Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
10°

“Aranzhimet” e UNMIK-ut nė veri

Artan M. Haraqija | 13-02-2012 00:52 CET

(E plotėsuar) Zėvendėsshefi i EULEX-it, Andy Sparks nuk do ta ketė problem qarkullimin nė veri tė Kosovės pasi autokolona e tij duket se nuk do tė pengohet mė nga serbėt e veriut, njėjtė siē ndodhi nė tetor tė vitit tė kaluar. Lėvizjen e lirė tė Sparksit dhe EULEX-it nė pėrgjithėsi e ka siguruar UNMIK-u, edhe pse pėr kėtė nuk ka pasur asnjė informim zyrtar. Tė njohur me kėtė risi nuk janė as zyrtarėt e misionit evropian, tė cilėt sipas burimeve tė “Zėrit” janė tė shqetėsuar pasi nuk e dinė si e arriti UNMIK-i kėtė gjė kur ata ka kohė qė e kėrkojnė.

“Ka disa ditė qė nga 10 pėrpjekje tė ekipeve tė EULEX-it pėr tė shkuar nga Mitrovica nė pikat kufitare tė veriut, 9 raste kanė pasur sukses. Ata nuk e dinė pse ka ndryshuar qėndrimi i serbėve pėr kėtė gjė, por dyshojnė qė fjala ėshtė pėr njė marrėveshje, tė cilėn UNMIK-u e pėrmend sipėrfaqėsisht nė raportin e fundit tė Ban Ki Munit. Mirėpo, ajo qė i shqetėson mė shumė ata nė EULEX ėshtė mėnyra apo kushtet se si e arriti kėtė gjė UNMIK-u”, thotė njė zyrtar i njė prej misioneve diplomatike tė Quintit.

Nė pėrgjigjen e shkurtėr qė EULEX-i i ka kthyer “Zėrit” e pranon se situata nė terren ka ndryshuar pėr tė mirė, por e hedh poshtė qė ata kanė qenė tė pėrfshirė nė ēfarėdo negociate.

“Gjatė ditėve tė fundit, EULEX-i nė pėrgjithėsi ka qenė nė gjendje qė tė pėrdorė rrugėt pėr tė shkuar nė Portat 1 dhe 31. Kjo natyrisht qė ėshtė e mirėseardhur. EULEX-i megjithatė nuk ka qenė i pėrfshirė nė asnjė marrėveshje pėr tė lehtėsuar ndryshimet e fundit, edhe pse ne kemi bėrė presion qė njė kohė tė gjatė pėr pėrmirėsimin e situatės”, thuhet nė pėrgjigjen qė ia ka kthyer “Zėrit”.

Bani e pėrmend “aranzhimin e kompromisit”

Zyra pėr informim e UNMIK-ut nė Prishtinė, zyrtarisht nuk pranon ta komentojė marrėveshjen dhe as pranon ta konfirmojė se ka njė tė tillė. Shkurtimisht nė pėrgjigjen e kthyer “Zėrit” pėrmes postės elektronike, UNMIK-u e hedh poshtė idenė nėse ka pranuar kushte pėr tė lehtėsuar qarkullimin e lirė nė veri.

“Derisa UNMIK-u ka qenė i angazhuar aktivisht duke biseduar me palėt, nė veēanti me liderėt serbė tė veriut, si dhe me zyrtarėt nė Beograd, KFOR-i dhe EULEX- si dhe pėrfaqėsuesit e tjerė ndėrkombėtarė kanė qenė gjithashtu duke bėrė pėrpjekjet e tyre qė tė sigurojnė lirinė e lėvizjes pėr njerėzit dhe mallrat nė veri, pa asnjė kusht”, thuhet nė pėrgjigjen e UNMIK-ut.

Sidoqoftė, gjatė sė dielės, redaksia e Zėrit ėshtė kontaktuar nga zyrtarė tė kėtij misioni pėr ta sqaruar se prapa pėrpjekjeve tė tyre pėr tė mundėsuar lirinė e lėvizjes nuk fshihet asgjė e keqe.

“Nuk ka ndonjė marrėveshje, pasi fjala ėshtė mė shumė pėr njė marrėveshje xhentėlmenėsh. KFOR-i ka qenė aty, EULEX-i gjithashtu. Nuk ka asgjė sekrete kėtu, asnjė dredhi. Ideja ka qenė qė tė mblidhen tė gjithė rreth njė tavoline dhe tė flasin sinqerisht me njėri-tjetrin. S’ėshtė asgjė e madhe, edhe pse ato takime kanė ndihmuar shumė”, ėshtė sqarimi qė ka dhėnė njė zyrtar ndėrkombėtar pasi “Zėri” ka kontaktuar zyrėn pėr informim tė UNMIK-ut.

Nė fakt, para pak ditėsh nė raportin e fundit pėr Kosovėn qė ėshtė prezantuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mun, sipėrfaqėsisht kjo “marrėveshje xhentėlmenėsh” ėshtė pėrmendur nė kapitullin “Zhvillimet politike dhe veriu i Kosovės”, pika 8. Fjala e fundit e raportit tė Banit thotė:

“Duke iu afruar fundit tė fazės sė raportimit (faza tremujore e raporteve nė Kėshill tė Sigurmit), njė aranzhim kompromisi qė lejon EULEX-in tė lėvizė, e avokuar nga Pėrfaqėsuesi im Special (Zarif), ėshtė aplikuar me sukses nė disa raste”.

Kjo pikė pėrfundon pa sqaruar se ēfarė nėnkuptohet me “aranzhim kompromisi” , pra nėse ėshtė dashur tė bėhet njė kompromis pėr t’ia siguruar mundėsinė EULEX-it qė tė lėvizė lirshėm nėpėr veri.

Prej intervenimit tė njėsive speciale tė Policisė sė Kosovės, ROSU dhe njėsisė pėr intervenim tė shpejtė, FIT, strukturat serbe tė veriut kanė nxitur banorėt pėr tė barrikaduar rrugėt, duke pamundėsuar lėvizjen e lirė nė kėtė pjesė tė Kosovės. Pas pėrpjekjeve tė dėshtuara tė KFOR-it pėr t’i larguar ato dhe takimeve tė shumta me strukturat ilegale tė veriut, disa barrikada janė hequr duke krijuar mundėsinė qė automjetet e KFOR-it tė lėvizin nė kėtė zonė.

Megjithatė, misioni evropian vazhdonte tė pėrballej me bllokada, duke mos ia lejuar qarkullimin nė veri. Pėr serbėt EULEX-i punon pėr tė forcuar shtetin e Kosovės, tė cilin ata nuk e pranojnė.

4.4/5 (5 votë/a)
Dini45 (Gjermani): 13-02-2012 11:55
Gjithe krimet e bera, duke filluar c`prej mbarimit te Luftes, atehere kur edhe u vrane disa qytetare te pjeses veriore ne Mitrovice po edhe u perzune nga vendbanimet e tyre shumica e shqiptareve te asaj pjese, per te mbete edhe sot e kesaj dite pa kulm mbi koke, u bene nen rezhine e pushtetit kriminal te Serbise dhe gjithesesi nen bekimin e UNMIK-ut. Tani, kush mund te thot se te gjitha keto po edhe barrikadat nuk ishin pjelle e vet UNMIK-ut, me bekimin e vet Sekretarit te pergjithshem te Kombeve te Bashkuara dhe, pamedyshje, te ndersyera nga Ambasadori rus ne OKB.

Rishpallen zgjedhjet nė universitet

Universiteti i Prishtinės (UP) ka rishpallur procesin e zgjedhjeve nė nivel universiteti. Pas Udhėzimit Administrativ tė nėnshkruar nga ministri i arsimit, Ramė Buja, pėr zgjedhjet nė universitet, Kėshilli Drejtues (KD) i UP-sė ka konfirmuar vazhdimin e procesit zgjedhor prej aty...

S’ka konsensus pėr reformėn zgjedhore

Liderėt e partive kryesore politike nė vend nuk kanė arritur konsensus sa i pėrket reformės zgjedhore. Madje, as presioni ndėrkombėtar nuk ka bėrė punė qė tė arrihet njė marrėveshje e tillė. Nė takimin e liderėve qė ka zgjatur mė shumė se dy orė, e ku tė pranishėm kanė qenė e...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Prizren, promovohet abetarja e pėrbashkėt

Nė Prizren sot ėshtė promovuar Abetarja e pėrbashkėt e Shqipėrisė dhe e Kosovės. Nė ceremoninė ...

LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda

Lidhja Demokratike e Kosovės nėpėrmjet njė deklarate publike ka kėrkuar tė zbulohen e tė ndėshk...

Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes

Zyra Civile Ndėrkombėtare konsideron se janė pėrmbushur 80 pėrqind e detyrave qė ėshtė dashur t...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51