Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
10°

Duan zgjidhje para marsit

07-02-2012 15:51 CET

Bashkimi Evropian ėshtė i interesuar qė brenda kėtij muaji ta rikthejė delegacionin e Kosovės dhe atė tė Serbisė nė tryezėn e diskutimeve me njė zgjidhje rreth bashkėpunimit rajonal.

BE-ja pat paralajmėruar se thirrja e takimit tė radhės ndėrlidhet me gjetjen e zgjidhje tė pranueshme pėr tė dyja palėt.

Ndėrmjetėsuesi i kėtij dialogu, Robert Cooper, thuhet se ėshtė duke vazhduar kontaktet me me qėllim pajtimin e delegacioneve pėr njė model tė paraqitjes dhe pjesėmarrjes sė Kosovės nė nismat dhe forumet rajonale.

Zėdhėnėsja e shefes sė diplomacisė evropiane, Maja Kocijanqiq, shprehu bindjen qė brenda kėtij muaji tė mbahet raundi i ri i bisedimeve Prishtinė-Beograd.

“Jam e bindur se do tė duhej tė kishim njė raund tė ri nė muajin shkurt. Nuk mund t’ju japė detaje pėr diskutimet qė janė duke vazhduar por qėllimi kryesor ėshtė i qartė: Ne duam tė shohim njė zgjidhje”, theksoi Kocijanqiq.

Derisa vazhdojnė paqartėsitė pėr atė se si do tė duket kjo zgjidhje, nė Serbi u deklaruan kundėr ēdo opsioni qė s’do tė merrte parasysh rezolutėn 12 44 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.

“Ka shumė opsione dhe secila prej tyre pėrfshinė njė referencė tė rezolutės 12 44”, u tha kreu i delegacionit serb, Borko Stefanoviq tė hėnėn mediave serbe.

Autoritetet kosovare, ndėrkaq, kundėrshtojnė tė gjitha mundėsitė qė flasin pėr paraqitjen e Kosovės nė kuadėr tė 12 44-shit.

Pavarėsisht insistimit tė BE-sė se pa gjetjen e njė pajtimi tė mos mbahet raundi i ardhshėm me temė qendrore bashkėpunimin rajonal, kėshilltari politik i shefes sė delegacionit kosovar, Dren Zeka, tha se para zhvillimit tė atij raundi nuk mund tė flitet pėr rezultate rreth kėsaj ēėshtje.

“Duhet tė shohim. Njėherė duhet tė mbahet raundi i ardhshėm; aty tė dyja palėt do tė diskutojnė qė tė shohim mundėsitė pėr gjetjen e zgjidhjes”, u shpreh ai.

Por, njohėsit e integrimeve evropiane thonė se Brukseli zyrtar po tė pėrpiqet tė gjejė njė zgjidhje pėr kėtė ēėshtje para muajit mars kur dhe pritet tė merret vendimi pėr statusin e kandidatit tė Serbisė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian.

Drejtori i Iniciativės Evropiane pėr Stabilitet, Gerald Knaus, tha se interesimi pėr njė rezultat konkret pėr bashkėpunimin rajonal ekziston sidomos te shtetet qė mbėshtesin kandidaturėn e Serbisė pėr anėtarėsim nė kėtė mekanizėm.

“Mendoj se ka njė interesim nė Bashkimin Evropian- veēanėrisht nė radhėt e atyre shteteve tė cilat janė tė palumtura se Serbia ende nuk e ka statusin e vendit kandidat, pėr tė arritur sa mė parė qė tė jetė e mundshme rezultate nė kėtė dialog. Andaj, ka njė presion pėr tė gjetur njė marrėveshje qė mund tė paraqitej si dėshmi qė flet nė mbėshtetje tė dhėnies tė rezultateve nė dialog”, tha Knaus.

Megjithatė, ai theksoi se marrėveshja pėr bashkėpunim rajonal do tė duhej tė ishte e qėndrueshme dhe afatgjate.

Me pėrfaqėsimin e Kosovės nė nismat rajonale nė kuadėr tė rezolutės 12 44, sipas Knausit, nuk do tė zgjidhej problemi, por se do tė kthehej prapa procesi dhe arritjet e deritashme. /REL/

2.3/5 (3 votë/a)
Fatmiri (France): 08-02-2012 08:57
Mule,mule-me vrap,me ja plotsu Serbisfashiste,e aleates se juaj te moēme,qete gjitha kerkesat per teritore te huaja;Taman sikur Hitlerin qe e keni perkrahurpara Lufte,e edhe Milloshin me te birine vet sod;me shperbly ate per krime te gjenocidit,ndaj shqiptareve,boshnjakve,kroateve...me,"spastrime etnike",vrasje, tortura,masakrime te pleqeve e te femive, dhunime te femrave e barbari te tjera edhe me te veshtira se ato fashiste;Ngutuni,meshpejt,se mos po ju hatrohet,mos me fut ne gjirin tuaj-ne BE,e cila,vete e dini qeu konstitua,per mos me u perserit LUFTA e PARE dhe e DYTE BOTERORE,nga vet ēmenduria e juaj,duke e vertetuar thenjen emoēme:qedhompiri e njef lugatin;se fashizmi,poshifet qe ka ēu krye ne Evrope:-ja AndreasBehring BREIVIK,77,njerez te pafajshem,neOslo-frymzuar nga krimineli serbo-ēetnikMILLORADI;Po,po,ēMENDURIA,e juaj,qe eshte me i perserite te njejtat gjera "X"(shpesh)here,dhe me prite rezultate tjera.Ju edini fort mire,qe:-PAQE PA DREJTSI NUK KA;
Isapremtimi (Prizreni): 07-02-2012 21:25
Zotri cooper lejimi serbis ta na gdhend se si duhet qysh duet qka duhet , fjala esht per kosoven . Jo qe me pengon por esht nje diqka qe serbis po i jep drejt te vendos diqka per kosoven shum fyese sepse lejimi i til nuk do te ket kufi sepse nuk do te ndalen dukekerkuar te tjera thjesht asht dash ti behet me dije se serbia mund te interesohet per serbet por per kosoven duhet sa ma par ta harroj se per dryshe nuk shoh gja te mir perveq. Telasheve qe do ti nxjerri qellimi tyre dihet e aj sasht i mir
BARDHYLI-FR (EVROPE): 07-02-2012 21:06
BE dhe strukturat tjera evropiane,me disa perfaqesues proserbe,ne vend qe te punojne per nje zgjedhje konstruktive te veriut te Kosoves,bllokuar padrejtesisht nga serbet lokal dhe Serbia,ngarendin per t'a shperblyer nje shtet gjenocidial ne Ballkan qe,per 20 vjet zhvilloi kater luftera dhe vrau mbi 300 000 femije,pleq,invalide dhe civil jo serbe,me dhenjen e statutit kandidat per antaresimin e Serbise ne BE!Kjo politike eshte edhe me tragjike kur,kerkohet nga Kosova,e cila me shekuj ka qene e okupuar prej turqeve dhe serbeve dhe pas atij gjaku te derdhur me shekuj per liri,t'i beje koncesione Serbise ne dem te shqiptareve dhe Kosoves te cilet,perbejne 95% strukturen e banoreve te saj.Me keto pikepamje BE po i shkele principet per te cilat vete eshte deklaruar dhe po i largon forcat konstruktive shqiptare dhe tjera,nga perkrahja e ketyre principe,te cilat BE njeanshem po i mbane.Zoteri,lerene Kosoven te qete.Pranone Serbine hegjemoniste ne BE.Lerena me varret e 1878 dhe pa bis.rajonale.
ku ka pas me se paku serrb (a me se shumti shpihuna): 07-02-2012 20:34
o e shiten drenicaket kosoven po a jan po keta njerz qe e lan komandant adem jasharin vetem PO po keta jan shpihunat e kosoves e kesi ka boll ne drenic
hajrija (Suedi): 07-02-2012 20:10
Është koha që të gjitha partit politike në Kosovë të tregjn pjekuri politike dhe të dalin me një qëndrim të qartë per Serbin dhe per bashkësin ndëkombtare.Ju këshilloj që të harroni pozitë dhe opozitë dhe tregoni se keni kurriz, askush nuk do të ju ndihmoj në qoftë se ju vet nuk punoni per Kosoven.Mos harroni se sa ma të qartë jemi ne vetë aq ma shum do të na rrespektojn të tjerët.Ne duhet ti rrespekojm të tjerët por asesi në dëm ton.Kemi njerëz të menqur perdorni per te miren e të gjithve.
riza.budakova (BRUXELLES BELGJIK.): 07-02-2012 18:54
Kosova ka derdh xhak si uji!!!evropa duhet te kuptoj ni here per gjithmon se kosova nuke ka ndermend te kthehet nen serbi:1244.Ka vdek se kosova nuki shkel aleatet e vet qe ekan ndihmue ne ditet mate zorshme:jan afer 100.Shtete qe ekan njoft pavarsin e kosoves;me lyp deshiren e serbis duhet shqiptart meu serbizue sikur ne sangjakun e nishit pas luftes se par botnore!!!.Serbija krejt kto manovra qe i ban nuk asht per qud per ata qe se njohin;serbija kerkon ti ban shqiptart fajtor sepse shumica serbe jan pro rus e jo pro evropjan(edhe tadiqi):por kerkojn nga kosova te pa mundshmen kshtu meja lan fajin e vet kosoves!!!...Po kosova idin punt e veta me aleatet e vet:serbija kerkon xhakderdhje dhe shfarosjen e shqiptarve:...riza budakova BRUKSELL BELGJIK.
Tono (Zvicerr): 07-02-2012 17:50
E more udhêheqs te kosoves jeni bo si thmija, me nji paqet bonbone pu mashtroni, jo sit i pranoni me hjek Republiken edhe ket 1244 e fusnoten shkoni mytuni vet e mosna lodhni neve, po ju pe krahasoni maqedonin pse ashtu perfaqsohet, leni ju ata jon vllezer sllav si dojn ja bojn per veti, e ju kini kujdes.
Hello (Kosova): 07-02-2012 17:22
Bash para zgjedhjeve ne Serbi ce serbia ta merre statutin per BE
Mergimtari (BW, Gjermani): 07-02-2012 16:57
Serbija don ta ringjalle Rzoluten e KS te KB 1244 me ndihmen e BE dhe Qeverise se Kosoves, siq po e mbane te "gjalle" me rrena e mashtrime shpirtin e Titos tek Shtetet e painkuadruara.Kejo nuk guxon te ndodhe me Rezoluten 1244.Ajo, nese eshte thene njehere se ka "vdek", jo vetem per Republiken e Kosoves, atehere ka vdekur per gjithemon.Ska ringjallje.Qdo ringjallje e saj nga grupi yne negociatore ne krye me z. Tahiri do te jete,spo e quaj tradheti, por mos pergjegjesi me pasoja te renda ,jo vetem per qytetaret e Republikes se Kosoves, por edhe per Z.Tahiri dhe bashkepunetoret e saj dhe Qeverine e Republikes e Kosoves ne krye me Hashim Thaqin.Andaj kujdes zonje dhe zoteri te nderuar.Mos te ju joshin kalkulimet e BE dhe Serbise,per interesa te Serbise!
makovcalia (makovc): 07-02-2012 16:42
po normale qe ti mundsohet serbis marrja statuskanditat ne BE po evropa nuk na perkra neve fare ne jemi viktim e rajanit
Orkan (Armada de Ilirida): 07-02-2012 16:30
Or what?! I suggest you don't push it Mister. Please go @ "Thaçi: Kurrfarë statusi special për veriun" and choose one the three selections wisely. Have a nice day.

Rishpallen zgjedhjet nė universitet

Universiteti i Prishtinės (UP) ka rishpallur procesin e zgjedhjeve nė nivel universiteti. Pas Udhėzimit Administrativ tė nėnshkruar nga ministri i arsimit, Ramė Buja, pėr zgjedhjet nė universitet, Kėshilli Drejtues (KD) i UP-sė ka konfirmuar vazhdimin e procesit zgjedhor prej aty...

S’ka konsensus pėr reformėn zgjedhore

Liderėt e partive kryesore politike nė vend nuk kanė arritur konsensus sa i pėrket reformės zgjedhore. Madje, as presioni ndėrkombėtar nuk ka bėrė punė qė tė arrihet njė marrėveshje e tillė. Nė takimin e liderėve qė ka zgjatur mė shumė se dy orė, e ku tė pranishėm kanė qenė e...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Prizren, promovohet abetarja e pėrbashkėt

Nė Prizren sot ėshtė promovuar Abetarja e pėrbashkėt e Shqipėrisė dhe e Kosovės. Nė ceremoninė ...

LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda

Lidhja Demokratike e Kosovės nėpėrmjet njė deklarate publike ka kėrkuar tė zbulohen e tė ndėshk...

Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes

Zyra Civile Ndėrkombėtare konsideron se janė pėrmbushur 80 pėrqind e detyrave qė ėshtė dashur t...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51