Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
17 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
10°

Ende larg marrėveshjes

Artan M. Haraqija | 22-02-2012 20:33 CET

Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, e ka vazhduar avazin e fshehjes nga mediet edhe nė Bruksel. Pasi e vonoi pėr 24 orė vazhdimin e dialogut Prishtinė – Beograd nė Bruksel, Tahiri tė mėrkurėn u iku gazetarėve duke u futur nė ndėrtesėn e Kėshillit tė BE-sė nga njė derė tjetėr ku nuk ka pasur medie.

Mė pas, takimi i parė mes Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviqit pas disa muajsh pauzė ėshtė karakterizuar nga njė debat ironik i skajshėm mes tyre qė nė sekondėn e parė. “Paskan ndėrruar vendet”, thotė duke qeshur Stefanoviq kur e sheh qė zėvendėskryeministrja kosovare ia ka zėnė vendin ku ėshtė ulur gjithmonė nė tavolinėn e dialogut.

“Po, e bėmė kėtė nė kėto 40 minuta qė tė pritėm” e qorton duke buzėqeshur Tahiri homologun serb pėr vonesėn, derisa Stefanoviq zė vend nė zyrėn e “lehtėsuesit” evropian tė dialogut, Robert Cooper.

Sidoqoftė, para se tė niste dialogu, Borko Stefanoviq foli para gazetarėve i relaksuar, pasi siē tha ai, “ne kemi ardhur tėrėsisht tė pėrgatitur pėr marrėveshje, tė gjejmė zgjidhje pėr pėrfaqėsimin e Prishtinės nė rajon, zgjidhje qė do tė kėnaqė tė dyja palėt”.

Megjithėse takimi i sė mėrkurės pėrfundoi pa marrėveshje, pėr Stefanoviqin ėshtė e qartė qė zgjidhja pėrfundimtare do jetė rreth Rezolutės 1244 dhe “interesave tė shtetit tė Serbisė”.

Informata e fundit qė njė zyrtar i Kėshillit tė BE-sė ka dhėnė rreth dialogut, ka qenė: “Takimi pėrfundoi. Ėshtė arritur progres mirėpo ka ende detaje pėr tė cilat duhet arritur pajtim.

Takimi vazhdon tė enjten nė orėn 9:45”. Sidoqoftė, pas takimit, Borko Stefanoviq e ka hedhur poshtė tėrėsisht kėtė qėndrim pėrmes njė prononcimi tė vetėm pėr agjencinė serbe tė lajmeve “Beta”: “Bisedimet vazhdojnė nesėr. Situata dhe bisedimet janė shumė tė rėnda”, ka thėnė shkurt ai.

Ky vlerėsim pas takimit tė sė mėrkurės e ka konfirmuar atė qė e ka thėnė presidenti i Serbisė gjatė ditės se “qėndrimet e palėve tani janė edhe mė larg sesa kanė qenė mė parė”.

Bashkimi Evropian ditėve tė fundit ėshtė munduar tė qetėsojė sidomos opinionin nė Kosovė pas pakėnaqėsive qė po shprehen pas pajtimit qė e ka dhėnė kryeministri i Kosovės pėr pėrfaqėsimin e Kosovės nė nisma rajonale edhe nė kuadėr tė Rezolutės 1244. Sidoqoftė ajo qė dihet sigurt ėshtė se nga arritja e kėsaj marrėveshjeje varet pothuajse nė tėrėsi edhe dhėnia e statusit tė kandidatit pėr BE Serbisė nė takimin e Kėshillit qė do tė mbahet nė mars.

Pėrfaqėsuesi i sapoemėruar i kryediplomates sė BE-sė, Cather inė Ashton pėr Kosovė, Samuel Zhbogar, ka dhėnė njė premtim qė ditėve tė fundit po dėgjohet vetėm nga zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės.

Nė njė prononcim tė fundit, ai ka folur se si arritja e marrėveshjes pėr “Bashkėpunim Rajonal” i mundėson Kosovės arritjen edhe tė ujdisė me BE-nė pėr tė ashtuquajturat “marrėdhėnie kontraktuale” apo mundėsia qė Kosova tė nėnshkruajė marrėveshje me BE-nė neutrale ndaj statusit tė Kosovės.

Ish-ministri i jashtėm slloven ka folur se si shefja e tij, Ashton, dhe komisioneri pėr zgjerim, Stefan Fyle, po mundohen tė bindin vendet anėtare qė formula e cila do ta marrė pajtimin e Serbisė pėr pėrfaqėsimin e Kosovės nė nisma rajonale tė jetė e vlefshme edhe pėr marrėdhėniet Kosovė – BE.

Sidoqoftė burime tė “Zėrit” nė Bruksel thonė se me gjithė pėrpjekjet e Brukselit ka vende anėtare qė s’duan t’ia dinė fare pėr marrėdhėnie me Kosovėn. Jozyrtarisht mėsohet qė sidomos Qiproja kėmbėngul qė edhe po tė arrihet ujdi mes Prishtinės dhe Beogradit rreth nismave rajonale, ata as qė e kanė nė plan tė votojnė pro idesė qė Kosova tė nėnshkruajė kont rata me BE-nė.

Megjithėse koha do ta tregojė nėse Kosova vėr tetė do marrė diēka mė shumė nė takimin e marsit tė Kėshillit tė BE- sė, njė gjė ėshtė e sigurt qė Kosova edhe po u pajtua me fusnotėn e sugjeruar nga Serbia pėr nismat rajonale, asgjė nuk e ka tė garantuar pėr takimin e marsit.

Stefanoviq flet edhe pėr IBM

Njė nga pikat e diskutimit tė kėtij raundi tė dialogut nė Bruksel ėshtė dhe implementimi i marrėveshjės IBM (menaxhimi i integruar i pikave tė kalimit). Sipas kryenegociatorit serb, Stefanoviq, implement imi i kėsaj marrėveshjeje ėshtė shumė i lehtė nėse gjėrat mbesin ashtu siē janė thėnė nė takimin e fundit nė dhjetor. “Qėndrimi ynė ėshtė qė ato kalime administrative (Porta 1 dhe 31) tė jenė funksionale, por tė mos kenė elemente tė kufijve shtetėrorė”, ka thėnė ai.

0.0/5 (0 votë/a)
Arbeni (aalonder): 23-02-2012 00:56
Edita ka shku ne Bruksel si qytetare e Republikes se Kosoves dhe do te kthehet si qytetare e Unmikustanit .
HEMINGUEJ (EVROPE): 23-02-2012 00:30
Dallimi ne mes Kongresit te Berlinit ne 1878,kur u coptua Shqiperia etnike nga perfaqesuesit e shteteve evropiane nga,Dialogu qe po mbahet sot,nen presionin e evropianeve ne Bruksel ne mes shqiptareve dhe serbeve,eshte se ket here kapitulimin po e nenshkruajne vete shqiptaret dhe Qeveria e Kosoves edhepse,presionin ne shqiptare e bejne pasardhsit e atyre te Kongresit te Berlinit dhe Konferencave te Londres dhe Parisit.Ket here tradhtia bie mbi Qeveritaret e Kosoves.Qeveria e Kosoves aq e ka demtuar Kosoven per keto 13 vjet saqe,edhe dorheqja e saj nuk do ti fale.Veprimi i tyre eshte i ngjashem me Ali Shukrin i cili kerkonte nga Serbia t'ua ndal buken shqiptareve te Kosoves.Derisa ky propozoi,Hashim Thaçi e realizoi ket ide,duke ju siguruar familjeve shqiptare,asistence sociale prej 65 eurosh me 5 anetare te familjes ose hiç.Vete fakti se Kosova po e zene vendin e trete ne Bote me azilkerkues po tregon kujdesin e Qeverise ndaj popullit.Vetem ne KK jane 48 milionere,shumica plaçkites ord
Fatmiri (Prishtine): 22-02-2012 22:59
Oj zonje a zonjushe, terhiqu se u bere hor me tupan. Je bere telalle e kryemesjetarit nga Broja, a ka me keq e me turp. A kaq te ka mbetur karriera a? Patjeter te jesh negociatore ne favor te Serbise? Edhe ne Rambuje ju jeni bere me keta tradhetaret e kombit, hajnat dhe vrasesit, e kunder Rugoves. Po mendon se kete nuk e dine njerezit a?! Mbetesh gjalle edhe pa rroge te Thacit, po bere jeten me dinjitet dhe fytyre...
Vrojtuesi nr.10 (Pornoland i Mozes): 22-02-2012 22:13
Edita seminaristja,e analfabeti i brojes s'munden me u sjelle me Kosoven si te ishte prone e tyre private,po a ka ne kete vend njerez qe e kuptojne cfare eshte duke ndodhur,e qe duhet DOMOSDO me u ndal kjo tradheti.
I flliqti mshefet (Bruksel): 22-02-2012 21:41
Vetem njerezit e flliqt kane arsye per te mshefur. Edita mund te mshefet dhe te humbe krejt por tradhtin do ta vauj populli i urt krejt qyqana. Qysh erdhe Kosova qe dy tradhtar, nje gru e pa burre dhe nje alfabet ben qka done per Kosoven. Se vetin njersen e gjall.
Fadili (Ferizaj): 22-02-2012 21:39
Gazeta Zeri ka cituar Gabimisht Z. Stefanoviq, dhe kjo eshte e patolerueshme ne nje shoqeri te zhvilluar, nese doni ta dini te verteten e deklarates se Z. Stefanoviq mjafton te klikoni ne www.europaelire.org dhe aty e shifni te verteten e deklarates se Z. Stefanoviq.
hasan (mitrovc): 22-02-2012 21:31
oj edit ti po ju mshefesh kamerave po nuk munesh me ju mshef as polpullit as historis qe po shkruhet rregulisht nese nenshkrun diqka qe e qon kosoven nen serbi mos hajde ne kosove hiq po lirisht lyp azil ne bruksel se ne kosove nuk ke qka vjen
miki (mitrovic-gjermani): 22-02-2012 21:27
edita me pas mend nuk i pranon ato qe po i propozojn disa evropian se nuk jan per te miren e shqiptarve,edhe gjermanet kan than qe ky propozim nuk bon.
bija e Nacijonalistit (Gjakove): 22-02-2012 21:27
o Edita Tahiri do te mbetesh ne histori si sherbetorja e tradhtarit me te madhe Shqiptare ne krejt historin e saj Hashim Thaqit
Intelektuali kunder Horrave (Vjene): 22-02-2012 21:23
Kryehorri dhe Horrja e tije natyrisht nuk pajtohen te deklarohen para mediave sepse e dine qe jane duke e tradhetuar popullin e mjere Kosovar. Turp per Kosovaret, jo per Horrat me ne kry Kryehorrin, ngase nga ta nuk pritej dicka me e mire, ngase lejojne qe Kryehorri e shet shtetin shume te shtrejte te arritur.
Petiriti (Prishtine): 22-02-2012 20:56
Osht nji problem qe ftyren spo mujshe me ble as me pas per se dyti .Te lumte o Dita dhe vllau i Dites kryekomandanti Brukselian i tenderave Adra Rei.
anonimus (Kosova): 22-02-2012 20:55
Editan as FBI-ja nuk po e gjen dot !
Orkan (Armada de Ilirida): 22-02-2012 20:52
OK ti mundesh te ju shmangesh medijave sa te duash, por bere qka bere mos arrit ne Kosove se bashku me 1244. Ne te mirpresim sikur siq keni vajtur si shtetas i shteti te panvarur dhe sovran se Kosoves.
Kosova-SHBA (SHBA): 22-02-2012 20:50
Nuk po fshihet nga mediat por nga turpi e tradhetia qe bo jau bejne Kosoves.Veq sa po e tregojne fytyren e vertete,se kjo thike pas shponde popullit nuk do te kaloje.Bejne pazar pa hongjine,soq thote populli.Ose te bjere Qeveria me hater o me zor ose te organizohet Refernfumi se per te heeir dore nga shteti,askush nuk ka bllank autoriz qe per te hjekur dore emertimi i vertete i shtetit per interesa te askuajte ne kete rruzull.Le ta thote populli fjalen e vete e jo kriminelat ne emer te toje.

Rishpallen zgjedhjet nė universitet

Universiteti i Prishtinės (UP) ka rishpallur procesin e zgjedhjeve nė nivel universiteti. Pas Udhėzimit Administrativ tė nėnshkruar nga ministri i arsimit, Ramė Buja, pėr zgjedhjet nė universitet, Kėshilli Drejtues (KD) i UP-sė ka konfirmuar vazhdimin e procesit zgjedhor prej aty...

S’ka konsensus pėr reformėn zgjedhore

Liderėt e partive kryesore politike nė vend nuk kanė arritur konsensus sa i pėrket reformės zgjedhore. Madje, as presioni ndėrkombėtar nuk ka bėrė punė qė tė arrihet njė marrėveshje e tillė. Nė takimin e liderėve qė ka zgjatur mė shumė se dy orė, e ku tė pranishėm kanė qenė e...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Prizren, promovohet abetarja e pėrbashkėt

Nė Prizren sot ėshtė promovuar Abetarja e pėrbashkėt e Shqipėrisė dhe e Kosovės. Nė ceremoninė ...

LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda

Lidhja Demokratike e Kosovės nėpėrmjet njė deklarate publike ka kėrkuar tė zbulohen e tė ndėshk...

Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes

Zyra Civile Ndėrkombėtare konsideron se janė pėrmbushur 80 pėrqind e detyrave qė ėshtė dashur t...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51