Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
10°

“Ngelcanat” nėpėr ambasada

Jeton Llapashtica | 04-02-2012 00:14 CET

(E plotėsuar) Ministria e Punėve tė Jashtme (MPJ) nėn drejtimin e ish-ministrit Skender Hyseni, i ka shpėrblyer me pozita tė larta dhjetėra kandidatė qė gjatė intervistimit janė radhitur tė fundit nė listė pėr nga pikėt e fituara, ndėrkaq, tė kundėrtėn e ka bėrė me kandidatėt qė janė treguar mė tė suksesshėm.

Sipas njė dokumenti qė ka siguruar “Zėri”, ku janė tė radhitur kandidatėt nė bazė tė pikėve qė kanė marrė gjatė intervistimeve nė vitin 2009 pėr pozita tė ndryshme nė shėrbimin diplomatik e konsullor, shumė prej tyre qė kanė marrė pikė minimale janė pėrzgjedhur si pjesė e stafit diplomatik e konsullor nėpėr ambasada tė ndryshme, derisa kandidatė me pikė mė tė larta kanė rėnė nga “kombinimi”.

Madje, Komisionit Intervistues tė MPJ-sė i kanė mjaftuar vetėm 4.3 pikė qė ka marrė Agron Smakiqi, qė atė ta bėjė sekretar tė parė nė Ambasadėn e Kosovės nė Shkup. Me vetėm pak pikė mė shumė sesa Smakiqi, me 7.3 pikė, Burim Qorri ėshtė emėruar si sekretar i parė nė Ambasadėn e Kosovės nė Tiranė.

Pėrzgjidhen tė dobėtit, injorohen tė suksesshmit

Nė saje tė punės “profesionale” dhe “korrekte” qė ka bėrė komisioni i atėhershėm qė pėrbėhej prej Qerim Qerimit- kėshilltar i parė i ish-ministrit Hyseni, Fitim Gllarevės- ish- sekretar permanent nė MPJ, Lulzim Mjekut- drejtor i Drejtorisė sė pėrgjithshme nė MPJ, Besfort Rrecajt- kėshilltar i ish-zėvendėsministres sė Jashtme, Vlora Ēitaku, Suzana Krasniqit- nga Departamenti Ligjor i MPJ-sė dhe Melhin Mahmutit- poashtu nga MPJ, sot Republika e Kosovės ka dhjetėra zėvendėskonsuj qė gjatė intervistimit nuk janė treguar edhe aq tė suksesshėm.

Arben Muhameti ėshtė bėrė zėvendėskonsull nė Romė vetėm me 10.3 pikė, Imer Lladrovci nė Shtutgard me 12.5 pikė, Mustafė Avdiu nė Paris me 14 pikė dhe Isa Kosumi nė Vjenė me 15. 8 pikė.

Pėr mė tepėr, falė vetėm 12.3 pikėve tė fituara, sot Naser Idrizi ėshtė sekretar i parė nė Ambasadėn e Kosovės nė Slloveni, ndėrsa tė njėjtėn pozitė nė Vjenė e mbanė Zana Rugova, e cila ka marrė vetėm 15 pikė. Me vetėm 0.5 pikė mė shumė sesa Rugova, Fatmire Musliu ėshtė bėrė sekretare e parė nė Berlin.

Por kjo nuk ėshtė e tėra. Qė nga viti 2009 Valon Krasniqi punon si ministėr-kėshilltar nė Bruksel, pavarėsisht se kishte arritur vetėm 14 pikė, ndėrsa njė pjesė e madhe e stafit diplomatik e konsullor janė punėsuar pavarėsisht se kishin arritur tė grumbullojnė prej 16 deri nė 19 pikė.

Sipas dokumentit qė ka siguruar gazeta, derisa kandidatėt me numėr shumė tė vogėl tė pikėve kanė zėnė pozita tė larta nė shėrbimin diplomatik e konsullor, konkurrentėt e tyre me numėr maksimal tė pikėve (20-28) nuk kanė arritur tė punėsohen.

Laura Selmani (20.6 pikė), Petrit Sopjani (24.5 pikė) Mehdi Bislimi (24.5 pikė), Srdjan Sentic (24 pikė), Albert Kuēi (21.3) janė vetėm disa nga personat qė nuk kanė arritur tė punėsohen pavarėsisht nga numri maksimal i pikėve. Madje, ndėr ta ėshtė edhe magjistri i Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, Faton Bislimi, i cili nė vitin 2009 ka qenė duke ligjėruar nė disa universitete, ndėr to edhe nė Universitetin Amerikan tė Kosovės, ndėrkaq aktualisht ėshtė duke doktoruar nė Kanada.

Gllareva e Mjeku i ruajnė “sekretet”

Gazeta ka bėrė pėrpjeke qė tė marrė sqarime nga personat qė punojnė nė shėrbimin diplomatik e konsullor falė pikėve tė pakta qė kanė marrė, por njė gjė e tillė ka qenė e pamundur.

“Pyetni komisionin (si jam pranuar)”, ka thėnė nėpėrmjet telefonit sekretari i parė i Ambasadės sė Kosovės nė Shkup, Agron Smakiqi, i cili ka marrė vetėm 4.3 pikė.

Por, pėrgjegjėsisė i kanė ikur edhe ish-anėtarėt e komisionit.

Derisa Lulzim Mjeku, qė aktualisht ėshtė drejtor nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė MPJ-sė e ka mbyllur telefonin me tė kuptuar se flet me gazetarė, ish-sekretari i kėsaj ministrie, tani zėvendėsambasador nė Bullgari, Fitim Gllareva, ka thėnė se nuk ėshtė kompetent tė flasė pėr ēėshtjen nė fjalė.

Ndėrsa, ish-ministri i Jashtėm, Skender Hyseni, ka thėnė nėpėrmjet telefonit se nuk ėshtė i informuar nė detaje se ēfarė ka ndodhur gjatė intervistimit, por, sipas tij, pikėt gjatė kėtij procesi kanė qenė vetėm disa nga kriteret pėr punėsim.

“Poenėt kanė qenė njėra nga kriteret. Nėse ėshtė futur nė listė dikush dhe e ka kaluar minimumin e poenėve, ai automatikisht ėshtė kualifikuar qė tė shkojė diku. Ka plot persona qė kanė pasur numėr tė madh tė poenėve, por s’u ka pėlqyer ku i kemi rekomanduar dhe nuk ka shkuar, pra ka shkuar tjetri”, ka thėnė ai, duke mos preferuar qė tė japė pėrgjigje nėse ėshtė bėrė ose jo shkelje kur Komisioni ka pėrzgjedhur personat qė kanė jashtėzakonisht pak pikė dhe ka injoruar ata me mė shumė tė tilla.

Nė MPJ mbizotėroi familjarizimi dhe politizimi

Por analisti politik, Avni Zogiani, thotė se gjatė pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr tė ndėrtuar sistemin diplomatik e konsullor tė Kosovės, MPJ-ja ka respektuar maksimalisht lidhjet familjare dhe politike me disa persona nė mėnyrė qė atyre t’ua sigurojė nga njė vend pune.

“Nė rastet kur nuk ka pasur nepotizėm politik, ky proces ka shėrbyer edhe si rekrutim i njerėzve tė devotshėm prej shoqėrisė civile dhe prej sektorėve tjerė, pėr shembull, gazetarisė. Ėshtė njė proces krejtėsisht i deformuar qė nuk ka respektuar asnjė parim”, thotė ai, duke shtuar se i tėrė procesi i ndėrtimit tė rrjetit diplomatik e konsullor ėshtė ndėrtuar mbrapsht.

Ndėrsa, zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme, Petrit Selimi, thotė se MPJ-ja ka trashėguar njė sėrė sfidash nė operim nga puna e ish-udhėheqėsve tė kėtij dikasteri, tė cilat nisin me stafin joadekuat e deri tek mungesa elementare e kushteve pėr punė.

“Fatkeqėsisht, njė pjesė e madhe e punės shkon nė pėrmirėsimin logjistik dhe kadrovik sepse mbi gjysma e stafit tė MPJ-sė punojnė nė bodrume tė ndėrtesės "Gėrmia" pa dritė dielli, ndėrsa ka diplomatė qė nuk flasin gjuhėt pėrkatėse”, thotė ai.

Nuk do tė ketė ndryshime tė mėdha

Zėvendėsministri Selimi thotė se ministri i Jashtėm, Enver Hoxhaj, ėshtė zotuar se nuk do tė ketė ndryshime radikale nė stafin diplomatik e konsullor, por vetėm pėrmirėsime dhe trajnime tė tij.

“Pėr herė tė parė nė historikun e MPJ-sė kemi iniciuar njė program tė gjerė trajnimesh brenda dhe jashtė vendit, edhe me ndihmėn e Fondacionit Soros dhe disa ministrive mike evropiane. Ne presim qė tė ngremė kualitetin e punės te shumė kuadro. Po ashtu, sivjet do tė kemi edhe praktikantė nė punė nga ministri evropiane duke krijuar ambient tė ndėrkombėtarizuar tė punės dhe bartje tė diturisė me ministri mike homologe”, thotė Selimi.

2.7/5 (7 votë/a)
lavdimja broqkullisja (Prishtinë): 27-02-2012 22:59
Valla nuk di kujt do i vjen fundi, po ti nuk po kryhesh kurqysh. Tash po bindem qe je kah i sheron frustrimet e tua.Shkruaj sa te duash tash e tutje se po duket qe po te ben hajr kjo terapi :)))
lavdime (Peje): 27-02-2012 19:07
Per Kenanin- per ty vlen njejte si per Arabaxhiun . Nese e ke mizen nen kapuc bleje nje kapuc me vrima qe te dal miza. Se shpejti do ju vjen fundi juve qe jeni shitur per politike ditore..
Kenani (Gjilan): 27-02-2012 15:16
Oj Lavdime, oj trime meru me biznes pse po humb kohe ne forume???
lavdime (Peje): 26-02-2012 23:04
Ooo Drenas, a nuk po te duket se boll e flliqet punen e Kosoves dhe po ke ftyre me komentu allahile. Kthehu ne ode te katunit ku e ke vendin se ma mire per ty dhe per Kosoven
lavdime menaxhusja e kompanise private (Drenas): 21-02-2012 14:40
Oj lavdime bizmismene, po tu ecka bizmisi mire kur paske vakt me nejten neper interneta...hahaha ani tha bizmismene, ani kompani private. po de, po kompani per menaxhim te punve te qeveris...leji bre kto fore.
lavdime (Peje): 20-02-2012 00:07
Arabaxhiu nese e ke mizen nen kapuc, bleje nje kapuc me vrima se te del miza jashte. Une jam nje grua e zonja e cila menaxhon kompani private dhe nuk me nevojite puna ne administrate te korruptuar tu Kosoves per te arritus sukses ne jete. Po duket se tu paska mbush goja shkum tu ju ndejt gati pushtetarve per t'u mbajt moralin larte.
Arabaxhiu (Peje): 19-02-2012 01:37
Lavdime, lesho punen ne MPJ se edhe vet je neper institucione tu Kosoves. Aq je e frustrurar saqe edhe dy jave pas kesaj teme ende po katrithesh per cikrime. Get a life girl/boy...
Lavdime (Peje): 17-02-2012 10:19
Ky eshte realiteti i Kosoves Pellumbeshe. Ta kuptojne Endriti dhe shoku i tij se ne qeverine e kosoves nuk mundesh as pastrues me hy pa e pas dike te forte pas teje. Administrata e Kosoves eshte mbushur nga militant partiak, servila etj etj. Sejcili mundet me u kyc aty por duhet te paguaj nje fature. Ajo fature eshte qe te nderroj komplet si njeri i formuar, te behet servil deri ne fund, te shes nderin te duroj gjithcka vetem e vetem per te perfitu ndonje meditje,mundesi per burse jashte vendit, mundesi per te vjedh kur ti vjen rasti (edhe pse me diplome te Msc apo Phd qe ja ka financu taksapaguesi i ndergjegjshem i Kosoves). Gjeja e fundit qe i intereson qeverise dhe (shumices) se punetorve te saj eshte prosperiteti i Kosoves. Ata jane aty vetem per interesa te veta personale dhe interesa partiake. Por me kohe sejcili prej tyre do te merr denimin e merituar...
Beka (Italy): 13-02-2012 12:00
Une jam nje qytetar qe jetoj dhe punoj ne Itali, dhe me aspak ngurrim mund te them se ambasade jone ketu eshte nje deshtim i plot, me ka rastesis te shkoj 3 ose 4 here, dhe te therras me mijera here ne telefon, sepse ato vajzat qe jane staf teknik, nuk pergjigjen me jave te tera, ndersa sa i perket nenkonsullit Arbenit nga 4 here qe kam qene 2 here ai ka fol me ore te tera ne telefon, si dukej i mungonte shume Kosova, po kthehu more burre se edhe ashtu se meriton ku je, ke zene vendin e huaj dhe mos i shpenzo kot te hollat e kosovareve te varfer.Nuk kan faj italianet qe na nencmojn dhe flasin cmos per neve, perderisa ne nencmojm veteveten, dergojm njerez jo kompetent per te na perfaqesuar e ate te miret i hudhim posht.
pellumbesha (prishtin): 11-02-2012 23:12
Nje artikull shum i qelluar dhe ju pergezoj atyre qe e kan shenuare por edhe botuar.I lexova me vemendje disa komente e njeri prej jush kish shenuare qe nuk ka pas mundesi as te intervistohet per te punuar ne amb.Mundem vetem me ju tregu,mos te ju mbetet marak fare se nuk keni humb asgje.Se edhe pse te thirrin ne intervis e kan vetem me mbush kushtin per me i pranu te vetit.Edhe pse i plotson kushtet prape nuk te pranojn nese baballaret nuk i kena ndonje pozit te lart apo nuk i kan rregullu ambasadene,etj etj.E ter intervista ishte vetem sa per sy e faqe se njerzit tregojshin vet se vetem jan te pranun e per tjeret nuk ka vend.Kur ne jet nuk kam pas deshperim me te madhe.Eshte nje ralitet i hidhur por i vertet as ne Ks por as ne diaspor shteti yne nuk menon per neve per derisa nuk ke kapital sje askushi.Ishte nje realitet i hidhur por nje mesim per ter jeten mendo dhe shiko gjej pune kah te mundesh por kurrrrr mos konkuro ne institucionet e tona se aty ske shanca kurr.
shoku i ENdritit (Peje): 10-02-2012 23:25
Lavdime,u pa puna jote...kaq.
didi (prishtine): 10-02-2012 22:04
Per qeky didi: Du me ta vazhdu pak se koke trullan e spo merrshe vesh: Kam komentuar sepse per mendimin tim eshte teme e ndjeshme dhe eshte dicka qe nuk ndoshe ne asnje shtet tjeter te botes. Kam komentuar sepse per dallim nga ti qe edhe emrin e kopjon shumica e komentuesve ishin shume racional sepse me kometues si ti i gjithe debati perbehet nga ofendimet. Dhe e treta me keni ba kurioz per ate qike dhe do interesohem te mesoj me shume per te!!!! E ti o i deshtuar lexoj komentet e mija dhe meso se nuk jan komete te nje ngelcani. Lum Ulmi qe te paska.
lavdime (Peje): 10-02-2012 00:12
eeh more Endrit, nuk ke guxim as emrin e vertet me e publiku?!?! Une jetoj cdo dite ne Kosove dhe nuk fshihem permes nenshtetsive te dyfishta. Per faktin se ti punon ne organizate burokratike (edhe nese eshte nderkombetare),po shifet se je ambientu nje mjedisin burokrat ku ne shumicen e rasteve rekrutimi behet me lidhje familjare, miqeve dhe favoreve te ndryshme. Ne Kosoven e varfer shumica e buxhetit mbushet nga taksat e neve qe punojme ne sektorin privat. Dhe si rezultat e nepotizmit dhe politizimit te gjithckafit, kemi raste te shumta qe njerez jokompetent marrin pozita vendim-marrese. E cili eshte rezultati?? Perderisa ne vitin 1999 e gjithe bota ishte me ne, tani ne vitin 2012 per shkak te keqveprimit jane duke na kontestu gjithcka? Po per ty eshte ndoshta lehte sepse ke dy nenshtetsi. E sa per diplome, te ne thojin shkolla nuk e ben njeriun por njeriu e bon shkollen..
qeky-didi (ulm-gjermani): 09-02-2012 20:10
didi qe ka ba shum Komente po mdoket asht ajo mesa a ku e di un qka e lushtakit,mbiemin e ka musliu.marre me pas nji njeri si ajo ne ambasad. nji shok i jemi e njef prej kohs studimeve ne münchen, aj mka than se ajo menxi qi i ka kalu provimet, me notat ma tdobta,dilpomn e ka me 4 kjo not ngjermani asht ma e lishta, ma posh nuk ka ku me shku hiq ma.
Ati, (New York): 07-02-2012 17:41
Esht per te ardhun keq,Un personalisht punoj per Qeverin Amerikane,Kam provu disa her me kalu ne ndonjeren prej Kosulatave apo Ambasadave mirpo per fat t`keq nuk kam pasur fat as me u intervistu,
Arben (Prishtine): 07-02-2012 15:47
"Arben Muhameti është bërë zëvendëskonsull në Romë vetëm me 10.3 pikë", cfare turpi, ai le me qe nuk flet ndonje gjuhe te huaj edhe shqipen e flet me ate theksin e rend te zones prej nga vjen, ndersa per punen qe ben atje dyshoj se di te bej dicka, po mire pasi eshte PDKce e aty ketu ka dale ne ndonje fjalim ne fushaten zgjedhore te PDK-se.Pastaj seshte per tu habitur kur degjoj gjera te ndryshme nje nder ato ka qene rasti me epitetin "tufe barinjesh"qe i referohej ambasades ne Rome, ,me personat si Arbeni eshte veshtire per tu kundershtuar nje gje e tille.Shpresoj qe MPJ te ndergjegjesohet pak per te miren e vet shtetit, sepse kemi njerez qe mund ta perfaqesojn Kosoven shume me mire se disa barinje.
Mimi (Hamburg): 07-02-2012 15:19
Kur te duan mund te dalin me mua ne cfaredo lloj testi, provimi apo dyluftimi verbal te testimit te njohurive te pergjithshme apo atyre specifike te diplomacise dhe te shohim, se sa pike i marrin ata e ato qe aktualisht e prezantojne vendin tone jashte dhe sa pike po i marr une se bashku me Laura Selmanin e kandidatet tjere, qe kane pasur piket maksimale.Turp! Turp! Turp!
Mimi (Prishtinë): 07-02-2012 15:16
Laura Selmani eshte poliglote e ka shume vite pervoje pune ne parketin diplomatik e ajo as qe u thirr, nderkaq qe ka fituar burse e po i ndjek studimet per master ne Rome. E njoh personlisht dhe eshte gjeni, turp Skender Hysenit e komisionit qe kane bere keso veprimesh nepotizmi....bile aty ku prezantohet Kosova me qu njerez qe s kane lidhje me krye!
didi (prishtine): 07-02-2012 12:07
Valla qitash bash u bana pak nervoz. Pse? Me qita komentues qe po pshteten ne Doktoratura!!! Mire eshte me pas shkolle por ju as per keta qe jane apstrofuar nga ky qorr gazetari nuk e keni idene sa kan shkolle (pra kujdes pak) kurse edhe nifar Basri Pllana ishte me shkolle po sot jeton midis Beogradit. Sa servili i dreqit arrine ta beje nje doktorature nuk mund te futet ne sherbim te shtetit. Mosni bre se na cmendet. Disa komentues disa here e ceken se jane shume faktore qe e kualifikojne njeriun te punoj per shtetin... per keta komentues respekt. Kurse ju qe jeni ngjitur veq per diplome doktoranti po ma merr mendja qe jeni pa personalitet dhe perplot komplekse. Edhe ai me i zgjuari nese eshte servil nuk e ka vendin ne trupen diplomatike. Kuptojeni njehere e pergjithmone. Hajde mire mbetshi te gjithe.
didi (Prishtine): 07-02-2012 10:40
Endrit: Jeni shume i arsyeshem ne komentet qe beni. Keshtu do te duhej te ishin te gjithe. Ose cka mua po me pelqen eshte qe disa te cilet kan informata po i cekin me emer e mbiemer e jo veq hajt se po muj ta shaj dikend. Per fat te keq kjo eshte bere praktike tek ne. Do kisha deshiruar qe edhe Gazetaret tane te jene me te arsyeshem ne shkrimet e veta. Objektiv e jo tendencioz edhe pse per fat te keq gazetaria tani keshtu po punon jo vetem tek ne por ne gjithe boten.
Fahriu (Prishtine): 07-02-2012 10:34
Une kisha me thene, qe MPJ a e evnerit mos ti perserit gabimet e skenderit. Ti permiresoj gabimet e 2009- tes. Do te duhej kandidatet qe jane duke doktoruar te mos hudhen ne shpot se shteti yne nuk ka me te kualifikuar. eshte mire me u ba publik lista e atyre qe ishin kualifikuar ne 2009 dhe nuk e zun vendin. Disa u diskualifikuan pra u shkembyen me emra qe rane ne provim me shkrim. Po te botohej lista e atyre qe fituan pike me shume, do te dihej e verteta dhe do te korrigjohej e pavaereta dhe dallaveret... tung e befshi
Endriti (Prishtine): 06-02-2012 23:02
Lavdime, tjeter kund sheroi frustrimet, moter. Jam zyrtar i larte NE ORGANIZTAE NDERKOMBETARE (lexo tre here para se me kercy ne cdo koment qe nuk po te pelqen). Paguhem nga taksat e BE-se dhe jo nga ato qe permend ti. kam nenshtetesi te dyfishte dhe kam doktoratutre nga nje universitet i njohur ne SHBA. keto qe i permenda nuk jane per te hedhur pluhur syve, por me te tregu se jam, besoj, i thirrur me komentu edhe une dhe se mund te vlersoj punen e tjeter kujt pa ekuivoke...e sa jam medioker, po ta le ty te me gjykosh. p.s. emrin nuk e kam Endrit (natyrisht), sepse po te prezentohem me emrin tim besoj se me njeh ose me ke takuar se paku nje here ne RKS. Cka me ba, kjo Kosove eshte e vogel, te gjithe njihemi, qysh edhe po deshmohet nga keto komente dhe nga ky shkrim. Te fala. (Mendova te shkruaj me shume ne lidhje me ato ēka (e jo 'qka')kam perjetuar gjate vizitave te mia atje, por ēdo qudi zgjate tre dite...prandaj edhe kjo qudi e MPJ do te behet boze qysh neser. Gjume te embel
Iliri (Prishtine): 06-02-2012 20:11
Per Endritin (Prishtine): Pasiqe po e kritikon gazetarin, do te ishte mire edhe ti me qene transparent e me tregu ku qka ke pare? Do te ishte shume e mireseardhur, veq sa me pase nje ide se edhe une kame ca eksperienca me disa prej tyure. Flm.
Ademi (Prizren): 06-02-2012 18:50
E kam nje sugjerim per autorin (po ashtu lidhet me MPJ-ne)- le te hulumton pakez se si eshte bere perzgjedhja e sekretarit te perhershem ne MPJ? Le ti zbulon autori lidhjet shoqnore-miqesore edhe ne kete aspekt. Kush ja punesoi ketij sekretari djalin, e kujt ja punesoi ai motren??? E kane bo shtetin si bahce te babaes, bre Zoti ju marroft ftyren.
Bici (Mitrovice): 06-02-2012 14:54
Autor i nderuar, pse nuk po e qitni komplet listen e Konsujve dhe zv.Ambasadoreve se sa pikë kane ata.Ju lutemi qitni listen e Konsujve dhe zv.Ambasadoreve nga sa pike kane ata.Pergezime Autorit.
Albani Prishtine (Prishtine): 06-02-2012 13:31
Cfare komentues analfabet pjeserisht, por ju duhet te informoheni per te tjeret, te cilat kane shkuar me pozita teper te larta si Minister keshilltar, apo keshilltar e konsuj, dhe vetem qe kane qene te aferm te ish Ministrit.Po ashtu Urtak Hamiti (djali i Sabriut) eshte zv Ambasador ne Kroaci dhe veq sillet verdalle.Ka shume te tjere, qe kane punuar edhe per ish pushtetaret komunist dhe fatekeqesiht sot perfaqesojne kosoven neper bote. Ne rend te pare duhet me sherby ai i cili e don vendin e vet dhe pastaj vijne keto vleresimet tjera. kemi Ambasador qe e shajn Kosoven dhe ata pa prit duhet me i largu, Ish ministri Hyseni ka ba MPJ-ne Monopol te ldk.
arbeni (Newyork): 06-02-2012 01:08
E pergezoi autorin per shkrimin, mirepo sa e kuptova nga shkrimi me duket se nuk eshte i kompletuar. Ne shkrim e ka cek qe vleresimi eshte per interviste ndersa sic dihet ne ate proces ka pas edhe test me shkrim! Nuk e di se si eshte bere llogaria e pikeve, do te ishte mire autori me ndonje shkrim tjeter ti beje sqarimet(kete pe kerkojne edhe shume tjere)Si pjesemarres qe kam qene vete ne kete proces do ti ndihmoja autorit qe ta ploteson kete shkrim pa dyshuar ne qellimin e mire qe e ka pas. Sipas provojes sime si dhe shume kolegve qe disa jane e disa nuk jane pjese e diplomacise intervista me goje ka qene rreth 5 min. Per kete kohe smund te vlersohet nje kandidate ku prezentimi personal ka mare kohen kryesore. Per ta plotesu shkrimin autori eshte mire ta botoj listen komplete te fituesve si ne interviste ashtu edhe piket e fitura ne test me shkrim qe ka zgjate 2 ore.
Niti (Prishtine): 05-02-2012 23:08
A duhet autori qe botoj komplet Listen e stafit diplomatik dhe te gjithe Konsujve. Kjo do ishte ideale per gazeten edhe autorin. Pra listen komplet te stafit dhe te Konsujve.
Hana(Gjakove) (Gjakove): 05-02-2012 22:50
@Petrit- paj une jam nje studente ne UP,tashme e rritur mirepo mbaj mend mire shume kur MILAZIM VLLASALIU perkthente per kosovare ne Gjermani,e paramendoni qfare te perkthyeri!!!!!,pastaj ai ra gjermanet na perzun ne Kosove e tash familja ime jeton me rast social,menzi rritemi,e si ta harrojm ate fetyre te atij personi e ate emer qe na solli kob ne familje,ai eshte njeri pa shpirt,ai nuk njeh komb,nuk njeh njeri,nuk njeh kosovar,ai eshte servil i padobishem i gjermaneve, qe veq pak pushtet me pas ai eshte ne gjendje me e shit shtetin, ai nuk ka as perkatitje universitare,e sot ai ka nje post,njeri qe eshte ne gjendje me besoni me mbyte edhe nenen e vet,shume i zi ,shume i keq,e tani me perfaqesu Kosoven,po rrnoft SINANI,ja se qka kan dergu MPJ ne Berlin,ndersa dhjetera familje edhe sot e keto dite vuajn nga faji i tij!!
enveri (Prishtine): 05-02-2012 22:33
Nese ZERI e ka njemend me na informu, atehere duhet ta botoje listet per te gjithe kandidatet dhe te shihet se kush ku ka shkuar dhe me sa pike. Skenda ka derguar shume, Gllareva shume, Rame Manaj shume, Vlora Citaku shume, por me se paku kane shkuar njerez te pergatitur.

Rishpallen zgjedhjet nė universitet

Universiteti i Prishtinės (UP) ka rishpallur procesin e zgjedhjeve nė nivel universiteti. Pas Udhėzimit Administrativ tė nėnshkruar nga ministri i arsimit, Ramė Buja, pėr zgjedhjet nė universitet, Kėshilli Drejtues (KD) i UP-sė ka konfirmuar vazhdimin e procesit zgjedhor prej aty...

S’ka konsensus pėr reformėn zgjedhore

Liderėt e partive kryesore politike nė vend nuk kanė arritur konsensus sa i pėrket reformės zgjedhore. Madje, as presioni ndėrkombėtar nuk ka bėrė punė qė tė arrihet njė marrėveshje e tillė. Nė takimin e liderėve qė ka zgjatur mė shumė se dy orė, e ku tė pranishėm kanė qenė e...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Prizren, promovohet abetarja e pėrbashkėt

Nė Prizren sot ėshtė promovuar Abetarja e pėrbashkėt e Shqipėrisė dhe e Kosovės. Nė ceremoninė ...

LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda

Lidhja Demokratike e Kosovės nėpėrmjet njė deklarate publike ka kėrkuar tė zbulohen e tė ndėshk...

Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes

Zyra Civile Ndėrkombėtare konsideron se janė pėrmbushur 80 pėrqind e detyrave qė ėshtė dashur t...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51