Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
10°

SHIK-u i futė “llugave”

Lumturie Blakaj | 02-02-2012 11:30 CET

Pėrplasjet ndėrmjet dy grupeve parlamentare, Partisė Demokratike tė Kosovės dhe Lėvizjes “Vetėvendosjes” kanė vazhduar edhe nė seancėn e djeshme tė Kuvendit tė Kosovės. Nė arenė debatesh tė zjarrta janė vėnė ish-guerilėt e dikurshėm tė UĒK-sė tė kthyer tashmė nė politikė, Rexhep Selimi dhe Adem Grabovci.

Tė dy kėta deputetė u kanė dalė nė ndihmė bashkėpunėtorėve partiakė, i pari Albin Kurtit dhe i dyti Bekim Haxhiut-Kamishit. Ndėrsa tema e akuzave ka qenė Shėrbimi Informativ i Kosovės, i cili, sipas “Vetėvendosjes”, nuk ėshtė shuar, ndėrsa vazhdon t’i nxjerrė spiunėt pėr t’i frikėsuar kundėrshtarėt dhe pėr tė bėrė shantazhe.

Deputeti Rexhep Selimi ishte ai qė u paraqit i pari nė foltore duke iu pėrgjigjur kėshtu “ultimatumit” tė deputetit tė PDK-sė, Bekim Haxhiu-Kamishi, i cili i kishte dhėnė njė javė mė parė liderit tė “Vetėvendosjes”, Albin Kurti.

“Kohėve tė fundit janė ngritur disa dilema, janė bėrė disa pyetje, janė dhėnė madje edhe afate pėr pėrgjigje, por ka pasur edhe konferenca shtypi pėr kėtė! Dua tė them se Qeveria dhe SHIK-u kanė nxjerrė sėrish edhe agjentėt nė skenė pėr tė bėrė presione e shantazhe ndaj qytetarėve dhe personaliteteve. Ne nuk flasim me gjuhė spiunėsh e agjentėsh, madje nuk flasim fare me ta. Ne, kemi njė mesazh pėr Qeverinė dhe SHIK-un! Mjaft me kėto shantazhe dhe presione ndaj opinionit, sepse nėse mendoni se mund t’i bėni dikujt presion e ta shantazhoni me afatizime, e keni gabim. Nėse doni gjithashtu qė t’i frikėsoni tė tjerėt me presione, prapė e keni gabim, sepse s’ua ka frikėn kush”, ishte deklarimi i zėshėm i deputetit opozitar Rexhep Selimi nė Kuvendin e Kosovės.

Ai akuzoi partinė e kryeministrit Thaēi se nuk e ka shuar SHIK-un. “Kush ua jep juve tė drejtėn qė tė angazhoni spiunė pėr tė shantazhuar njerėz? Gjithashtu, kush jeni ju qė i jepni vetes tė drejtė tė ngreni teori konspiracioni pėr tė hutuar opinionin? Pse e keni mashtruar opinionin se e keni shuar SHIK-un?”, ka pyetur Selimi. Sipas tij, me mbarimin e luftės ėshtė menduar se do tė pėrfundojė pėrfshirja e agjentėve nė politikė, por ai tha se me kėto veprime po tregohet se kjo nuk paska pėrfunduar.

Deputeti i “Vetėvendosjes”, i cili jo rrallė herė ka “thyer shtizat” me kryeministrin Thaēi, tha se nuk i pėrgjigjet SHIK-ut, sepse, sipas tij, kėta (SHIK) duhet t’u pėrgjigjen drejtėsisė dhe qytetarėve.

Por, nė mbrojtje tė “Kamishit” ėshtė venė edhe bashkėpartiaku i tij, i cili ėshtė edhe shef i Grupit Parlamentar tė PDK-sė, Adem Grabovci, i cili ka thėnė se pyetjet e Haxhiut kanė qenė tė qarta me njė adresė. Ndėrkaq, ēėshtjet e ngritura nga deputeti Rexhep Selimi, Grabovci i konsideron si insinuata, tė cilat tha ai mund tė merren edhe si shantazhe.

“Ne nuk e pranojmė gjuhėn e shantazhit, por nėse deputeti Selimi ka informacione tė tjera, do tė ishte me interes tė qytetarėve qė tė kėrkohen sqarime prej tij”, ka thėnė Grabovci. Ai, ndėrkaq ka hedhur poshtė deklarimet e opozitės se SHIK-u ende ėshtė funksional. “Tė gjithė e dimė datėn e fillimit dhe mbarimit tė misionit tė SHIK-ut”, ka thėnė Grabovci.

Ditė mė parė, deputeti Bekim Haxhiu publikisht ka deklaruar se nėse Albin Kurti nuk jep sqarime deri mė 9 shkurt pėr disa takime me serbė dhe pėr korrespodencat me njė serbe edhe pas pėrfundimit tė luftės, atėherė do tė dalė me fakte pėr veprimtarinė e dyshimtė tė Kurtit. Nga ana tjetėr, debati nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės ka vazhduar me zotimin e kryeministrit Hashim Thaēi pėr pėrmbushjen e obligimeve qė dalin nga rezoluta e fundit e miratuar pėr fundin e mbikėqyrjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė. Sipas tij, veprimet e institucioneve tė shtetit tė Kosovės janė nė pėrputhshmėri me Kushtetutėn dhe pakon e Martti Ahtisaarit.

Mirėpo, deputeti i partisė mė tė madhe opozitare, LDK-sė, Sabri Hamiti tha se plani i Ahtisaari-t, i cili gjendet qė sa vite nė diskursin politik nė Kosovė, shpeshherė po pėrdoret nė nivelin politik pėr diskutime politike, qė, sipas tij, nuk do tė duhej tė ndodhte. Megjithatė, ai kėrkoi kujdes gjatė procesit tė ndryshimeve kushtetuese, tė cilat i paraprijnė fundit tė mbikėqyrjes sė pavarėsisė.

Edhe deputetja e “Vetėvendosjes”, Alma Lama, ngriti ēėshtjen e pėrfaqėsimit tė Kosovė nė nivel rajonal me fusnotė dhe jo me fjalėn Republikė. Kuvendi ka vazhduar debatin me miratimin e Ligjit pėr Ndihmė Juridike, por edhe tė Projektligjit pėr shėrbimet e shoqėrisė informatike dhe njė sėrė projektligjesh tjera.

Kamishi: Kurti tė pėrgjigjet

Deputeti i PDK-sė, Bekim Haxhiu, qė ndryshe njihet nė opinion si “Kamishi” i ka deklaruar gazetės “Zėri” se ėshtė nė pritje tė pėrgjigjeve nga Albin Kurti pėr, siē thuhet, tė kaluarėn e tij tė dyshimtė dhe lidhjet qė vazhdon t’i ketė me njė grua serbe. Haxhiu tha se Rexhep Selimi nuk ėshtė avokat i Albin Kurtit dhe ky i fundit duhet tė pėrgjigjet nė pyetjet e shtruara deri mė datėn 9 shkurt, nė tė kundėrtėn do tė dalė me fakte.

3.1/5 (22 votë/a)
Rahoveci (rahovec): 10-02-2012 13:01
Siq duket edhe Veton Suroi po u frigohet ketyre kamishllulave. nuk del ne publikë edhe pse kam patur mjaft shpres se ky njeri sepaku dot ket pas vetete intelektual.Vetonin e kan kaplu ethet e neglizhences dhe po kerkon ta udhëzoi Dacin se si duhet te veproi. Me kte konstatoi se Universitetet na qenkan kozmetik, sa per sye faqe.Asnje njeri qe doli nga kto porta nuk e bart emrin hajradin e hashim, Pra apel teghith rinis te lan librat e te merren me Dallavere, ja arrin edhe me prostitucion me u ba faktor ne Kosovë.Rrnoft padituria.
patrioti me zemer te thyer (londer): 05-02-2012 13:13
Shumica e njerzeve te qeverise qe kane qene ushtare te UCK i kane ende aktakuzat ne serbi dhe ata punojne dite dhe nate si ti burgosin ose likfidojne keta njerze kurse sot te thirren si bashkepunetore te serbise apo edhe shpifje tjera eshte sa e ulet dhe pa kuptimte por ata qe shkruajne keso komente ose nuk ju interesone KS hiq dhe skane bere kurre asgje per te ose njerze qe jane mesuar me ate mentalitetin komuniste ta ndaj popullin ne katundare dhe lokalizem.Une nuk kam as pak besim ne keta njerze edhe nese kane qene ish ushtare te UCK si R Selimi, njerze qe per pushtet kane nderruar dy tri parti dhe kane dalur kundra edhe shokeve te luftes,njerz qe luhane jane ma pak te besueshem.Cdo shtet ne bote i ka sherbimet e tyre te fshehta por dije se ne mbrendesi te tyre ka edhe njerze te dyshimet, por cdo kund tradhetaret denohen edhe zhduken se shkaku tyre kane vdekur dhe maltretuar qindra te tjer,pra edhe KS ma shume se kurre i duhen sherbime te shumta sekrete duke marre parasyshe armikun
i drejti (diku ne kosove afer N. H.): 03-02-2012 16:10
Per PLakun, spo i njoh shum veq qet Nahit Hasanin spo e njihke mir, edhe bir i kujt eshte, shnet.
besi (preshev): 03-02-2012 14:12
kjo eshte pergatit nga shiku dhe udba e serbis per ta eliminu kurtin nga politika.po ja them nje gje shiku se bashku me udban kan pergadit ket zarf .shtrohet pyetja si eshte e munder ta dij tjeter kush ne qoftese nuk jep informata derguesi i zarfitahhhahhhahkjo eshte poenta. manipulim 1oo%
Kojshia (Berlinë): 03-02-2012 13:55
Nė kėto rrethana qė ka krijuar PDK-ja ne skenen politke ne Kosovė ėshtė njė SKENAR nga SHIK-u qė pėr q“do ditė po demaskohet dhe po shifet qart se shumė njerėz sikur qė jan Haxhiu-kamishi,Muja,Grabovci dhe shume tė tjerė jan nder ethe se tash do tė dalin sheshit tė gjitha te bėmet e tyre tė turpshme qė kan bėrė pas luftes. Nė keto rrethana Rexhep Selimi ėshtė njė PATRIOT qė ishte nė krah tė KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI, prandja ato qė i thot ky njeri shume besnik qė ishte ndaj KOMANDANTIT LEGJENDAR sot demaskoj fetyren e vertetė tė Hashim Thaqit me bandat e tij qė po i drejton tash edhe kunder vlerave tė lufte per mes dy figurave qė jan nėnshtruar Hashimit kamishi dhe lata, qė ne fakt jan te perlyer ne shume te kqija qė kan ndodhur ne Kosovė.
mirdita (gjermani): 03-02-2012 11:49
tan kohen ke qen i madh REXHEP SELIMI edhe ather me trimin ADEM JASHARIN,kur kosova ka pas mas shumti nevoj per bijte e saj e edhe sot.ni pyetje kisha pas per ty.Ku ka qen ky far morri Thaqi ne kohen kur ti ke qen bashk me Adem e Hamz Jasharin,dhe kur per her te par ja ke ndije zanin kti thaqi.
ibra presheve (presheve): 03-02-2012 11:02
Rexhep Selimi je kinggggg ...
dreni (prishtine): 03-02-2012 10:43
mire eshte qe tani po shihet se kush ka luftu edhe vepru per kete shtet...nje dihet mire se rexhep selimi eshte nje nder patriotat me te mdhej shqiptar..shpresoj qe do te demaskoj ata qe e flliqen kete kosove dhe e flliqen UCK-ne...
Gjilanasi (Prishtine): 03-02-2012 10:24
Bravo Rexhep Selimi! Keshtu bejne burrat dhe shqiptret e vertete. Keta shikaxhinjte dhe thacistat do ta shkaterrojne Kosoven dhe do ta serbizojne me shume se vete Millosheviqi. Urime.Ke kredi dhe autoritet...
kuksi (gjermani): 03-02-2012 10:17
Murtez xhemajli populli eshte duke prit nga kamish llulla te pergjigjet per dhunime te femrave shqiptare ne mitrovic per vrasje tradhti dhe shum krime tjera qe i ka kry ky idiot me perkrahjen e shkive dhe shqiptareve si ti o psikopat i shekullit 21 e me Albinin populli po krenohet rroft VV
hoti (gjakove): 03-02-2012 09:25
un se di a osht i mir a i keq REXHEP SELIMI.. veq 1 sen e di qe dje nuk pati guxim ashkush me ju kunderperrgjigj.. se ai fort mi ju tha qe doni un ju tregoj kush e ka desh kush ka tradhetu edhe kush e ka perly uniformen e uck-s.. krejt kto fjal ja qiti hashim tadicin . se hashim tadici i ka tradhetu adem jasharin edhe zahir pajazitin.. pse ju kunder pergjigj kamish shik-uu aty .po kur ka dal pi seances ka honger mut masnej
Murtez Xhemajli (Kosovë - Suedi): 03-02-2012 00:44
pergjigjeja duhet që të vjen nga ana e z.Kurt sepse ai është prezent aty dhe ka të bejë me pyetje që i është parashtruar mu ati personalisht dhe me emer e mbiemer e jo në emer të partis së VV dhe përgjigjeja duhet të vjen nga z.Kurti e jo nga të tjeret aty ska dilem që edhe opinioni e pretë që sa më parë të delë e verteta dhe të njoftohen me të verteten e këtyre gjërave apo pyetjeve.Pra presim nga vetë z.Kurti që ti pergjegjt pyetjeve të Bekim Haxhiut apo Kamishit.
Shabani (Pejë-Kosovë e lodhur): 02-02-2012 23:34
Kamishi është vet ne sherbim te shkive, ai ka lidhje te forta me ish-UDB-ashin nga Gojbula Dragan Miliqin dhe nje me mbiemer Bishevac dhe ne atë kohen e luftes ku ishte ne lidhje te ngusht me te ndjerinNexhmedin Ajetin dhe Lulzim Ademin, pra me këtë të fundit kishte lidhje të forta bashkpunimi ku edhe sot ai e furnizon me materijal te dyshimt nga Serbia ku "kamishi" e perdore si sulm ndaj te tjereve, apo ndaj kundershtareve politik. Me këto veprime që ka shpalos PDK-j apo shifet se kemi një "Shtet policor" ne fskt deputete jan shëndrru ne UDB-ash,SSH,KGB e shume emra te tjere por deputet jooooo kur se jan mashtrues dhe vjedhes te votes se popullit.
Mehmeti ( Zatra): 02-02-2012 22:45
Fillimi i debatit nuk eshte edhe aq i keq! Te dyja palet e than te veten e lemshi ngadal do te zhgatrohet! Ka dyshime ne "fakte" qe jan permendur! Ne kete konkludim qon zha-gitja disavjeqare e publikimit te tyre! DHe shtrohet pyetja, perse bash tani?
dreni (Prishtine katuni ma i madh): 02-02-2012 22:44
O "I FORTI (Malishevë):" sedi se kush don me mar pushtetin me zor ,kur e qiti Ramushi ne opozit, a nuk ke PDKja qe formoj "qeveri paralele" i pat caktue bile "ministrat" edhe bile i pat strukturat paramilitare te SHIK-ut.Po prit se ki me ja ni zonin,edhe nji "pazar" ne dem te Kosoves , deri sa na(populli)shtyhem pernji ren te kamishit.
drini (diku ne kosove): 02-02-2012 22:32
Edhe na pe presim 7 Shkurtin kur Thaqi na jep pergjegje se pse ,e qka ka fol me Tadiqin nese kto sebon, s'koka kurfare burri,let veshe fustan.(Si nkohe luftes)
BAJRAM XHARRAHI (HAJMALI): 02-02-2012 22:23
JU TE SHIKUT TU E PRIT 8 SHKURTIN JU DUL TASH KY NAIM MIFTARI TASH JAU BON 500 HER MA ZI SE BLLACA JU KREJT NJANI TJETRIN KINI MI QIT PLEQT THOJSHIN GJAKU NUK HUP SA SHQIPETAR KISHIT PAS VRA MA SHUM SE MILLOSHI
visari (slloveni): 02-02-2012 22:10
lum keta qe jan ulur ne kuvend mjer populli qe i ngon keta mete vertet jemi popull ipa kuptushem mjafton veten mu nal e me keqyr anash dhe kur vjen dita e votimit ate dit duhet me nda te mirin e te keqin por ne japim vota familjarisht per dikan qe shpresoj edhe nuk ja vlen por sa tju hec keshtu pse more mos me hanger ata edhe gjdo kush tjeter e han aty ku mundet
Vjosa (Peje): 02-02-2012 21:23
Hej kuku qfar Kuvendi. Kesi njerz si Kamishi ne shtete tjera si lojne as me fol me Deputet, e le mo qe ky vete me qene Deputet. Shtet katastrof, ishalla kfillet ky popull pak me shpejte dhe te vetojn Vetevendosjen ne Qeveri e PDK mos te hyne as ne Kuvend.
Gjyshi (Kosove): 02-02-2012 20:58
bravo bre z.selimi te lumte e ta bafte hallall gjirin qe nana qe ta ka dhan,se e ka gjet pdk-ja partite e tjera opozitare me lu qysh don vet,si ldk-ja e aak-ja e me bo hajgare,mire qe jeni hy o vetevemdosje ne politike,sepse ju si hyte ne parlament ndryshoj rrenjesisht politika,andaj ju pergezoj per kete pune te mrekullueshme.ju pershendes e ju deshiroj suksese te metutjeshme,gjyshi nga Kosova,dhe poashtu nje adhurues i flaket i Levizjes Vetevendosje!.kaloni mire.
skenderi (isniq): 02-02-2012 19:41
Kurse Populli po pret sqarime rreth takimit te Thaqit me Tadiqin dhe marreveshjet qe jane bere ne deme te Republikes se Kosoves.Cila prej ketyre ka prioritet me te madh?
Londonaasi (London): 02-02-2012 19:22
Nazim Bllaca ja ka cof morrat SHIK-ut,ma nuk u vra asnje shqiptare i ndali Bllaca.
Londonaasi (London): 02-02-2012 16:34
Ju PDK-ja pritne 8 marsin diten e gruas hahahaaa.
arben (berlin): 02-02-2012 15:47
o rexhep selimi nuk po don kush me ju tut por veq le te del vet albini ete demanton ate nese eshte i paster,nuk kemi qe te keqe ne kunder VV-je,respekt per qdo kosovar
nazmi zabergja (vushtrri ): 02-02-2012 15:30
o regj njer si ti ka pak kosova e qisi kamish cigarlluka pleshta ka sa dush ma na muren ne qaf deri dje paskan vra e paskan pre popllin e vet e tash po na kallxojn burrni kishe u kan uqk shum njeri ish kan uck e se kishim dit gjat lufte spat qikaq shum tash u rras trima e burra veq me ksi njerz skem me kosova po domtohet se po dalin bllacat per dit e pi kallxojn te kqijat e tyne sju shkon larg e punon quza veq per ta koft kysmet
luani (gjermani): 02-02-2012 14:46
pershendeje ti o regjep selimi jeni ba sikur ato rraspia e rrugve po nuk po dini as vet qka po kerkoni lene ma at politik te kurvave ju te vv.
MUSTAFA (VUSHTRRI): 02-02-2012 14:21
Eeeee more Rexhep Selimi , kuj po i shet ti kso far dokrrash , po ti je nder ata qe e kan themelue SHIKUN dhe kete edin te xhithe ata qe kan qen dhe jan ende bashke me ty pjes e shikut , por si duket edhe ty ta ka marr trurin kolltuku i bute e i nxete dhe lakmia per poste e bajraktarizem .Edhe Nazim Bllaca ishte pjes e SHIKUT , pore si dote trajtohet e cilsohet aje dhe familja e tij tash e per mot te moteve........ kete trajtim nuk dote ja dishiroja asnje shqiptariJu zotri Selimi e dini mire se ne funkcion te kujt ka qen SHIKU sepse keni qen dhe jeni pjes e fuqishme e tij, andaj kujdes se mos po mallkoheni sepse pastaj kurr ma nuk dote mund te ngriteni ne kambe.......... mbase keni harruar qe ky popull di te vlersoj e xhykoj mir , drejt , e forte .
ELBASANI (PRISHTINA): 02-02-2012 13:59
Tani e tutje EULEX-i do te kete fakte te bollshme per shqiptaret e Kosoves, sepse te gjithe qka kane bere gjate luftes dhe pas luftes tash deputet te kuvendit do tja qesin te zezta njeri tjetrit, dhe EULEX-i do te kete fakte te shumta. Ja deputetet e kuvendit te Kosoves po vine duke shpalosur te zezat e veta qka kane ber. Turpe per Kuvendin qfar deputetash ka e nuk e paska dite populli se per ke po voton !
Drenicakui (Ferizaji): 02-02-2012 13:34
Po ky far,Selimi asht vet pjestar i kriminelve te Shikut,sigurisht qe tani jukahi ujt per funi, e mundohen tija lajn kamt e arushes ne dor njeri tjetrit.!!
dini (Drenic): 02-02-2012 12:25
O rrnofsh sa malet o Rexhep Selimi se ksi njerz si ti i vyn Kosoves e jo tradhtar e shpijuna te msheft qe bahen patriot qe jan, a mas shpine te japin thik

Rishpallen zgjedhjet nė universitet

Universiteti i Prishtinės (UP) ka rishpallur procesin e zgjedhjeve nė nivel universiteti. Pas Udhėzimit Administrativ tė nėnshkruar nga ministri i arsimit, Ramė Buja, pėr zgjedhjet nė universitet, Kėshilli Drejtues (KD) i UP-sė ka konfirmuar vazhdimin e procesit zgjedhor prej aty...

S’ka konsensus pėr reformėn zgjedhore

Liderėt e partive kryesore politike nė vend nuk kanė arritur konsensus sa i pėrket reformės zgjedhore. Madje, as presioni ndėrkombėtar nuk ka bėrė punė qė tė arrihet njė marrėveshje e tillė. Nė takimin e liderėve qė ka zgjatur mė shumė se dy orė, e ku tė pranishėm kanė qenė e...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Prizren, promovohet abetarja e pėrbashkėt

Nė Prizren sot ėshtė promovuar Abetarja e pėrbashkėt e Shqipėrisė dhe e Kosovės. Nė ceremoninė ...

LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda

Lidhja Demokratike e Kosovės nėpėrmjet njė deklarate publike ka kėrkuar tė zbulohen e tė ndėshk...

Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes

Zyra Civile Ndėrkombėtare konsideron se janė pėrmbushur 80 pėrqind e detyrave qė ėshtė dashur t...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51