| Prishtinė | ![]() |
| 10° |
(E plotėsuar) Kryetari i Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės, Enver Hasani, gjatė njė mandati si rektor i Universitetit tė Prishtinės ka marrė mbi njėqind mijė euro, pavarėsisht se paga e tij mujore ka qenė vetėm pesėqind euro, qė pėr tre vjet i bie mbi 18 mijė euro. Pėr mė pak se tre vjet, ai ka pėrfituar jashtėzakonisht shumė, madje duke arritur qė tė hyrat brenda njė muaji nga shtesat dhe shpėrblimet pėr punė tjera tė jenė deri nė pesė herė mė tė larta sesa paga e tij.
Gazeta Zėri ka siguruar listėn e pagave dhe tė ardhurave tė tjera qė ka pėrfituar Hasani, sipas sė cilės, pėr ish-rektorin secili vit ka qenė mė frytdhėnės sesa viti paraprak. Madje, sipas trendit tė rritjes sė tė hyrave nga njėri vit nė tjetrin, sikur tė rizgjidhej edhe njė mandat, xhirollogaria bankare e tij do tė pasurohej goxha shumė, ndėrsa e kundėrta do tė ndodhte me atė tė universitetit.
Kjo duket se ia ka lėnė ėmbėl ish-rektorit, i cili vetėm nė fund tė vitit 2011 kishte kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė punėtorėt e Gjykatės Kushtetuese tė shpėrblehen me pagėn e trembėdhjetė, pėr punėn e madhe qė kanė bėrė, kėrkesė kjo qė nuk ėshtė realizuar nga ekzekutivi kosovar.
Enver Hasani me dy rroga!
Vetėm gjatė vitit 2008, rektori Hasani kishte fituar mbi tridhjetė e gjashtė mijė euro, nga tė cilat vetėm gjashtė mijė nga paga bazė, ndėrsa mbi tridhjetė mijė tė tjera nė saje tė angazhimeve tė ndryshme, qoftė si profesor, si anėtar i komisioneve tė ndryshme, apo si mėditje pėr udhėtime jashtė vendit.
Sipas njė pėrllogaritje tė thjeshtė, pėrveē pagės fikse prej pesėqind e njė euro, rektori i dikurshėm pėr secilin muaj ka marrė mbi dymijė e pesėqind euro, qė i bie sa pesė herė paga mujore e tij.
Vetėm njė mijė euro mė pak sesa gjatė vitit 2008, ai ka marrė pėr dymbėdhjetė muaj tė vitit 2007.
Pėr punėn dhe angazhimin e tij ai ėshtė shpėrblyer me rreth tridhjetė e pesė mijė euro, nga tė cilat vetėm gjashtė mijė i ka marrė si pagė bazė pėr tėrė vitin, ndėrsa rreth njėzet e nėntė mijė si shtesa tė ndryshme.
Derisa paga bazė ka qenė pesėqind e njė euro, pėr secilin muaj ai ka marrė mjete tė tjera sa pesė herė paga e tij, pėrkatėsisht mbi dymijė e katėrqind euro pėr muaj.
Pa pėrfitime tė majme Enver Hasani nuk kishte kaluar as gjatė vitit tė fundit si rektor, pavarėsisht se nė kėtė pozitė kishte qėndruar vetėm gjatė muajve janar-korrik, konkretisht deri nė ofrimin e dorėheqjes pėr tu bėrė kryetar i Gjykatės Kushtetuese.
Madje, sipas listės sė pagave, ish-rektori e ka marrė pagėn e rektorit dhe shtesat tjera edhe pėr dy muajt e fundit, qershor dhe korrik, edhe pse gjatė kėsaj periudhe ai nuk ishte nė UP, por nė Gjykatėn Kushtetuese, ku ishte zgjedhur fillimisht gjykatės e mė pas kryetar i saj.
Pėr shtatė muaj tė vitit 2009, ai kishte pėrfituar mbi njėzet e tre mijė euro, prej tė cilave, sikurse nė vitet tjera, shumica ishin nga shtesat e ndryshme. Pėrveē pagės qė tashmė ishte rritur pėr pesėdhjetė euro, nga tė hyrat tjera Hasani ka pėrfituar mbi nėntėmbėdhjetė mijė euro, qė i bie pėr secilin muaj tė ketė marrė tre herė mė shumė se paga.
Keq nuk kishte mbetur as pėr katėr muajt e parė si rektor. Pėr periudhėn shtator-dhjetor 2006, ai ėshtė shpėrblyer me mbi tetė mijė e gjashtėqind euro, nga tė cilat dymijė ishin si pagė fikse, ndėrsa tre herė mė shumė nga shtesat e ndryshme, pėrkatėsisht mbi gjashtė mijė e gjashtėqind euro.
Interesat personale shkatėrruan UP-nė
Publicisti Shkėlzen Gashi thotė se shumica e parave qė ka pėrfituar ish-rektori Enver Hasani, janė nga puna e tij nėpėr komisione dhe ligjėrata, nga e cila nuk ka pėrfituar asgjė as qytetari dhe as studenti i UP-sė.
Ai nuk shkon thuajse asnjėherė nė ligjėrata nė UP, edhe pse paguhet pėr kėtė. Ky ėshtė korrupsioni mė i madh dhe mė i hapur qė bėn ai. Puna e tij nė komisione, prej tė cilave merr honorare tė majme, ėshtė joprofesionale dhe pėr atė, jo qė nuk do tė duhej tė paguhej, por tė dėnohej. Nė tė dy rastet qė ka qenė mentor pėrkatėsisht anėtar komisioni pėr doktoraturė (pėr dy zyrtarė tė lartė tė institucioneve tė Kosovės) ai nuk e ka kryer punėn si duhet, sepse po ta kryente atė si duhet, kėta dy kandidatė nuk do tė ishin doktorė shkence sot, thotė Gashi.
Ai thekson se fakti qė rektori ka marrė honorare deri nė pesė herė mė shumė sesa paga e tij, ėshtė dėshmi e mjaftueshme pėr keqpėrdorime qė kanė bėrė rektorėt e pasluftės njėri pas tjetrit, ndėrsa pohon se njė gjė e tillė shumė lehtė mund tė jetė e rregulluar me ndonjė rregullore, tė cilėn rektorėt e kanė bėrė pėr interesa tė veta.
Ndėrsa, eksperti i arsimit Jonuz Salihaj, thotė se duhet tė ketė njė ligj tė veēantė, i cili i rregullon se sa mund tė jenė honoraret brenda muajit dhe brenda vitit.
Unė besoj qė honoraret qė i marrin njerėzit dhe rektorėt sidomos, janė punė tė cilat ata nuk mund ti bėjnė, qofshin nė komisione apo diku tjetėr, kėtu ėshtė problemi. Kėta marrin pjesė nėpėr komisione nė mėnyrė fiktive, pa i merituar, shprehet ai.
Sipas tij, faktin se menaxherėt e UP-sė marrin para tė majme pa bėrė punė e ka dėshmuar edhe aktiviteti i fundit i Parlamentit Studentor, sipas tė cilit, ka shumė profesorė qė marrin paga haram, meqenėse nuk i mbajnė ligjėratat e konsultimet, por paguhen sikur ti kishin mbajtur.
Bashkėfajtor edhe Kėshilli Drejtues
Pėrfitimet nga mėditjet, shtesat, ligjėratat, organizimi i provimeve, udhėtimet jashtė vendit, janė tė rregulluara me njė rregullore tė brendshme tė Universitetit tė Prishtinės, tė cilėn e ka nxjerrė Kėshilli Drejtues i UP-sė.
Mirėpo, kryetari i kėtij kėshilli, Basri Ēapriqi, i cili nė kėtė pozitė ka qenė edhe nė kohėn e Hasanit, nuk preferon tė flasė shumė pėr ēėshtjen nė fjalė dhe rreth asaj se pse ky organ ka lejuar qė ish-rektori dhe nė pėrgjithėsi menaxhmenti i UP-sė tė pėrfitojė shuma marramendėse nga njė institucion publik.
Ju mundeni mė sė miri tė bisedoni me kėta tė financave. Me kėtė nuk ka tė bėjė bordi. Bordi faktikisht funksionon si organ kolektiv, i cili i bėn planifikimet buxhetore pėr gjithė vitin dhe e autorizon menaxhmentin pėr shpenzimin e mjeteve. Faktikisht prej atij momenti ata janė pėrgjegjės, menaxhmenti ėshtė pėrgjegjės pėr shpenzimin e mjeteve, thotė ai, duke mohuar se bordi ka rol mbikėqyrės mbi menaxherėt e UP-sė.
Por sipas statusit tė UP-sė, pėrgjegjės pėr keqpėrdorimet e mundshme nuk ėshtė vetėm rektori, por edhe Kėshilli Drejtues, i cili edhe nė kohėn e Hasanit, por edhe tani drejtohet nga Basri Ēapriqi.
Kėshilli Drejtues, kolektivisht i raporton ministrisė dhe ėshtė pėrgjegjės pėr shfrytėzimin e duhur e nė mėnyrė efektive tė fondeve qė ministrja ose ndonjė burim tjetėr publik ia ka ndarė universitetit, thuhet nė pikėn 4 tė nenin 17 tė statutit tė UP-sė.
Pėr mė tepėr, nė pikėn 3 tė nenit 23 tė kėtij statuti thuhet decidivisht se njėra nga detyrat e Kėshillit Drejtues ėshtė nxjerrja e rregullores pėr qeverisjen, drejtimin dhe menaxhimin e universitetit, ndėrsa nė pikėn 5 tė kėtij neni Kėshilli Drejtues obligohet qė tė organizojė kontroll financiar siē parashihet me ligj. Pra, as nė rastin e Hasanit, mirėpo as tani, ky kėshill nuk bėn kurrfarė kontrolli financiar ndaj Rektoratit.
Ndėrsa, prorektori pėr burime dhe infrastrukturė, Enver Kutllovci, nuk dėshiron tė komentojė nėse kjo qė ka bėrė ish-rektori ėshtė nė rregull apo jo, por ai thekson se gjithēka ėshtė bėrė me letra.
Edhe nė periudhėn 2006-2009 Kėshilli Drejtues ka pasur njė rregullore tė cilėn e ka nxjerrė, mbi tė cilėn e ka definuar rrogėn bazė, ajo e specifikon edhe pjesėt tjera prej nga mund tė marrin (rektorėt). Kjo nėnkupton orė tė mbajtura mbi normė, angazhimet qė i ka nė pjesėn e studimeve pasuniversitare, ėshtė e specifikuar se sa i takon angazhimi shtesė pėr udhėheqjen e kandidatėve (qė kanė magjistruar apo doktoruar), si kryetar apo anėtar i komisionit, pastaj pėr provime tė mbajtura dhe pėr punėt e diplomave (si mentor i njė studenti), thotė Kutllovci, duke shtuar se nėse ish-rektori ka marrė para nė shpėrputhje me kėtė rregullore, atėherė ėshtė shkelur ligji.
Hasani hesht!
Redaksia e Zėrit ka pritur pėr dhjetė ditė rresht qė tė marrė pėrgjigje nga ish-rektori, Enver Hasani, pėr shumėn e parave qė ka marrė ai, pėr bazėn ligjore dhe pėr akuzat nė adresė tė tij, pyetje kėto qė i janė drejtuar edhe Gjykatės Kushtetuese, por as ai dhe as gjykata nuk ėshtė pėrgjigjur.
Zėdhėnėsi i Gjykatės Kushtetuese, Veton Dula, ka thėnė nėpėrmjet telefonit se ai nuk mund tė pėrgjigjet pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me veprimtarinė e ish-rektorit, pavarėsisht se ai tashmė ėshtė kryetar i Kushtetueses.
Pyetjet e juaja ia kam dėrguar kryetarit dhe tash ka mbetur qė ai tė pėrgjigjet nė to kur tė ka kohė, ka thėnė Dula.
politikani pa parti (Prishtine): 30-01-2012 12:20
politikani pa parti (Prishtine ): 30-01-2012 11:58
Tony (Prishtine): 30-01-2012 09:38
ISHQETESUARI (Prishtine): 30-01-2012 02:56
granit (tavnik city): 29-01-2012 23:44
Shkurt (Prishtine): 29-01-2012 23:43
Butrinti, Londer (Londer): 29-01-2012 23:06
laura (prizren): 29-01-2012 22:57
baci (peje ): 29-01-2012 22:22
trimi (Gjermani): 29-01-2012 21:42
Shkurt (Prishtine): 29-01-2012 21:38
Shkurt (Prishtine): 29-01-2012 21:33
avokati1 (Matiqan): 29-01-2012 21:14
Butrinti, phd Kandidat ne Londer (Bolonje): 29-01-2012 21:05
mili (zvicer): 29-01-2012 20:56
rama,, (prishtin): 29-01-2012 20:53
Stafi-UP (Prishtine): 29-01-2012 18:58
Hekri (Prishtine): 29-01-2012 18:43
Lyra Binakaj (Bruksel): 29-01-2012 18:38
Bekim (GJERMANI): 29-01-2012 18:22
riki (Kosova): 29-01-2012 18:18
Musa (Gjermani): 29-01-2012 18:14
Hashim (SUEDI): 29-01-2012 18:10
Komunisti (Prishtine): 29-01-2012 18:06
Rugovasi (Livadh): 29-01-2012 17:32
Mustaf Tafa (GJERMANI): 29-01-2012 17:20
Kimi (kosova): 29-01-2012 17:04
Xhimi (Prishtine): 29-01-2012 17:00
Lumi Pejë (zvicërr): 29-01-2012 16:25
Ronaldo (prizren): 29-01-2012 15:45
Sulmohet stacioni i policisė nė Dobrosin
Veri, arrestohet njė i dyshuar, serbėt protestojnė
Ka prova se Mlladiqi ka komanduar mizorinė e Srebrenicės
Prizren, promovohet abetarja e pėrbashkėt
LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda
Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Tadiq nuk heq dorė, edhe Evropa, edhe Kosova
Ska konsensus pėr reformėn zgjedhore
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Vonesat, rrezik pėr ndryshim kufijsh
Blofi qeveritar pėr tarifat doganore
Paralajmėrohet qeveria pėr mocionin
LDK: Java e shkencės sė PDK-sė
Hoxhaj - ki Moon diskutojnė pėr Veriun
Buzhala: Gazetarėt nuk duhet tė sillen si lopė tė shenjta | 7 vota
Protesta nė Shkup, sulme me gurė ndaj Qeverisė | 5 vota
Protesta nė Tiranė mesazh pėr Shkupin dhe Beogradin | 4 vota
Dedaj i gatshėm ti bashkohet UĒPMB-sė | 4 vota
Qeveria: Pacolli shpenzoi vetėm 18 mijė tė Buxhetit | 4 vota
Ramush Haradinaj arriti nė Prishtinė | 4 vota
Franca: Do ta bindim Beogradin tė pranojė Kosovėn | 4 vota
Udhėrrėfyesi nė rrezik! | 4 vota
Zgjedhjet serbe, PDK: U respektua Kushtetua | 3 vota
Presidenti, Rama-Meta shkrijnė akujt | 3 vota
3 vjet burg Zharkut, Kaēaniku nė zgjedhje tė parakohshme | 3 vota
Punėtorėt e Rexhepit hetohen pėr falsifikime | 3 vota
Serbėt duhet tė shqetėsohen pėr suksesin e Daēiqit | 3 vota
Pėr BE-nė, Kosova ka det! | 3 vota
Plani pėr integrimin e veriut drejt finalizimit | 3 vota
Krasniqi fqinjėve: Kujdes me shqiptarėt | 2 vota 