Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
10°

Refuzohet kėrkesa pėr Salustron

Selvije Bajrami | 03-02-2012 09:24 CET

Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, nė ditėn e dytė tė punės sė saj nė Kosovė ka refuzuar kėrkesėn e mbrojtjes pėr tė pėrjashtuar nga lėnda prokurorin nė rastin e Fatmir Limajt dhe nėntė bashkėluftėtarėve tė tij, Maurizio Salustron, dhe po ashtu ka refuzuar kėrkesėn qė i njėjti tė ftohet nė kėtė rast nė cilėsinė e dėshmitarit.

Vendimi ka ardhur tė enjten dhe atė pas urdhrit tė gjyqtarit tė rastit, qė e kishte dhėnė tė martėn nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, ditė nė tė cilėn avokati i Fatmir Limajt, Karim Khan, ka lajmėruar gjykatėn pėr kėrkesėn tė cilėn e ka paraqitur qė tė pėrjashtohet nga ky rast prokurori Salustro, dhe pa pėrgjigjen e tillė nuk kishte bazė ligjore pėr vazhdimin e gjykimit.

Sipas vendimit, njė kopje tė sė cilės e ka siguruar gazeta, “kėrkesa pėr pėrjashtimin e njė prokurori nga njė procedurė penale nė mėnyrė qė ai/ajo tė ftohet si dėshmitar/e nuk mbėshtetet nė ndonjė bazė tė ligjit”, thuhet nė versionin shqip tė vendimit tė lėshuar nga kryeprokurorja, vendim tė cilin ajo e ka adresuar tek Gjykata e Qarkut nė Prishtinė.

Avokati Khan nė kėrkesėn e dorėzuar ka kėrkuar fillimisht qė tė ketė pėrgjigje me shkrim nga ana e prokurorit tė rastit Limaj, Maurizio Salustro, pėr njė kėrkesė tė dorėzuar mė datėn 10 janar, e pėr tė cilėn asnjėherė nuk kishte marrė pėrgjigje nga prokurori i rastit.

Nė pikėn e dytė ai kishte kėrkuar nga kryeprokurorja, qė prokurori i rastit tė detyrohet qė pėr pyetjet e parashtruara nga ai, ai tė pėrgjigjet me shkrim. Nė rast se kjo nuk bėhet, nė pikėn e tretė mbrojtėsi Karim Khan ka kėrkuar qė Maurizo Salustro tė autorizohet qė tė paraqitet nė procedurė nė cilėsinė e dėshmitarit, me qėllim tė dhėnies sė pėrgjigjeve tė parashtruara nga mbrojtja.

Nė qoftė se asnjėra nga kėto nuk arrihet nė pikėn e katėrt, avokati i deputetit Limaj ka kėrkuar qė prokurori special i EULEX-it, Maurizo Salustro, tė tėrhiqet si prokuror i rastit dhe t’i bėhet me dije Trupit gjykues tė Udhėhequr nga Jonathan, qė ai tė ftohet si dėshmitar.

Asnjėra nga opsionet e kėrkuara nga mbrojtja nuk janė pranuar nga kryeprokurorja e cila zyrtarisht punėn e saj nė Kosovė e ka nisur njė ditė mė parė.

Salustro ka imunitet

Sido qė tė jetė, kryeprokurorja ka dhėnė arsyetimet e saj nė vendim. Sipas kėtij vendimi, Salustro nuk mund tė thirret edhe nė cilėsinė e dėshmitarit nė kėtė rast. Pėr tė arsyetuar kėtė refuzim ajo ėshtė thirrur nė Ligjin mbi Statusin, Imunitetin dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike, Konsullore dhe Personelin e Republikės sė Kosovės dhe Praninė Ndėrkombėtare Ushtarake si dhe Personelin e saj.

Ky ligj, sipas vendimit tė lėshuar, “nuk do tė lejojė prokurorin special tė EULEX-it qė tė ftohet nė procedurė si dėshmitar”.

Zyra pėr informim e EULEX-it ndėrkaq, gjatė ditės sė enjte nė pėrgjigjen e dhėnė rreth imunitetit tė personelit ndėrkombėtar tė EULEX-it ka thėnė se ky imunitet ėshtė dhėnė nga vetė autoritetet e Kosovės.

“Nėse autoritetet vendore dėshirojnė tė ndjekin penalisht ndonjė anėtar tė personelit pėr shkak tė shkeljes sė ligjit, mund tė bėhet kėrkesė pėr heqje tė imunitetit dhe pėr kėtė vendosin autoritetet ndėrkombėtare. Imuniteti i misionit dhe personelit ėshtė i rregulluar me ligjin vendor pėr imunitetin e misioneve diplomatike, ndėrsa imuniteti i prokurorėve ėshtė i rregulluar me ligjin vendor pėr prokurorin e shtetit, neni 23 pėr imunitet ku thuhet: Prokurorėt gėzojnė imunitet nga ndjekja penale, paditė civile dhe shkarkimi nga funksioni pėr veprimet e ndėrmarra, vendimet e marra, apo mendimet e shprehura qė janė brenda fushėveprimit tė pėrgjegjėsive tė tyre”, thuhet nė njė pėrgjigje tė dhėnė nga misioni EULEX.

Mbrojtja e pakėnaqur

Pavarėsisht interpretimeve tė dhėna nga ky mision, vendimi ėshtė parė si i pafavorshėm nga ana e avokatėve, tė cilėt njėzėri i janė bashkuar thirrjes sė kolegut Karim Khan pėr tė pėrjashtuar Maurizo Salustron nga cilėsia e prokurorit, prokuror i cili nė njė aktakuzė tė ngritur vitin e kaluar e tė konfirmuar nė shtator, i ngarkon dhjetė ish-luftėtarė tė brigadės “Kumanova” pėr kryerjen e veprės penale tė krimeve tė luftės gjatė luftės nė Kleēkė tė Lipjanit.

Mbrojtėsi vendor i Fatmir Limajt, avokati Tahir Rrecaj, ka thėnė se kryeprokurorja nė vendimin e marrė nuk ka dhėnė pėrgjigje nė tė gjitha kėrkesat e mbrojtjes, por vetėm nė atė se pse prokurori Salustro nuk mund tė ftohet si dėshmitar.

“Ajo nuk e ka shqyrtuar pjesėn qė ka tė bėjė me paanshmėrinė e prokurorit dhe unė mendoj se njė prokuror nuk mund tė pėrfaqėsojė njė aktakuzė, nėse ndaj tij ngrihen akuza nga vetė dėshmitari i rastit”, ka thėnė mbrojtėsi Rrecaj.

Njė gjė e tillė edhe po tė mos ekzistonte kėrkesa e mbrojtjes, sipas tij, do tė duhej ta detyronte prokurorin qė vetė tė tėrhiqej nga rasti dhe atė nė rrethana etike dhe profesionale.

Vendimi tashmė ėshtė marrė dhe sipas avokatit Rrecaj, ndaj tij, nuk ka tė drejtė ankese. E tėra ēfarė i ka mbetur mbrojtjes, sipas tij, ėshtė qė tė vazhdojnė kėrkesėn pėr largimin e prokurorit nga rasti.

“Ne do tė kėrkojmė nga trupi gjykues dhe do tė propozojmė heqjen e imunitetit tė prokurorit dhe njė imunitet i tillė konsideroj se mund tė hiqet pėr shkak tė provave tė cilat posedon mbrojtja”, ka pėrfunduar Rrecaj.

0.0/5 (0 votë/a)
Murtez Xhemajli (Kosovë - Suedi): 03-02-2012 13:33
Nė imunitet nuk mundet qė tė thirret askushė sepse ashty do tė delė qė edhe z.Limaj ka imunitet dhe menjihere duhet tė lirohet nga mbajtja nė arrest shtepiak, kurse sdi si tė thuhet dhe pse nji njeri nuk po mujka me u hjek nga nji landė nė tė cilen kerkohet drejtėsia dhe po ky Salström ėshtė i lidhur me tė keqijat qė janė berė ne lidhje me deshmitarin X ku ai po dalka qė ėshtė pėrgjegjės pėr vdekjen e tijė dhe ai sė pari duhet me u pėrgjegj para trupit gjykues pse ka ardhė deri te vetėvrasja e tijė dhe qfar u bė mbi ta dhe sa ju ka vyjtė e keni mbajt me masa tė jashtėzakonshme e masandej pse e qiti nė shtet tjeter dhe nuk i intereson pėr te mė.Pra z.sandström nuk duhet me u lidhė nė imunitet por nėse lidhet atėhere mbrojtja duhet me urgjencė me ju drejtue gjykatės kushtetuese qė me e dhanė fjalėn e vetė sepse pėr imunitetet e Shqiptarve e dha edhe ata me urgjencė pa e ngutė askushė e kjo duhet menjihere me u ndrique e pastaj me ndermarr masa qe familja e deshmitaritX me e kerkue ligji
dreni (Skandinavi): 03-02-2012 13:30
Salustro perpara,pastroje krimin e instaluar ne Kosove.
Gazi ( antikrimi-antihashimi): 03-02-2012 12:46
Ky Salustro nje atdhetar i sinqerte dhe i devotshem shqiptar,Salustro mos u ndal se shqiptaria me se shumti ka vuajtur dhe po vuan per DREJTESI,andaj kerkojme DREJTESI deri ne fund *ai qe ka henger hudra i vie era hudra*...o popull per hire te lirise dhe gjakut te derdhur DREJTESI,jo komandantat kriminel e hajdute permbi ligjin dhe mbi pasurine e popullit qe nuk po ia dijne fundin,qdo dite jemi deshmitar per shume te keqija qe po na ndodhin nga keta kriminele te pangopur qe luajne me dinjetetin tone shqiptar,stop kriminelve dhe fund krimit,rrofte DREJTESIA per te gjithe..?!
bardhi (Gjakove): 03-02-2012 10:25
Duhet te largohet ky kriminel i cili bene qyqe te montuara mbi djemt tane, me qellim te pasurimit, karrieres dhe plotesimit te oreksit te serbise. Perse ky zoteri i liron serbete qe kane bere krime mbi shqiptaret dhe i ndjek luftetaret e UCK-se.

Rishpallen zgjedhjet nė universitet

Universiteti i Prishtinės (UP) ka rishpallur procesin e zgjedhjeve nė nivel universiteti. Pas Udhėzimit Administrativ tė nėnshkruar nga ministri i arsimit, Ramė Buja, pėr zgjedhjet nė universitet, Kėshilli Drejtues (KD) i UP-sė ka konfirmuar vazhdimin e procesit zgjedhor prej aty...

S’ka konsensus pėr reformėn zgjedhore

Liderėt e partive kryesore politike nė vend nuk kanė arritur konsensus sa i pėrket reformės zgjedhore. Madje, as presioni ndėrkombėtar nuk ka bėrė punė qė tė arrihet njė marrėveshje e tillė. Nė takimin e liderėve qė ka zgjatur mė shumė se dy orė, e ku tė pranishėm kanė qenė e...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Prizren, promovohet abetarja e pėrbashkėt

Nė Prizren sot ėshtė promovuar Abetarja e pėrbashkėt e Shqipėrisė dhe e Kosovės. Nė ceremoninė ...

LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda

Lidhja Demokratike e Kosovės nėpėrmjet njė deklarate publike ka kėrkuar tė zbulohen e tė ndėshk...

Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes

Zyra Civile Ndėrkombėtare konsideron se janė pėrmbushur 80 pėrqind e detyrave qė ėshtė dashur t...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51