| Prishtinė | ![]() |
| 10° |
(E plotėsuar) Njė reklamė nė CNN, qoftė edhe me NEWPORN, nuk ndikon fare te shqiptari F.S., banor i veriut tė Mitrovicės. Prindėrit e kėtij djali nė tė njėzetat jetojnė gjithė kohėn e pasluftės nė njė lagje nė afėrsi tė gjykatave tė veriut tė Mitrovicės, mirėpo pėr shkaqe sigurie asnjėherė nuk kanė folur publikisht pėr medie. Kėtė gjė ai e as prindėrit e tij nuk guxojnė ta bėjnė as sot, mė 17 shkurt 2012, katėr vjet pas shpalljes sė pavarėsisė.
Fatkeqėsisht unė me familjen time nuk e pėrjetojmė pavarėsinė, por as lirinė prej pasluftės. Prej momentit kur ėshtė shpallur pavarėsia para katėr vjetėsh, ne kemi qenė tė mbyllur nė shtėpi pėr katėr ditė e katėr net, gjithmonė i terrorizuar prej protestave tė pandėrprera tė serbėve. Kėshtu kemi qenė rreth 30 familje shqiptare nė atė lagje, kujton F.S. pėr Zėrin dhe rregullisht e pėrsėrit qė tė mos i publikohet emri e as mbiemri pėr shkaqe sigurie.
Lufta politike kundėr vetvetes
Nė katėr vjet tė shtetit janė prezantuar plane nga mė tė ndryshmet pėrfshi edhe ato pėr investime tė huaja, qė nuk erdhėn kurrė e deri te projektet madhore qė ende kanė mbetur nė fazėn e diskutimit. Me pėrjashtim tė njė autostrade pėr tė cilėn kosovarėt nuk dihet se si ėshtė nėnshkruar, si do financohet e nė ēfarė gjendjeje do na lėrė pasi tė kryhet, pothuajse asnjė premtim politik apo ekonomik nuk ėshtė plotėsuar.
Disa orė pasi e lexoi deklaratėn e pavarėsisė, tė cilės nuk i dihet as sot e kėsaj dite autori, shefi i qeverisė, qė tha se e deklaroj Kosovėn shtet, Hashim Thaēi, premtoi se brenda njė kohe tė shkurtėr Kosovėn do ta njohin 100 vende anėtare tė OKB-sė. Mė 17 shkurt 2012, pra katėr vjet pas shpalljes, Uganda u bė shteti i 88-tė, njė shifėr dėshpėruese kjo e konsolidimit tė Kosovės si shtet nė aspektin ndėrkombėtar. Jo pse kjo ka ēfarėdo rėndėsie pėr F.S. dhe banorėt tjerė shqiptarė tė Mitrovicės, apo nė pėrgjithėsi tė veriut, por politikanėt nė Kosovė kanė ditur jo rrallė herė ta bėjnė lėmsh edhe procesin e njohjes. Drejtori i Fondit tė vėllezėrve Rockefeller pėr Ballkanin Perėndimor, Haki Abazi, njė prej ngecjeve tė mėdha e sheh edhe luftėn politike qė ėshtė bėrė nė kėtė fushė.
Nė kėto katėr vjet ka pasur ngecje nė njohjen e shtetit tė Kosovės, si pasojė edhe e konflikteve tė paraqitura mes Pacollit dhe Ministrisė sė Jashtme, ku tendenca ka qenė pėrfitimi pėr vete e jo pėr shtetin. Kjo tendencė e tyre ka krijuar huti dhe tek ato vende qė kanė planifikuar tė njohin Kosovėn, duke ndikuar nė prishjen e imazhit tė vendit.
Kėto e shumė tė tjera kanė bėrė qė Kosova tė kthehet mbrapa, vleėrėson Abazi.
Sidoqoftė, edhe po tė mos kishte fare ngecje nė njohje, 27-vjeēari, banor shqiptar i veriut tė Mitrovicės, thotė se pak rėndėsi ka pėr tė e banorėt tjerė shqiptarė tė veriut.
Ēdo pėrvjetor i pavarėsisė qė vjen ne ndjejmė mė shumė sesa larg dhe e pamundshme ėshtė njė jetesė normale nė kėtė pjesė. Paramendoni unė duhet tia heq veturės time tabelat pėr tė kaluar nė shtetin tjetėr (veriun e Kosovės). Kur kalon atje, nuk e pėrjeton fare shtetin e Kosovės, as qė e di qė ekziston bile, thotė ai.
Pėr zėvendėsministrin e Jashtėm, Petrit Selimi, pėr veriun ka madje progres.
Unė mendoj se ka pasur progres. Para katėr vjetėve ėshtė folur pėr ndarjen e Kosovės, ndėrsa sot njė opsion i tillė nuk ekziston mė.
E pritshme qė opozita mendon ndryshe, ndėrsa njė vlerėsim jo pak tė zymtė pėr katėr vjetėt e pavarėsisė e jep Ahmet Isufi nga AAK.
Kosova pėr kėto katėr vjet ėshtė pėrballur me shumė probleme tė pazgjidhura nė aspektin e jetėsimit tė shtetėsisė sė plotė, dhe tė shtrirjes sė rendit dhe ligjit.
Gjatė katėr vjetėve ka pasur ngecje nė gjendjen sociale e ekonomike, ka ngecje nė rrugėn e shtetit drejt Evropės, ku Kosova vazhdon tė mbetet i vetmi vend i izoluar nė Ballkan.
Pėr katėr vjet nuk u arritėn dot as 90 njohje. Veriu po ashtu mbetet problemi kryesor i Republikės Kosovės, si pasojė e keqqeverisjes. Pastaj, krimi e korrupsioni janė pikat tjera qė kanė e pėrcjelle vendin pėr kėto katėr vjet, thotė Ahmet Isufi.
Nga djegia nė djegie
Kosova nė fakt qysh ditėt e para tė shtetėsisė sė saj e nisi me shumė vėshtirėsi, kryesisht pėr shkak tė reagimit zinxhiror tė serbėve. Pak ditė pas shpalljes sė pavarėsisė, u dogjėn dy pika kufitare mes vendit tonė dhe Serbisė, Porta 1 dhe ajo 31. Jarinje apo kufiri nė afėrsi tė Leposaviqit u dogj pėr herė tė dytė tre vjet pas shpalljes sė pavarėsisė, pasi qeveria Thaēi tentoi pėr tė marrė kontrollin e pikave kufitare tė veriut.
Problemi tjetėr i mbetur pezull janė gjykata komunale dhe ajo e qarkut ne veri tė Mitrovicės, tė cilat pėr njė kohė u okupuan nga grupe serbėsh qė pėrzunė punonjėsit shqiptarė nga aty. Intervenimi i UNMIK-ut pėr tė rimarrė kontrollin u karakterizua nga njė konflikt i ashpėr i armatosur mes forcave ndėrkombėtare dhe serbėve, konflikt ky qė pėrfundoi edhe me njė polic ukrainas tė vrarė. Sot e asaj dite asnjė aktakuzė nuk ėshtė ngritur pėr atė ēėshtje.
Mbi tre vjet mė vonė, vritet edhe njė polic tjetėr, kėsaj radhe pjesėtar i njėsive speciale tė Policisė sė Kosovės, ndėrsa zyrtarisht dihet vetėm pėr gjashtė fletarreste tė lėshuara, por rasti mbetet ende shumė larg tė vėrtetės. Analistė tė ndryshėm e thonė qė me gjithė problemin madhor tė veriut, asgjė nuk e ka penguar Kosovėn pėr sukses nė pjesėn jugore.
Sidoqoftė, katėrvjeēari edhe nė pjesėn jugore ėshtė karakterizuar nga dėshtime e skandale tė shumta. Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės i hap rrugėn vendit qė pėr herė tė parė tė ketė Kushtetutėn e saj tė miratuar nė qershor tė 2008, por qė nė periudhėn 17 shkurt 2008 17 shkurt 2012 shkelėt dy herė, nga ata qė zyrtarisht duhet tė jenė figurė unifikuese e vendit.
Fatmir Sejdiu, i cili e ka nėnshkrimin e tij si president i Kosovės, nė deklaratėn e pavarėsisė ėshtė shkelėsi i parė i Kushtetuės dhe mė pas Behgjet Pacolli, pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 2010-ės qė nė Kosovė e nė botė njihen si zgjedhje. ku u bė vjedhje industriale e votave. Nė kėtė katėrvjeēar dolėn nė shesh dhe atė nė qendėr tė Prishtinės, krime qė thuhet se janė bėrė ndaj shqiptarėve, prej shqiptarėve pas pėrfundimit tė luftės.
Ish-agjenti i Shėrbimit Informativ tė Kosovės, Nazim Bllaca tmerroi fillimisht gazetarėt e mė pas tėrė Kosovėn kur fliste pėr tortura e vrasje qė janė kryer me urdhėr tė shefave tė SHIK-ut. Procesi ndaj Bllacės dhe tė pėrfolurve tė tij po vazhdon edhe kėsaj dite, ndėrsa nė kėtė periudhė doli edhe njė tjetėr ish-agjent, i cili ndonėse nuk ka treguar ende diēka, premtoi se po foli ai, do tiu bėjė edhe mė zi se Bllaca.
Tė gjitha kėto dhe jo pak tė tjera kanė ndodhur nė Kosovėn e pavarur, ku udhėheqėsia alfa dhe omega tė saj e ka perspektivėn evropiane.
Mentalitet politik i kontrollit, qoftė tė bizneseve, medieve, shoqerise civile apo resurseve dhe institucioneve publike dhe ne disa raste edhe kidnapimit i elementeve te shtetit ka deshtuar te siguroje qytetarin kosovar per nje vend demokratik me te ardhme te ndritshme, vlerėson eksperti i BE-sė, Shenoll Muharremi, i cili kujton se tė gjitha vendet e rajonit kanė pėrparuar me agjendėn evropiane, ndėrsa Kosova po vendnumėron.
Muharremi, gjithashtu vlerėsoin se nė pėrgjithėsi kėto katėr vjet mbi tė gjitha kemi dėshtuar tė jetesojmė dhe zbatojme njė agjende zhvillimore me fokus nė zhvillim socio-ekonomik.
Qeveria nė fakt vlerėson se ka hartuar njė plan zhvillimor, pėr tė cilėn sė bashku me ambasadorin amerikan, Christopher Dell, shkuan nė Banjsko tė Bullgarisė, njė vend i njohur skijimi, i cili megjithatė nuk ka dhėnė rezultate fare. Sidoqoftė, Haki Abazi nga Rockefeller Brothers Fund thotė se qeveria ka pasur mungesė tė njė vizioni pėr zhvillimin ekonomik dhe si pasojė e mungesės sė kėtij vizioni qeveritarėt kanė shkuar 4 ditė nė Bansko, pėr tė improvizuar njė plan tė pabėrė.
Varfėria empirike
Gjithė kėto vitet e pasluftės, pėrfshirė edhe katėr vjetėt e Kosovės shtet, tė dhėnat empirike tregojnė pėr praninė e varfėrisė sė skajshme nė pėrqindje deri nė 20 %, ndėrsa papunėsia deri gati nė gjysmėn e popullatės.
Zėvendėsministri i Jashtėm, Petrit Selimi, ndonėse e vlerėson sfidė papunėsinė, ai i tregon Zėrit disa tė dhėna qė sipas tij, ende nuk janė publikuar.
Nė ekonomi po ashtu ka progres nė krahasim me para katėr vjet. Sfidė mbetet papunėsia te tė rinjtė, edhe pse statistika mė tė reja ende tė pabotuara flasin se Kosova megjithatė nuk ka mė shumė se 30 pėr qind tė papunė.
Ai e pėrmend edhe termocentralin Kosova e Re, ndėrtimi i sė cilės me kapacitet prej 600 megavat thuhet se do tė pėrmirėsojė furnizimin me energji elektrike. Sidoqoftė, ky projekt daton para shpalljes sė pavarėsisė, pėr tiu nėnshtruar ndryshimeve tė pafund, ndonėse Petrit Selimi e pėrmend krizėn financiare globale si arsye tė vonesave.
Sidoqoftė, kur i pėrmend kėto projekte F.S. nga veriu i Mitrovicės dhe ēfarėdo pėrparimi tė mundshėm tė kėtij shtetit, ai thotė:
Tė gjitha kėto projekte qė i dėgjojmė nė televizor, ne i shohim si diēka qė nuk po bėhet pėr mua e gjithė shqiptarėt qė jetojnė nė veri. Pėr mua tė gjitha ato projekte, mbesin nė ajėr, tė paprekshme. Mos harroni unė momentalisht duhet ti kaloj katėr barrikada pėr tė shkuar nė shtėpi. Mos mendoni qė skam pasur mundėsi ta shes shtėpinė gjithė kėto vite, por se kam bėrė dhe as qė e kam nė plan ta bėj.
KarMadhi (Parajsa e derrave): 18-02-2012 17:39
VALI (N.YORK): 18-02-2012 17:35
beka (pashalleku i kosoves): 18-02-2012 16:30
lira (prishtine): 18-02-2012 14:36
Kosovari (Hamburg): 18-02-2012 12:44
fazi (mannheim): 18-02-2012 10:19
Berati (Suedi): 18-02-2012 09:19
Sulmohet stacioni i policisė nė Dobrosin
Veri, arrestohet njė i dyshuar, serbėt protestojnė
Ka prova se Mlladiqi ka komanduar mizorinė e Srebrenicės
Prizren, promovohet abetarja e pėrbashkėt
LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda
Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Tadiq nuk heq dorė, edhe Evropa, edhe Kosova
Ska konsensus pėr reformėn zgjedhore
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Vonesat, rrezik pėr ndryshim kufijsh
Blofi qeveritar pėr tarifat doganore
Paralajmėrohet qeveria pėr mocionin
LDK: Java e shkencės sė PDK-sė
Hoxhaj - ki Moon diskutojnė pėr Veriun
Buzhala: Gazetarėt nuk duhet tė sillen si lopė tė shenjta | 7 vota
Protesta nė Shkup, sulme me gurė ndaj Qeverisė | 5 vota
Protesta nė Tiranė mesazh pėr Shkupin dhe Beogradin | 4 vota
Dedaj i gatshėm ti bashkohet UĒPMB-sė | 4 vota
Qeveria: Pacolli shpenzoi vetėm 18 mijė tė Buxhetit | 4 vota
Ramush Haradinaj arriti nė Prishtinė | 4 vota
Franca: Do ta bindim Beogradin tė pranojė Kosovėn | 4 vota
Udhėrrėfyesi nė rrezik! | 4 vota
Zgjedhjet serbe, PDK: U respektua Kushtetua | 3 vota
Presidenti, Rama-Meta shkrijnė akujt | 3 vota
3 vjet burg Zharkut, Kaēaniku nė zgjedhje tė parakohshme | 3 vota
Punėtorėt e Rexhepit hetohen pėr falsifikime | 3 vota
Serbėt duhet tė shqetėsohen pėr suksesin e Daēiqit | 3 vota
Pėr BE-nė, Kosova ka det! | 3 vota
Plani pėr integrimin e veriut drejt finalizimit | 3 vota
Krasniqi fqinjėve: Kujdes me shqiptarėt | 2 vota 