| Prishtinė | ![]() |
| -9° |
Prishtinė. Mėnyra e zhvillimit tė punimeve nė seancėn e fundit tė sesionit pranveror parlamentar, ka dėshmuar problemet kronike qė po vazhdojnė tė karakterizojnė funksionimin e Kuvendit tė Kosovės. Miratimi nė parim i projekt-strategjisė sė Qeverisė pėr Privatizimin e PTK-sė, nė kundėrshtim tė plotė me praktikėn parlamentare tė miratimit tė strategjive, ka dėshmuar se ky institucion vazhdon tė jetė nė shėrbim tė udhėheqėsve tė ekzekutivit, pėr realizmin e interesave tė tyre personale apo grupore.
Me gjithė problemet e skajshme me tė cilat ėshtė pėrballur Kuvendi gjatė sesionit pranveror, kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ėshtė shprehur i kėnaqur me punėn e kėtij institucioni gjatė shtatė muajve tė parė tė vitit. Krasniqi veēon aspektin legjislativ tė Kuvendit si suksesin mė tė madh, duke pėrmendur shifrėn prej 42 ligjesh tė miratuar. Sipas tij, duke i pasur parasysh kapacitetet administrative dhe politike, Kuvendi nė vitin 2010 ka shėnuar njė rritje cilėsore. Ndėrsa vėshtirėsitė nė realizimin e plotė tė planit tė punės, Krasniqi ia ka atribuuar vonesės sė ligjeve nga Qeveria.
Megjithatė, Kuvendi gjatė kėtij sesioni ka miratuar mė shumė ligje sesa gjatė gjithė viteve tė kaluara dhe ne shpresojmė nė sesionin e ardhshėm tė kalojmė numrin 50 tė ligjeve tė miratuara, tha ai. Krasniqi ka paralajmėruar sanksionim tė deputetėve pėr mosdisiplinė nė pėrputhje me rregulloren e re tė punės. Ai ka komentuar edhe ankesat e deputetėve tė opozitės pėr mėnyrėn e udhėheqjes sė seancave, duke thėnė se opozita gjatė kėsaj kohe ka pasur hapėsirė ndonjėherė edhe mė shumė sesa vetė pozita. Ndėrsa problemet nė punėn e komisioneve, tė cilat ai i ka kritikuar disa herė, Krasniqi i ka arsyetuar me faktin se Kuvendi vazhdon tė jetė nė fazėn e ndėrtimit tė kapaciteteve dhe traditės demokratike.
Mirėpo, opozita parlamentare dhe analistėt vazhdojnė tė kenė kritika tė shumta pėr mėnyrėn e funksionimit dhe rezultatet e punės sė Kuvendit.
Naser Rugova, deputet i LDD-sė ka thėnė se sesioni pranveror i Kuvendit ėshtė pėrmbyllur me bilanc negativ, nėse merren parasysh nevojat e planet e punės dhe rezultatet e arritura. Ai ka pėrmendur mosefikasitetin e duhur nė aspektin legjislativ, mospėrmbushjen e duhur tė funksionit mbikėqyrės tė zbatimit tė ligjeve, e veēanėrisht atė tė mbikėqyrjes sė punės sė organeve ekzekutive. Rugova thotė se Qeveria vazhdon tė imponoj agjendėn e Kuvendit, duke kritikuar edhe mėnyrėn e udhėheqjes sė kėtij institucioni. Gjatė kėtij sesioni, Kuvendi ka dėshtuar tė pėrmbushė objektivat e veta dhe pritjet e qytetarėve tė Kosovės, tha ai.
Ndėrsa, analisti Imer Mushkolaj ka thėnė se politika ende po e mban peng Kuvendin.
Agjenda e Kuvendit vazhdon tė diktohet nga Qeveria. Ligje tė rėndėsishme, tė cilat tashmė do tė duhej tė kishin pėrfunduar, ende nuk janė miratuar, pėr shkak tė interesave politike e biznesore, tha ai. Sipas Mushkolajt, puna nė komisione nuk ėshtė serioze ndėrsa anėtarėt e tyre nė tė shumtėn e rasteve nuk kanė lidhje me fushėn qė mbulon komisioni pėrkatės.
Deputetėt mė tepėr kanė qenė tė preokupuar se si ti sigurojnė rroga e pensione tė majme vetes, sesa ti diskutojnė problemet me tė cilat pėrballen ēdo ditė ata qė i kanė zgjedhur, tha Mushkolaj. Po ashtu, jo rrallė, sipas tij, Kuvendi nuk ka shėrbyer si vend i debatit, por i mbylljes sė debatit. Kontribut nė kėtė aspekt ka dhėnė edhe kryeparlamentari Krasniqi, i cili nė disa raste ėshtė treguar njė autokrat i vogėl, e ndonjėherė ka krijuar pėrshtypjen se nė karrigen e tė parit tė Kuvendit ka luajtur rolin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė PDK-sė, tha Mushkolaj.
besi (prishtine): 29-07-2010 14:44
Chameleoni (... a su mesuat me ?): 29-07-2010 14:08
Prishtina dhe Beogradi tė nisin diskutimet pėr ndarjen
Familja 6-anėtarėshe e Sylejman Zejnullahut, pa kulm mbi kokė
Serbėt e veriut pro statusit special nė Kosovėn e pavarur
VV: O kryetar, a po tė shiten bananet
Tadiq: Nuk i eliminojmė institucionet paralele
Fule: Kosova ta ketė njė plan pėr veriun
Policia sraporton pėr arrestimin e deputetėve
Daēiq kėrcėnon Amerikėn
Ngelcanat nėpėr ambasada
Daci kėrkon bashkim me AAK-nė
Tadiq pėr Republika Srpskan e Kosovės
Veriu me pėrfaqėsues legalė
Stamm: Jahjaga, sharmante dhe ambasadore e mirė
Gjendje e jashtėzakonshme nė Pejė
Tahiri priti njė delegacion nga Lugina e Preshevės
Duam dorėheqjen e Qeverisė | 37 vota
SHIK-u i futė llugave | 21 vota
Thaēi hipnotizoi LDK e AAK | 17 vota
Dell dhe Ismaili, luftė nė The Pimpsons | 15 vota
Miftari: Ua bėj 500 herė ma zi se Nazim Bllaca | 15 vota
Lambsdorff: VV po bėn njė politikė opozitare fondamentale | 14 vota
Njė mandat, 100 mijė euro! | 12 vota
VV me skia nėpėr Prishtinė pasojė e keqqeverisjes (video) | 12 vota
VV: O kryetar, a po tė shiten bananet | 11 vota
VV: Kosova Republikė | 10 vota
Kurti dėgjon hallet e mėrgimtarėve nė Gjermani | 10 vota
Ēlirimtarė jemi tė gjithė | 9 vota
Mijėra qytetarė thanė Mos e prekni Prizrenin | 8 vota
Kamishi, ultimatum deri mė 8 shkurt Kurtit | 8 vota
VV: Rezoluta pėr pavarėsinė nuk saktėson obligimet | 8 vota
Pėr tė mos e harruar gjuhėn shqipe, Gjuhaime.com | 8 vota 