| Prishtinė | ![]() |
| 10° |
Prishtinė. Qeveria e Kosovės me vendimin qė ka marrė pėr akreditimin e programit master tė Gazetarisė nė Universitetin e Prishtinės, ka bėrė shkelje ligjore, duke mos pėrfillur sugjerimet e Agjencisė pėr Akreditim tė Kosovės (AAK). Mė saktėsisht, me kėtė vendim, ekzekutivi i vendit ka shkelur Udhėzimin Administrativ pėr Akreditim, mbi bazėn e tė cilit funksion dhe vepron AAK-ja.
Ndonėse AAK-ja nė fillim tė muajit korrik kishte sugjeruar qė tė mos akreditohet programi master i Gazetarisė nė UP, pėr shkak se nuk i plotėsonte kriteret, Qeveria e Kosovės disa ditė pas kėtij sugjerimi, nė njė mbledhje tė saj, ka akredituar kėtė program studimi.
Zyrtarė tė Agjencisė sė Akreditimit thonė se Ministria e Arsimit nuk ka tė drejtė qė njė vendim negativ ta kthejė nė pozitiv. Nė rastin e drejtimit tė Gazetarisė nė master, Ministria e Arsimit, gjegjėsisht Qeveria e Kosovės vendimin negativ tė AAK-sė pėr kėtė drejtim, e ka kthyer nė vendim pozitiv, e qė sipas zyrtarėve tė AAK-sė pėrbėn shkelje ligjore.
Drejtori ekzekutiv i Agjencisė pėr Akreditim tė Kosovės, Basri Muja, para se tė pėrmbyllej procesi i akreditimit tė UP-sė ka bėrė tė ditur se sipas legjislativit nė fuqi ministri i Arsimit ka tė drejtė tė refuzojė secilin vendim pozitiv tė bordit (pėr arsye tė tij), por nuk ka asnjė mundėsi qė njė vendim negativ tė bordit ta kthejė nė pozitiv. Nė tė kundėrtėn, sipas tij, kjo pėrbėn shkelje ligjore.
Mirėpo, tė premten drejtori Muja nuk ka qenė nė gjendje tė komentojė veprimin e ekzekutivit tė vendit. Madje, ai ka thėnė nėpėrmjet telefonit se pėr ēėshtjen nė fjalė pėr herė tė parė po informohet nga Zėri.
Faktin se Qeveria e Kosovės ka bėrė njė hap tė tillė, e ka konfirmuar drejtuesi i Katedrės sė Gazetarisė nė Universitetin e Prishtinės, Milazim Krasniqi.
Po, ėshtė akredituar me kusht pėr njė vit. Nė mbledhjen e Qeverisė ku ėshtė miratuar raporti i Agjencisė, sepse raporti i ekspertėve nuk ka qenė pėr ta ndaluar, por ka pasur disa sugjerime apo rekomandime nė paketė me programet tjera tė fakultetit, ka thėnė Krasniqi.
Profesori nė krye tė Katedrės sė Gazetarisė, ka mohuar se ky departament ka gisht nė vendimin e Qeverisė.
I painformuar tė premten ka qenė edhe dekani i Fakultetit Filologjik, nė kuadėr tė sė cilit vepron Katedra e Gazetarisė, Osman Gashi.
Ai ka thėnė se nuk ka asnjė letėr zyrtare as nga AAK-ja dhe as nga Qeveria e Kosovės me tė cilėn pohohet se ėshtė akredituar apo nuk ėshtė akredituar gazetaria, ndėrsa ka kujtuar se ditė mė parė ėshtė njoftuar nga profesor Milazim Krasniqi, se programi master i gazetarisė tashmė ėshtė problem i zgjidhur.
Deputetja e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Donika Kadaj-Bujupi, thotė se ky veprimi i fundit i Qeverisė ėshtė tėrėsisht shkelje e ligjit. Ajo kujton mbledhjen e fundit tė Komisionit Parlamentar pėr Arsim ku ka marrė pjesė edhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj ku ėshtė trajtuar edhe ēėshtja e AKK-sė, dhe sipas saj, ministri kishte thėnė se ai do tė ndėrhyjė nė punėn e kėsaj agjencie.
Mirėpo, krejtėsisht ndryshe mendon ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, i cili beson se nuk ėshtė bėrė asnjė lloj shkelje ligjore. Ai thotė se ekspertėt e kanė vlerėsuar pozitivisht programin e gazetarisė pėr akreditim, ndėrsa bordi i agjencisė ka vendosur tė kundėrtėn.
Raporti i ekspertėve fletė pėr atė qė realisht rekomandohet nė mėnyrė decidive tė jepet vendim pozitiv pėr programet e gazetarisė. Nė njė situatė tė tillė unė kam informuar kryeministrin pėr atė se si ėshtė gjendja nė programin e gazetarisė dhe qeveria ka vendosur qė nė bazė tė rekomandimeve tė ekspertėve ta akreditojė me kusht, ka thėnė Hoxhaj. Sipas tij, nė rastet kur edhe Bordi i AAK-sė edhe ekspertėt mendojnė qė njė program mos tė akreditohet, atėherė veprohet nė atė formė.
BOX:
Sugjerimi i AAK-sė
Agjencia pėr Akreditim e Kosovės rekomandon qė programet e studimeve nė Fakultetin Filologjik: Letėrsi e Pėrgjithshme dhe Krahasimtare (bachelor dhe master), GJuhė dhe Letėrsi Turke (master), Gjuhė dhe Letėrsi Gjermane (master) dhe Gazetari (master) tė mos akreditohen dhe tė mos pranojnė studentė pėr vitin akademik 2010/2011, thuhet nė njoftimin zyrtar tė AAK-sė, tė lėshuar pėr media.
Sulmohet stacioni i policisė nė Dobrosin
Veri, arrestohet njė i dyshuar, serbėt protestojnė
Ka prova se Mlladiqi ka komanduar mizorinė e Srebrenicės
Prizren, promovohet abetarja e pėrbashkėt
LDK: Tė zbardhen krimet e rėnda
Ende punė deri te pėrfundimi i mbikėqyrjes
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Tadiq nuk heq dorė, edhe Evropa, edhe Kosova
Ska konsensus pėr reformėn zgjedhore
Rishpallen zgjedhjet nė universitet
Vonesat, rrezik pėr ndryshim kufijsh
Blofi qeveritar pėr tarifat doganore
Paralajmėrohet qeveria pėr mocionin
LDK: Java e shkencės sė PDK-sė
Hoxhaj - ki Moon diskutojnė pėr Veriun
Buzhala: Gazetarėt nuk duhet tė sillen si lopė tė shenjta | 7 vota
Protesta nė Shkup, sulme me gurė ndaj Qeverisė | 5 vota
Protesta nė Tiranė mesazh pėr Shkupin dhe Beogradin | 4 vota
Dedaj i gatshėm ti bashkohet UĒPMB-sė | 4 vota
Qeveria: Pacolli shpenzoi vetėm 18 mijė tė Buxhetit | 4 vota
Ramush Haradinaj arriti nė Prishtinė | 4 vota
Franca: Do ta bindim Beogradin tė pranojė Kosovėn | 4 vota
Udhėrrėfyesi nė rrezik! | 4 vota
Zgjedhjet serbe, PDK: U respektua Kushtetua | 3 vota
Presidenti, Rama-Meta shkrijnė akujt | 3 vota
3 vjet burg Zharkut, Kaēaniku nė zgjedhje tė parakohshme | 3 vota
Punėtorėt e Rexhepit hetohen pėr falsifikime | 3 vota
Serbėt duhet tė shqetėsohen pėr suksesin e Daēiqit | 3 vota
Pėr BE-nė, Kosova ka det! | 3 vota
Plani pėr integrimin e veriut drejt finalizimit | 3 vota
Krasniqi fqinjėve: Kujdes me shqiptarėt | 2 vota 