Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-9°

“Uzurpohen” meritat pėr vendimin e GJND-sė

Drilon Zogaj | 28-07-2010 14:46 CET

Prishtinė. Verdikti i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (GJND), nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės, nuk i ka shpėtuar pėrpjekjes pėr pėrvetėsim tė meritave dhe shfrytėzim politik nga udhėheqėsit e institucioneve nė Prishtinė. Megjithėse rezultat i kontributit tė brezave tė tėrė tė qytetarėve dhe tėrė spektrit politik, vulosjen e pavarėsisė sė Kosovės nga GJND-ja mė 22 korrik, bartėsit e institucioneve po ia atribuojnė punės sė tyre gjatė kėtij mandati kontravers, nė pėrpjekje pėr restaurimin e imazhit tė dėmtuar tė qeverisjes.

Pėrfaqėsues tė opozitės dhe analistė politikė e vlerėsojnė tė pamoralshme pėrpjekjen e pushtetit pėr pėrvetėsimin e kėsaj fitoreje tė shtetit.

Analisti Imer Mushkolaj, ka thėnė se vendimi i GJND-sė nuk duhet tė shėrbejė si “mjet” politik pėr pėrmirėsimin e imazhit tė dėmtuar tė institucioneve. “Ai vendim ėshtė konfirmim i pavarėsisė, ndėrkaq pavarėsia nuk ėshtė meritė e asnjė individi apo partie, por e tė gjithė atyre qė pėr dekada punuan pėr tė duke mos harruar ndihmėn e vazhdueshme tė faktorit ndėrkombėtar, e veēanėrisht SHBA-ve”, tha ai. Kushdo qė pėrpiqet ta keqpėrdorė dhe tė pėrvetėsojė fitoren nė Hagė, sipas Mushkolajt, ėshtė i pamoralshėm. Megjithatė, duke pasur parasysh pėrvojat e viteve tė kaluara, sipas tij, nuk ėshtė aspak ēudi qė nė zgjedhjet e ardhshme, GJND-ja tė bėhet pjesė e fushatės zgjedhore. “Vendimi i GJND-sė duhet tė shfrytėzohet pėr tė konsoliduar dhe forcuar pozicionin e vendit nė botė dhe assesi tė vihet nė funksion tė lojėrave tė ulėta politike.

Imazhi i qeverisjes nuk pėrmirėsohet me vendime dhe s’ka vendim qė e pėrmirėson atė”, tha Mushkolaj.

Kurse Mimoza Kusari-Lila, nga AKR-ja, ka thėnė se Qeveria aktuale nė asnjė mėnyrė nuk ka merita tė veēanta apo tė ndara pėr kėtė rezultat pozitiv nė GJND. “Pėrkundrazi, sjellja e kėsaj Qeverie dhe keqqeverisja e saj ka sjellė deri te frika qė ka pasur shoqėria kosovare se ēfarė do tė jetė opinioni i GJND-sė”, tha ajo. Kjo Qeveri, sipas numrit dy tė AKR-sė, duhet tė tentojė tė ngritė kredibilitetin nėpėrmjet sukseseve nė realizimin e prioriteteve qė vet i ka caktuar, e jo nėpėrmjet pėrvetėsimit tė projekteve qė i takojnė tėrė popullit tė Kosovės.

Edhe Naim Rrustemi, deputet i pavarur, ka thėnė se pėrpjekja pėr kapitalizmin politik tė meritave tė tjerėve reflekton njė botė tė varfėr tė udhėheqėsve tė institucioneve. Sipas tij, nė kėtė rast, bartėsit e pushtetit po pėrpiqen tė pėrvetėsojnė veprimet dhe meritat e sponsoruesve tė pavarėsisė sė Kosovės, tė cilėt, sipas tij, kanė pasur merita vendimtare nė opinionin e GJND-sė. Duke iu referuar pėrpjekjeve tė fundit tė SHBA-ve dhe BE-sė pėr sigurimin e njohjeve tė reja pėr Kosovėn, e veēanėrisht njohjen nga Greqia, Rrustemi thotė se kjo tregon se sponsorėt e pavarėsisė janė mė meritorėt pėr sukseset e fundit tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare.

Faktin se vendimi i GJND-sė nuk ėshtė meritė e imazhit tė qeverisjes aktuale nė Kosovė e ka vėrtetuar edhe njė deklaratė e ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen. Diplomati danez, tre ditė pas vendimit nė Hagė, ka deklaruar se pas mendimit tė GJND-sė Kosova duhet tė merret nė mėnyrė vendimtare me problemin e imazhit tė saj.

Pas opinionit tė GJND-sė, kryeministri i vendit nuk ka hezituar edhe tė prejudikojė pėrfundimin e shpejtė tė fazės sė pavarėsisė mbikėqyrur, duke iu referuar realitetit tė ri ndėrkombėtar dhe progresit tė arritur brenda Kosovės. Mirėpo, pėrfaqėsues tė misioneve ndėrkombėtare kanė thėnė se do tė jenė tė pranishėm nė Kosovė si mbikėqyrės tė pavarėsisė sė paku edhe dy vjet, pasi qė kanė mbetur disa fusha ku duhet tė punohet mė tutje.

Nė vend qė tė angazhohen pėr pėrvetėsimin e kėsaj fitoreje historike pėrballė diplomacisė serbe, institucionet e Kosovės do tė duhej tė fokusoheshin nė tėrėsi nė procesin e lobimit total pėr rritjen e numrit tė njohjeve, nė kėtė periudhė tė favorshme pėr rezultate nė kėtė drejtim.

3.4/5 (5 votë/a)

Fule: Kosova ta ketė njė plan pėr veriun

Komisionari i Bashkimit Evropian pėr zgjerim, Stefan Fule, nga kėrkuar qė “Kosova ta ketė njė plan pėr pjesėn veriore tė Kosovės”. Nė njė kumtesė pas takimit tė djeshėm me presidenten e Kosovės, Atifete Jahjaga, nė Munih tė Gjermanisė, Fule “ka theksuar nevojėn pėr plan afatgj...

Policia s’raporton pėr arrestimin e deputetėve

Ndėrsa hetimet pėr sjelljen e policisė mė 14 janar ende vazhdojnė nga inspektorati policor, komisioni pėr siguri i Kuvendit tė Kosovės ka gjetur shumė mangėsi nė raportin qė policia i ka dėrguar kėtij komisioni. Nė komunikimin institucional, kuvend-polici tė cilin “Top Channe...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Serbėt e veriut pro statusit special nė Kosovėn e pavarur

Serbėt e veriut janė pėr njė status special qė do tė ketė njė autonomi tė gjerė pėrbrenda ter...

VV: “O kryetar, a po tė shiten bananet”

Para dyerve tė Kuvendit Komunal tė Gjilanit, aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje kanė ngritur te...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51