Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
10°

Jahjaga mes “dy zjarreve”

Jeton Llapashtica | 15-02-2012 00:21 CET

(E plotėsuar) Propozimi pėr dekretimin e nėntė ambasadorėve tė rinj tė Republikės sė Kosovės, ka ndarė nė dysh stafin e presidentes Atifete Jahjaga, ndėrsa vetė kėtė tė fundit e ka vėnė nė “mes tė dy zjarreve”.

Derisa pjesa dėrmuese e stafit, pėrfshirė edhe Zyrėn Ligjore tė Presidencės, ėshtė duke i rekomanduar tė parės sė vendit qė tė mos e miratojė listėn me emrat e kandidatėve pėr ambasadorė, pjesa tjetėr preferon qė tė dekretojė listėn e kandidatėve.

Burime tė besueshme tė “Zėrit” tė afėrta me Presidencėn kanė treguar se Jahjaga ėshtė duke u pėrballur me “dy pole” tė presionit, gjė qė ka ndikuar qė ajo tė mos e marrė njė qėndrim tė prerė “ta nėnshkruaj ose tė mos e nėnshkruaj listėn”.

“Zyra Ligjore dhe shumica e kėshilltarėve po i bėjnė presion presidentes qė tė mos e nėnshkruajė ngase gjatė pėrzgjedhjes sė kandidatėve ėshtė shkelur Ligjit pėr Ndryshimin dhe Plotėsimin e Ligjit pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe Shėrbimin Diplomatik (paragrafi 7, pika 7), ndėrsa kundėr kėtij qėndrimi ėshtė kėshilltari i presidentes, Ramush Tahiri, i cili po insiston qė presidentja ta nėnshkruajė atė”, ka thėnė burimi.

Ndryshe ishte vetė Ramush Tahiri, i cili ia kishte shkruar fjalimin Jahjagės gjatė pėrvjetorit tė PDK-sė, fjalim ky qė ngjalli reagime gjithandej opinion kosovar.

Muaj mė parė “Zėri”, ndėrkaq, ka raportuar se propozimi pėr emėrimin e nėntė ambasadorėve nga Ministria e Punėve tė Jashtme (MPJ), ėshtė nė kundėrshtim me ligjin, i cili kėrkon qė gjysma e ambasadorėve tė emėruar tė jenė tė rinj, ndėrsa gjysma tjetėr ambasador ekzistues, por vetėm t’iu ndėrrohet vendi i shėrbimit.

Sipas kėtij propozimi, Bukurije Gjonbalaj do tė shkojė nė Romė, Vjosa Dobruna nė Amerikėn Latine, Mimoza Rexhepi nė Lubjanė, Ahmet Shala nė Bruksel, Akan Ismaili nė Uashington, Sylejman Selimi nė Tiranė, Ylber Hysa nė Shkup, Skender Xhakaliu nė Berlin dhe Shpend Kallaba nė Sofje. Por, asnjėri nga kėta kandidatė nuk ėshtė ambasador ekzistues.

“Sė paku pesėdhjetė pėr qind (50 %) tė emėrimeve tė ambasadorėve dhe shefave tė misioneve (diplomatike) duhet tė bėhet nga anėtarėt nė detyrė tė Shėrbimit tė Jashtėm tė Republikės sė Kosovės”, thuhet nė nenin 7, pika 7 tė Ligjit pėr Ndryshimin dhe Plotėsimin e Ligjit pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe Shėrbimin Diplomatik.

Udhėheqėsja e Grupit tė Ekspertėve pėr Politikė tė Jashtme nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės, Vjosa Osmani, i bėn thirrje presidentes Atifete Jahjaga qė tė mos e nėnshkruajė listėn nė fjalė, ngase, siē thotė ajo, nė tė kundėrtėn e para e vendit do tė bėhet bashkėshkelėse e ligjit.

“LDK-ja sikur edhe mė parė i bėn apel presidentes qė tė mos bėhet pjesė e kėsaj shkeljeje flagrante tė ligjit dhe shkelje tė praktikave diplomatike sepse besojmė fuqishėm qė secili qė di tė lexojė e sheh se ky proces ka qenė i pėrshkuar me shkelje ligjore qysh nga momenti i propozimit nga ana e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme”, thotė ajo, duke theksuar se neni 7.7 kėrkon qė gjysma e atyre qė propozohen tė jenė anėtarė tė numrit ekzistues tė shėrbimit tė jashtėm.

Deputetja Osmani thotė se nė kuadėr tė stafit diplomatik ka mjaft kandidatė qė mund tė emėrohen ambasador, dhe nė kėtė mėnyrė tė pėrmbushen obligimet ligjore, prandaj, sipas saj, presidentja duhet ta kthejė listėn nė MPJ.

Ajo thekson se Komisioni pėr Punė tė Jashtme kohė mė parė ka kėrkuar njė opinion ligjor nga eksperti i tė Drejtės Ndėrkombėtare, Zejnullah Gruda, i cili nė pėrgjigjen e tij, ndėr tė tjera, ka thėnė se emėrimet duhet tė pėrfshijnė 50 % nga stafi ekzistues dhe 50 % nga jashtė.

Edhe shoqėria civile kėrkon nga presidentja Jahjaga qė lista tė mos nėnshkruhet. Drejtuesit e Klubit pėr Politikė tė Jashtme (KPJ) thonė se nėse presidentja e nėnshkruan kėtė listė, atėherė ajo “pėrlyhet” nė shkeljen e ligjit.

“Nėse me kėtė listė tė ambasadorėve nuk ėshtė pėrmbushur kriteri qė kėrkohet me ligj, qė 50 % tė jenė nga stafi ekzistues, atėherė presidentja nuk duhet ta nėnshkruajė. E nėse e nėnshkruan, ajo do tė bėhet shkelėse e ligjit”, thotė drejtori i KPJ-sė, Alban Bokshi.

Ai thotė se e para e vendit deri tash ėshtė treguar e kujdesshme me ligjin, tė cilin nuk e ka shkelur, por lista me emrat e kandidatėve pėr ambasador, siē thotė ai, mund ta fusė presidenten nė vallen e atyre qė shkelin ligjin nė Kosovė.

“Presidentja duhet tė jetė gardian i ligjit pasi qė ėshtė institucioni mė i lartė nė vend”, thotė ai, duke theksuar se Jahjaga aktualisht gjendet nė pozitė shumė tė vėshtirė meqenėse ėshtė bėrė presidente falė marrėveshjeve politike nė vend.

Pas disa muajve debati dhe fėrkimesh nė mes tė anėtarėve tė Komisionit Parlamentar pėr Punė tė Jashtme ėshtė arritur qė komisioni t’i intervistojė kandidatėt dhe mė pas secili anėtar t’i dėrgojė pėrshtypjet e tij pėr secilin kandidat te presidentja, nga nėnshkrimi i sė cilės varet nėse kandidatėt do tė bėhen ambasadorė, ose nėse procesi do tė kthehet nė pikėn zero.

Papėrgjegjshmėria e Vllahiut!

Redaksia e “Zėrit” ka pritur tė martėn Arbėr Vllahiun nga Presidenca e Kosovės qė tė pėrgjigjet nė dy pyetje tė vetme rreth arsyes sė mosnėnshkrimit tė listės sė kandidatėve pėr ambasador, por ai nuk ėshtė pėrgjigjur. Fillimisht Vllahiu e ka pranuar nėpėrmjet telefonit se i ka marrė pyetjet, por mė pas nuk ėshtė pėrgjigjur, ndėrsa komunikimi me tė ka qenė i pamundur, sepse telefonin e ka shkyēur nga rrjeti.

3.0/5 (5 votë/a)
mafiozi (Peje): 03-03-2012 18:03
ooooo njerz po ku bohet ambasador skender xhakaliu a jeni ju normal njeri mei korruptuar ne masht qe nu kon se bashku me enever hoxhaj por ky eshte nje servil qe cka sbon per me ardh ne pushtet por mjert na qe nuk po ka kush mi ndal por se shpejti do behen dorheqja e qeverise dhe gjithe cka do rregulloeht se na tmerruan keta hajna e kriminel. skender xhakalia kuku per neve qe hutn e veta nuk din mi fshi e po bohet ambasadro hajt hajt kadal beg se ka hendek
Besarti (Gilan): 16-02-2012 14:46
ai pash zoten po a bohet amir ahmeti dhe skender xhakalia ambasador veq ma jepni pergjigjjen per keta dy veta une ju thom bravo ju koft.ska as partiaka te presedientja as qpartiaka te presidentja po gruja boll mir e ka qe eshte ne mes dy zjarmve se ai ramushi pahiri nuk ka shku atje veq i thot nveri ramushit kryje qit pune edhe pse boll peder ka qillu i shkreti maroj tu i lepi buzt.nejse mos dal prej temes por kuku per neve kush po don me shku neper ambasada mos kofsha nen lekuren e presidnetes. nuk jane qu krjet badihava qe po e kundershtojn ket proces
monti (Peje): 15-02-2012 22:33
Te nderuar. Me pergjegjesine me te madhe ju them qe Presidenca si institucion ka trasheguar nje staf militantesh krejtesisht nga LDK. Shef i zyres ligjore te presidences eshte Xhafer Tahiri, Kryetar i FR se LDK.Andaj, keto 'burime te brendshme' etj jane ne koordinim te plote me kete gazetar per politike partiake. Ketu nuk ka parime, e vjosa osmani te dashurin e vet e ka bo drejtor ne mpj pa kurrfar kriteri edhe thot qe ka kuadro. sa keq
Halit (Bruksel): 15-02-2012 19:12
Z.presidente,si shtet i ri,pa pėrvojė,nė kėtė rast nuk mund tė rrespektohėt Ligji sepse nuk kemi staf tė mjaftueshėm,nuk kemi kualitėt nė kėtė perberje tė ambasadorėve qe tė zgjithėn 50 mė 50.Ambasdorėt dhe stafi tjetėr ėshtė gadi i teri i deshtuar.merrne psh.Brukselin,Iliri ėshtė djal shum i mirė por nuk ėshtė pėr ambasador,nuk e ka karizmėn,nuk e ka praktikėn,ka humbė terėsisht nėnė kthedrat e e matrapazve qe terė kohėn i kanė frye pėrēarjeve aty per rreth.POuntorėt e tulifar profesineve,ata qe nuk kanė arrijtė as njė shkollim pėrjashta pėr 20 e kusur vjet si ka mundėsi tė pėrzdhedhish !Kush ėshtė fajtor?Ėshtė ai ministri i pėrparshėm qe ka zgjedhė kariejrista dhe militant partiak,ata qe kanė pėrēa mėrgatėn.Ambasdori duhėt tė jetė gjithperfshirės,i afert mė poipullin dhe reprezentativ.Pse mos tė vijnė bie fjala pėr Epopen e UĒK-ės,pse tė shkojėnė nė njė manefestim partiak e nė tjetrėn jo.Qe 12 vjet jete e veprimtarie nė Bruksel,kam shpreh mosknaqesinė time mė kėto marifetllaqe tona.
Aldi (Londer): 15-02-2012 18:00
Katastrofe kush ka met mu bo Presidente e aq ma pak keshilltar i Presidentes, Ramush tahiri njeri i SHIK-ut qe i shkrun fjalime pro PDK e presidentja del si papagall mundohet me lexu fjalimin diqysh.Po ka qysh ska shkelje, a po ju vjen qudi a, bohen njerz zavensambasadora e ambasadora pa kurfar kriteri, prej rruge e ne hierarshi te shtetit, pazare tu kry e tu i rahatu shoqnin e jaranine. Paradoks ma te madh ski. MPJ u mbush me primitiv partiak....njerz me dosje te gjykatave e dosje te shkarkimeve bohen udheheqs te ministrise, pa kurfar kriteri, leje ma kritere profesionale.
ANTI KORUPSION (Neper Sallat e Hajdukave XD ;D): 15-02-2012 15:21
Qe Zonja Presidente per Ta Luftuar Korrupcionin duhet me ja Nisur prej Keti Grupi qe po i Cikrroni Gotat e me dal te Qosjeviqi sepse krejt UDBASHA Jan!!!!!
ku ka pas me se paku serrb (a me se shumti shpihuna): 15-02-2012 14:40
o e kan marr ne dor kosoven bit e shpihunave e bit e qobanve
Murtez Xhemajli (Kosovë - Suedi): 15-02-2012 13:33
Këty spo di a vetet presidentja apo stafi i presidentes ose kshilltaret e sajë qe ka aty sa të dushë disa kanë qenë aty dhe kan mbetë dhe ata vetem bllokojn punë sepse i kan shefat e tyre të partive që vendosin e disa janë aty sa per sy e faqe e si ngon askushi, por nja e di që presidentja duhet me vendos aty dhe me i ndalë këto spekulime sepse shkojn në damë të shtetit ma mirë është qe me i nënshkrue ata qe ja merrë mendja qe duhet me shkue e ata tjeret me i kthye mbrapa bile me leviz perpara e jo me bllokue punë sepse kjo bllokad po i konvenon dikuj per ata edhe po e binë punën deri aty.
Kosova-SHBA (SHBA): 15-02-2012 13:11
Ramush Tahiri=SHIK-u.Duhet teblargohet urgjentishte nga keshilltari i Presidentes.
Rine (Prishtine): 15-02-2012 12:57
Po a dekretohet Skender Xhakaliu, mos te kutem Presidente!!!
Besi (Prishtine): 15-02-2012 12:40
Ky Ramush Tahiri, kur ishte keshilltar i Dacit, kerkonte me ngulm legalizimin e SHIK-ut. Madje çeshtja pat shkuar aq larg sa i propozonte edhe Dacit, qe ky i fundit ne emer te Parlamentit te Kosoves kerkonte publikisht legalizimin e SHIK-ut! Keto fakte jane ne te perditshmet tona ne kohen kur Daci ishte kryetar i Parlamentit te Kosoves!Po ky Ramush Tahiri çdo te shtune shihet ne vikend ne Brezovice me kreun e SHIK-ut, si dhe me drejtorin e Pergjitshem te RTK-se, Sylejman Shaqirin, i cili po ashtu eshte emeruar nga SHIK-ovci i Ferizajt, Elmi Reçica, alias Petriti. Turp per kete vend, per kete Presidence, Qeveri dhe per kete Parlament. Deri kur keshtu nuk e di, por i ka ardhur fundi.
Prishtinalia (Prishtine): 15-02-2012 11:46
Ata që nuk kanë krijuar familje, nuk mund të marrin përgjegjësi shtetërore. Të këtilla i kemi Vjosa Dobrunën dhe Bukurije Gjonbalajn, të cilat janë pretendente kryesore për t?u emëruar ambasadore. Në SHBA një njeri që nuk ka krijuar familje nuk i ofrohet as pozita e shefit të një sektori. Unë e kam patur gjeneratë Bukurije Gjonbalajn dhe ajo nuk ka diplomuar deri pas moshës 30- vjeçare.Kështu është edhe me znj. Edita Tahiri e cila ka marrë përgjegjësi për fatet e vendit dhe nuk ka krijuar familje, pastaj me Vlora Çitakun, Melihate Tërmkollin?Kanë ndodhur deformime të mëdha edhe me emërimet e mëhershme. Djali i Sabri Hamitit, zëvendësambasador në Kroaci, nipi i tij ambasador në Britaninë e Madhe? Me djemë, tezakë, kushërinj, vajza të tezeve dhe kryesisht me dashnore nuk mund të krijojmë shtet, aq më pak trup serioz diplomatik.
Leka (Gjermani): 15-02-2012 11:26
Ujk plak a ky Ramushi....
Endrit (Prishtine): 15-02-2012 11:13
HAJNAT KREJT SE BASHKUANI KY ENVER HOXHA TMERR , MAAZI SI THAQI ESHTE....
samiri (kosove): 15-02-2012 10:38
qyky ramush tahiri qe e qiti ne kyrth dacin jahjagen e ka let kjo nuk din kurxho a e kini pa qysh i rrotullon syt si dreq ky far shejtani tradhetar si hashimi
jetoni (Gjermani): 15-02-2012 10:24
Ramush Tahiri eshte njeri ni Hashim Thacit. Ate Thaqi e ka dergu ne Presidenc. Dallavergji i madh ish kon ky Tahiri. Presidentja eshte naive dhe ne fund besoj se do te fiton Ramush Tahiri sepse edhe Prtesidenten e kemi "SIPAS QEFIT TE HASHIMIT"
fatmiri (kosove): 15-02-2012 09:58
ne mes dy zjarreve te pakten nuk po nirthka presidentja veq ndoshta nuk soset
Tony (Prishtine ): 15-02-2012 09:56
Ramush Tahiri aty ashte kali i trojes i PDK, hala se keni kuptu a?!!!!
miki (mitrovic-gjermani): 15-02-2012 09:46
keshtu e ka kur te hysh ne valle e nuk dish te luajsh duhet qe pa tjeter te levizesh por qfar levizje behen at ma se miri e di presidentja.
Besimi (Prishtine): 15-02-2012 09:23
Te gjithe e dine se Thaqi e ka derguar Ramush Tahirin si keshilltar per te spiunuar ose per te ndikuar ne vendimet e presidentes Jahjaga. Por vet Jahjaga nuk e din.
Mehmti (Gjakov): 15-02-2012 08:51
Nje e di se qyky Ramush Tahiri e ka pas kshillua edhe Dacin por ku esht Daci sot,Se ky ish Labil nuk po dike as qka po doike ne jeten e ti krejt sendet po i perzike kishe qe po din shum.Ky me pak pare po dryshoike per qdo dit ksi kshilltar nuk i duhen kosoves se qeta e kan prua vendin ne buz te rruges dhe jan gati tuj e e rrotullua.

Rishpallen zgjedhjet nė universitet

Universiteti i Prishtinės (UP) ka rishpallur procesin e zgjedhjeve nė nivel universiteti. Pas Udhėzimit Administrativ tė nėnshkruar nga ministri i arsimit, Ramė Buja, pėr zgjedhjet nė universitet, Kėshilli Drejtues (KD) i UP-sė ka konfirmuar vazhdimin e procesit zgjedhor prej aty...

S’ka konsensus pėr reformėn zgjedhore

Liderėt e partive kryesore politike nė vend nuk kanė arritur konsensus sa i pėrket reformės zgjedhore. Madje, as presioni ndėrkombėtar nuk ka bėrė punė qė tė arrihet njė marrėveshje e tillė. Nė takimin e liderėve qė ka zgjatur mė shumė se dy orė, e ku tė pranishėm kanė qenė e...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Prizren, promovohet abetarja e pėrbashkėt

Nė Prizren sot ėshtė promovuar Abetarja e pėrbashkėt e Shqipėrisė dhe e Kosovės. Nė ceremoninė ...

LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda

Lidhja Demokratike e Kosovės nėpėrmjet njė deklarate publike ka kėrkuar tė zbulohen e tė ndėshk...

Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes

Zyra Civile Ndėrkombėtare konsideron se janė pėrmbushur 80 pėrqind e detyrave qė ėshtė dashur t...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51