Prizren, promovohet abetarja e pėrbashkėt
LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda
Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Tadiq nuk heq dorė, edhe Evropa, edhe Kosova
Ska konsensus pėr reformėn zgjedhore
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Vonesat, rrezik pėr ndryshim kufijsh
Blofi qeveritar pėr tarifat doganore
Paralajmėrohet qeveria pėr mocionin
LDK: Java e shkencės sė PDK-sė
Hoxhaj - ki Moon diskutojnė pėr Veriun
Buzhala: Gazetarėt nuk duhet tė sillen si lopė tė shenjta | 7 vota
Protesta nė Shkup, sulme me gurė ndaj Qeverisė | 5 vota
Protesta nė Tiranė mesazh pėr Shkupin dhe Beogradin | 4 vota
Dedaj i gatshėm ti bashkohet UĒPMB-sė | 4 vota
Qeveria: Pacolli shpenzoi vetėm 18 mijė tė Buxhetit | 4 vota
Ramush Haradinaj arriti nė Prishtinė | 4 vota
Franca: Do ta bindim Beogradin tė pranojė Kosovėn | 4 vota
Udhėrrėfyesi nė rrezik! | 4 vota
Zgjedhjet serbe, PDK: U respektua Kushtetua | 3 vota
Presidenti, Rama-Meta shkrijnė akujt | 3 vota
3 vjet burg Zharkut, Kaēaniku nė zgjedhje tė parakohshme | 3 vota
Punėtorėt e Rexhepit hetohen pėr falsifikime | 3 vota
Serbėt duhet tė shqetėsohen pėr suksesin e Daēiqit | 3 vota
Pėr BE-nė, Kosova ka det! | 3 vota
Plani pėr integrimin e veriut drejt finalizimit | 3 vota
Krasniqi fqinjėve: Kujdes me shqiptarėt | 2 vota 