Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
10°

Surroi kandidat i LDK-sė pėr president

Artan Mustafa - Prishtina Insight | 21-07-2011 00:54 CET

Burimet brenda Lidhjes Demokratike tė Kosovės – LDK kanė konfirmuar pėr Prishtina Insight se janė duke vlerėsuar nėse duhet tė kėrkohet nga njė nga intelektualėt mė tė respektuar tė vendit qė tė bėhet kandidat i tyre pėr president nė zgjedhjet e vitit tė ardhshėm.

Kėto zgjedhje paraqesin njė ndryshim tė theksuar tė peizazhit politik nė Kosovė, ngase presidenti do tė zgjedhjet me vota tė drejtpėrdrejta. Deri tani, presidenti ėshtė zgjedhur nga parlamenti dhe ėshtė konsideruar kryesisht post ceremonial.

Anėtarė kyēė tė partisė sė dytė pėr nga madhėsia nė Kosovė vlerėsojnė se Veton Surroi mund t’ua sigurojė fitoren. Publicisti nuk ka ofruar ndonjė koment lidhur me kėtė plan dhe nuk iu ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė Prishtina Ingisht sa u pėrket kėtyre pretendimeve.

Surroi u tėrhoq nga politika nė vitin 2007, pasi qė Ora, partia e tij politike, nuk arriti ta kalojė pragun prej 5% nė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe rrjedhimisht nuk arriti tė hyjė nė parlament.

Disa figura tė rėndėsishme tė LDK-sė janė tė bindura se do tė mund ta joshin atė qė prapė tė hyjė nė politikė. 50-vjeēari i ka akuzuar partitė e mėdha politike pėr vjedhje dhe manipulim tė votave dhe pėr largimin e Orės nga parlamenti pak para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nė vitin 2008.

Tė tjerėt fajin pėr dėshtimin e partisė sė tij e kanė gjetur nė imazhin e Surroit si elitist dhe i pėrqendruar vetėm nė Prishtinė.

Surroi mbetet figurė popullore nė Kosovė, ėshtė aktiv nė debate publike dhe i favorizuar nga kori diplomatik.

LDK beson nė Surroin

LDK beson se vetėm njė kandidat i tillė i profilit tė lartė mund ta rimėkėmbė atė pas humbjeve tė vazhdueshme qė i janė shkaktuar nga Partia Demokrat ike e Kosovės e Hashim Thaēit.

Thaēi gjithashtu ka gjasa tė marrė pjesė nė kėto zgjedhje. Siē u shpreh njė zyrtar i LDK-sė pėr Prishtina Insight, ajo parti duhet tė bėjė njė “hap tė menēur” pėr ta mundur PDK-nė.

“Njė hap i tillė do tė ishte nominimi i Surroit pėr kandidat presidencial ngase ai ka njė imazh tė formuar”, tha ky zyrtar nė kushte anonimiteti. “Thaēi kurrė nuk do tė pranonte tė garojė kundėr tij; ai do tė frikėsohej nga debatimi me Surroin”, shtoi po ai zyrtar.

Mė 11 korrik, Thaēi tha pėr gazetėn ditore nga Prishtina, Kosova Sot, se ai nuk ka vendosur ende nėse do tė garojė apo jo pėr postin e presidentit. “Nėse vendos tė jem kandidat, unė do tė di si tė fitoj”, tha ai.

LDK dhe Surroi janė afruar mes vete mė shumė qė kur Isa Mustafa mori pėrsipėr udhėheqjen e partisė nė vitin 2010. Mustafa, i cili ėshtė edhe kryetar i Prishtinės, dhe Surroi kanė punuar sė bashku si pjesė e shoqėrisė civile, ndėrsa Mustafa i ka integruar zyrtarėt e ish-Orės nė partinė e tij.

Teuta Sahatqija, tani zėvendėskryetare e LDK-sė, dikur ishte figura numėr dy nė Orė. Ajo thotė se nuk ėshtė nė dijeni pėr kurrfarė bisedash specifike me Surroin sa i pėrket garės presidenciale. “Por, mund t’ju them se LDK ėshtė duke kaluar nėpėr njė proces tė ristrukturimit dhe ėshtė njė parti shumė mė e fuqishme sesa qė po portretizohet nga mediat e Hashim Thaēit”, tha Sahatqija pėr Prishtina Inisight.

“LDK do t’i fi tojė zgjedhjet e ardhshme dhe kandidati ynė do tė jetė presidenti i ardhshėm i Kosovės”.

Surroi ka marrė bekimin e Mustafės?

Ideja e nominimit tė njė kandidati presidencial qė nuk ėshtė pjesė e partisė veēse ka marrė bekimin e Isa Mustafės. Ai ka deklaruar nė mes tė qershorit se “ėshtė nė interes tė vendit qė tė ketė njė president qė nuk ėshtė ngushtė i lidhur me partitė politike”.

Megjithatė, ai theksoi se njė kandidat i tillė duhet ta ketė pėrkrahjen e partive tė mėdha politike pėr ta fituar garėn.

Ylli Hoxha nga Klubi pėr Politikė tė Jashtme, shoqatė kjo anėtar i bordit tė sė cilės ėshtė edhe Surroi, tha pėr Prishtina Insight se pėr aq sa ai e di “nuk ka pasur kurrfarė komunikimi zyrtar mes LDK-sė dhe z. Surroi lidhur me ēėshtje tė kėsaj natyre”.

“Ai nuk ka shfaqur kurrfrė interesi pėr tė garuar si kandidat presidencial”, shtoi Hoxha. Sidoqoftė, jam i sigurt se Surroi do tė ishte njė kandidat i shkėlqyeshėm, ndėrsa ky vend vuan qė ta pėrfaqėsojnė njerėz qė gėzojnė reputacion tė mirė edhe brenda Kosovės edhe jashtė saj.”

Arben Gashi, kėshilltar kyē i Mustafės, kandidat nga LDK qė ka fituar numrin e dytė mė tė lartė tė votave nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 2010, thotė se partia ende nuk ka vendosur pėr kandidatin e saj pėr president.

“Surroi ėshtė opsion e mundshėm, por unė nuk e di se sa ėshtė i arsyeshėm ky opsion”, tha Gashi.

“Ne duhet tė jemi tė kujdesshėm dhe tė shqyrtojmė se si do tė vlerėsojnė strukturat tona partiake dhe votuesit tanė kandidatin tonė presidencial, nė mėnyrė qė votat tė mos u shkojnė partive tjera.”

Njė dozė e hezitimit pėr Surroin nė LDK rrjedh nga fakti se ai nuk arriti tė kalojė pragun prej pesė pėr qind nė vitin 2007, por edhe se ai mund tė mos gėzojė popullaritet tek disa tradicionalistė. Kjo bazohet nė kritikėn qė i ka bėrė mė parė Ibrahim Rugovės, udhėheqėsit shumėvjeēar tė Kosovės dhe pavarėsimit tė saj, presidentit tė saj dhe themeluesit tė LDK-sė.

Ismet Beqiri, sekretar i pėrgjithshėm i LDK- sė, dha indikacione se kjo mund tė paraqesė problem. Kandidati ynė pėr president duhet tė jetė “i afėrt me traditat tona partiake”, tha ai pėr Prishtina Insight.

Kjo lėvizje e Kosovės drejt zgjedhjeve presidenciale tė tipit amerikan apo francez ėshtė rrjedhojė e krizave tė fundit politike nėpėr tė cilat kaloi vendi.

Behgjet Pacolli, biznesmeni miliarder dhe kreu i Aleancės Kosova e Re, e cila krijoi qeverinė me Thaēin, u detyrua tė largohet nga presidenca pas vetėm disa javėsh tė kaluara nė atė post. Gjykata Kushtetuese vendosi se zgjedhja e tij nė parlament ishte joligjore.

Negociatat mes Mustafės, Thaēit dhe Pacollit rezultuan me njė marrėveshje pėr ta zgjedhur njė oficere tė policisė dhe tė papėrvojė nė politikė, znj. Atifete Jahjaga, pėr presidente, me kusht qė tė ndryshohet Kushtetuta e vendit pėr ta mundėsuar zgjedhjen e drejtpėrdrejtė tė njė presidenti mė tė fuqishėm nė vitin 2012.

Surroi ka qenė pjesė e zhvillimeve tė mėdha nė historinė mė tė re tė Kosovės. Ai ishte pjesė e ekipit negociator tė shqiptarėve nė bisedimet e pasuksesshme tė Rambujesė nė vitin 1999, dėshtimi nė tė cilat ia trasoi rrugėn intervenimit tė NATO-s nė konfliktin e Kosovės.

Kur parlamenti shpalli pavarėsinė e Kosovės nė vitin 2008, ai shkroi njė kolumne lidhur me ironinė e faktit qė ai nuk mund ta nėnshkruajė deklaratėn e pavarėsisė pasi qė nuk kishte arritur tė bėhet deputet. Mund tė ndodhė qė ai ende tė mos ketė thėnė fjalėn e fundit nė politikė.

2.8/5 (11 votë/a)

Rishpallen zgjedhjet nė universitet

Universiteti i Prishtinės (UP) ka rishpallur procesin e zgjedhjeve nė nivel universiteti. Pas Udhėzimit Administrativ tė nėnshkruar nga ministri i arsimit, Ramė Buja, pėr zgjedhjet nė universitet, Kėshilli Drejtues (KD) i UP-sė ka konfirmuar vazhdimin e procesit zgjedhor prej aty...

S’ka konsensus pėr reformėn zgjedhore

Liderėt e partive kryesore politike nė vend nuk kanė arritur konsensus sa i pėrket reformės zgjedhore. Madje, as presioni ndėrkombėtar nuk ka bėrė punė qė tė arrihet njė marrėveshje e tillė. Nė takimin e liderėve qė ka zgjatur mė shumė se dy orė, e ku tė pranishėm kanė qenė e...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Prizren, promovohet abetarja e pėrbashkėt

Nė Prizren sot ėshtė promovuar Abetarja e pėrbashkėt e Shqipėrisė dhe e Kosovės. Nė ceremoninė ...

LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda

Lidhja Demokratike e Kosovės nėpėrmjet njė deklarate publike ka kėrkuar tė zbulohen e tė ndėshk...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51