| Prishtinė | ![]() |
| 10° |
(E plotėsuar) Tė punėsuarit e ambasadave tė Kosovės nėpėr vende tė ndryshme tė Evropės, detyrohen tė janė pjesė e ndihmės sociale nga shteti ku veprojnė meqenėse pagat qė marrin duke punuar nė pėrfaqėsitė diplomatike janė mė tė ulėta se minimumi i lejuar.
Kualifikimi i disa tė punėsuarve tė ambasadave si raste sociale, ka detyruar shtetet si Gjermania apo Zvicra qė tė reagojnė te vetė ambasadat pėr tė shprehur pakėnaqėsinė se duke punėsuar njerėz pėr nevojat e tyre, ato po ndikojnė nė rritjen e rasteve sociale.
Pėrveē ndikimit negativ nė imazhin e vendit, shndėrrimi i tė punėsuarve tė ambasadave nė raste sociale, pėrbėn gjithashtu edhe shkelje tė dispozitave ligjore tė atyre vendeve. Kjo ēėshtje, megjithatė, nuk duket tė ketė qenė shqetėsuese pėr Ministrinė e Jashtme, si nė tė kaluarėn ashtu edhe tani.
Nė mungesė tė ministrit Enver Hoxhaj, i cili po vazhdon tė qėndrojė nė vizitė zyrtare nė Amerikė, zyrtarė tė kėsaj ministrie nuk ishin nė gjendje qė gjatė ditės ti pėrgjigjen gazetės rreth kėsaj problematike.
Tė ardhurat mujore tė stafit teknik, siē janė shoferėt ose asistentet e ndryshme, jo vetėm qė janė prej mė tė ulėtave nė shtetet ku jetojnė ata, por ato shpesh as nuk e kalojnė shumėn e ndihmave sociale qė ndajnė qeveri tė pėrkatėse pėr shtetasit e tyre.
Si pasojė kjo ka bėrė qė shumė kosovarė qė punojnė pėr shtetin tė ndjehen tė fyer me tretmanin qė e gėzojnė nė raport me standardin e jetesės, dhe tė njėjtit me ironi tė quhen tė punėsuarit e ambasadave sociale. Ata madje, pėr tė mbijetuar janė detyruar qė krahas pagės qė marrin tė kėrkojnė edhe ndihmė sociale nga vendi ku jetojnė.
Stafi social i ambasadave
Nė njė gjendje tė tillė janė pothuajse tė gjitha ambasadat e Republikės sė Kosovės, tė cilėt gėzojnė tretman tė njėjtė, pavarėsisht ku funksionojnė. Kėtė e pohojnė tė punėsuarit nė disa ambasada, pėr tė cilėt ėshtė sfidė tė jetosh nė njė vend me pagė tė ulėt dhe standard tė lartė.
Njėri nga tė punėsuarit nė Ambasadėn e Kosovės nė Cyrih, i ka thėnė Zėrit nė kushte anonimiteti se me pagėn mujore qė merr nuk mund ti realizojė as pėr sė afėrmi nevojat e pėrditshme tė jetesės.
Paga qė ne marrim nė Zvicėr, nuk ėshtė as ndihmė sociale, ndėrkaq ky shtet e ka standardin mė tė lartin nė Evropė. Ne paguhemi njėjtė sikurse qė paguhen tė punėsuarit nė Tiranė, Berlin apo diku tjetėr, pra 1150 euro. Nuk ka kuptim qė tė gjithė tė kemi tė ardhura tė njėjta, sepse nuk krahasohet kostoja e jetės nė Zvicėr me atė nė Shqipėri, thotė ai.
Ai thotė se problem tjetėr vazhdon tė jetė rėnia e vlerės sė frangut. Para njė viti 1 euro ka qenė e barabartė me 1:60 franga, tash ka rėnė nė 1:20 euro. Pra nėse para njė viti 1000 euro ishin 1600 franga, sot ato janė 1300 franga, pra 300 mė pak, thotė ky person.
Ndėrsa njėri nga nėpunėsit e Ambasadės nė Gjermani, gjithashtu nė kushte anonimiteti, tregon se si paga e ulėt e punėtorėve nė kėtė ambasadė ka bėrė qė dy punėtorė ta braktisin punėn.
Shoferi te ne e ka pagėn 1150 euro bruto. Kur ti ndalen tatimet atij si mbeten mė shumė se 700-800 euro, e kaq i bėn vetėm banesa. Ai ėshtė detyruar tė marrė edhe ndihmė sociale pėr tė mbijetuar, thotė ky burim, duke shtuar se ky punėtor ēdo ditė e merr ushqimin nga shtėpia, pėr ti kursyer tė ardhurat e tij.
Ky person, qė kujton se me rritjen e pagave nuk janė pėrfshirė edhe punėtorėt teknikė, thekson se ambasadat sociale janė duke e paraqitur Kosovėn si shtet tė lodhur para botės.
Paga e ulėt, performanca e dobėt
Anėtarėt e Komisionit Parlamentar pėr Punė tė Jashtme thonė se pagat e dobėta tė punėtorėve tė ambasadave dhe kostoja e jetesės nė shtetet ku jetojnė, duhet tė jetė fakt i mjaftueshėm qė qeveria ta rrisė buxhetin pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme (MPJ) dhe jo ta zvogėlojė atė, siē ka bėrė mė parė.
Unė kam pasur rast tė bisedoj me tė punėsuar nė shėrbimet diplomatike dhe forma si punojnė ata ėshtė jo e kėnaqshme, thotė zėvendėskryetari i Komisionit pėr Punė tė Jashtme, Hydajet Hyseni.
Ndėrsa anėtarja e kėtij komisioni, Donika Kada-Bujupi, thotė se ky komisioni ka insistuar disa herė qė MPJ-ja tė aplikojė diskriminim pozitiv pėr punėtorėt e ambasadave, pėrkatėsisht ti rrisė pagat sipas standardit tė jetės, ku jetojnė.
Ka dallime shumė tė mėdha prej kostos sė jetės nga njė vend nė tjetrin, ndėrsa pagesat janė krejtėsisht tė njėjta, ose fare tė vogla, thotė Kada Bujupi. Sipas saj, pagesat e vogla e vėshtirėsojnė punėn e ambasadave, regrutimin e stafit dhe gjithashtu pengojnė zhvillimin profesional tė ambasadave.
Ardian Arifaj, nga Klubi pėr Politikė tė Jashtme, mendon se Qeveria e Kosovės nuk ka arritur tė qeverisė si duhet Kosovėn, dhe kjo sipas tij, vėrehet edhe nė politikėn e jashtme. Tė njėjtėn papėrgjegjėsi e ke edhe me aferat qė po bėhen nė Kosovė, kėtu nuk po dallohet asgjė, pra kjo ėshtė reflektim i joseriozitetit tė qeverisė nė tė gjitha punėt e saj, thotė Arifaj.
Ambasadat shkelin ligjet
Burimi i gazetės nė Ambasadėn nė Cyrih, thotė se me pagat e ulėta qė ka dhėnė Qeveria e Kosovės pėr tė punėsuarit nė kėtė ambasadė, ėshtė duke i ndihmuar shkeljes sė ligjeve zvicerane.
Personi angazhohet me kontratė 100 %. Njėfarė mėnyre ne po i thyejmė ligjin e vendit pranues (Zvicėr), sepse, nuk mund tė angazhohemi me pagė kaq tė vogėl, a me kohė pune 100 %. Nė kushtet e Zvicrės njė pagė e tillė duhet tė jetė minimumi 5 mijė franga, e cila do ta kalonte edhe pagėn e ambasadorit, thotė i punėsuari nė Ambasadėn e Zvicrės.
Sulmohet stacioni i policisė nė Dobrosin
Veri, arrestohet njė i dyshuar, serbėt protestojnė
Ka prova se Mlladiqi ka komanduar mizorinė e Srebrenicės
Prizren, promovohet abetarja e pėrbashkėt
LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda
Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Tadiq nuk heq dorė, edhe Evropa, edhe Kosova
Ska konsensus pėr reformėn zgjedhore
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Vonesat, rrezik pėr ndryshim kufijsh
Blofi qeveritar pėr tarifat doganore
Paralajmėrohet qeveria pėr mocionin
LDK: Java e shkencės sė PDK-sė
Hoxhaj - ki Moon diskutojnė pėr Veriun
Buzhala: Gazetarėt nuk duhet tė sillen si lopė tė shenjta | 7 vota
Protesta nė Shkup, sulme me gurė ndaj Qeverisė | 5 vota
Protesta nė Tiranė mesazh pėr Shkupin dhe Beogradin | 4 vota
Dedaj i gatshėm ti bashkohet UĒPMB-sė | 4 vota
Qeveria: Pacolli shpenzoi vetėm 18 mijė tė Buxhetit | 4 vota
Ramush Haradinaj arriti nė Prishtinė | 4 vota
Franca: Do ta bindim Beogradin tė pranojė Kosovėn | 4 vota
Udhėrrėfyesi nė rrezik! | 4 vota
Zgjedhjet serbe, PDK: U respektua Kushtetua | 3 vota
Presidenti, Rama-Meta shkrijnė akujt | 3 vota
3 vjet burg Zharkut, Kaēaniku nė zgjedhje tė parakohshme | 3 vota
Punėtorėt e Rexhepit hetohen pėr falsifikime | 3 vota
Serbėt duhet tė shqetėsohen pėr suksesin e Daēiqit | 3 vota
Pėr BE-nė, Kosova ka det! | 3 vota
Plani pėr integrimin e veriut drejt finalizimit | 3 vota
Krasniqi fqinjėve: Kujdes me shqiptarėt | 2 vota 