Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
7 shkurt 2012
Prishtinė Drifting Snow
-10°

Kusari: AAK ka bėrė gabim politik

Selvije Bajrami | 23-08-2010 11:28 CET

Prishtinė. Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ka pėrgjegjėsi para qytetarėve tė Kosovės qė tė prezantojė faktet nėse ka, sa u pėrket bisedimeve sekrete, e jo tė bjerė pre e presioneve tė ndryshme pėr tė mos publikuar faktet e pėrmendura lidhur me bisedimet e mundshme Kosovė-Serbi. Nė njė intervistė dhėnė “Zėrit”, nėnkryetarja e Aleancės Kosova e Re, Mimoza Kusari-Lila vlerėson se AAK-ja ka bėrė gabim politik sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje. Sipas saj, kjo parti e ka qenė konfuze qė nė konferencėn e parė e aq mė tepėr nė tė dytėn kur nė njė farė mėnyre kanė pohuar se kanė presione politike.

“AAK-ja ka pasur pėrgjegjėsi politike dhe pranė qytetarėve tė Kosovės, nėse kanė njė fakt apo disa fakte pėr bisedime, tė prezantojnė faktet pėr kėto bisedime por edhe materialin qė ėshtė diskutuar, se ēfarė rastėsisht ka mundur tė ndodhė nė takime ėshtė tjetėr, e tjetėr ėshtė sikurse tė kenė pasur materiale dhe vendime qė kanė nxjerrė nga kėto bisedime”, thotė ajo, duke shtuar se, partia qė ajo pėrfaqėson nuk ka pasur informacione pėr bisedime.

Ajo thotė se kreu i AKR-sė, Behgjet Pacolli ėshtė duke vazhduar lobimin nė vende tė ndryshme tė botės, nė mėnyrė qė t’i sjellė Kosovės sa mė shumė njohje. “Ju e dini se presidenti Behgjet Pacolli nė vazhdimėsi ka qenė aktiv nė faza tė caktuara pėr lobim. Ai do tė vazhdojė ta bėjė njė gjė tė tillė. Ka pasur tani njė rast familjar, do tė thotė ka ndėrruar jetė nėna e presidentit, prandaj ka qenė mė pranė familjes. Tre javė ajo ka qenė nė gjendje shumė tė rėndė shėndetėsore, prandaj ai ka qėndruar pranė nėnės. Megjithatė, presidenti Pacolli e pati shumė afėr njė njohje nga shteti afrikan, nė Tanzani konkretisht dhe ka pasur premtime pėr njohje shumė tė shpejtė”, thotė ajo.

Zėri: A ėshtė AKR-ja duke heshtur nė kėtė fazė si parti opozitare nėse kemi parasysh zhvillimet e fundit nė Kosovė?

Kusari-Lila: Jo nuk e konsideroj se AKR-ja ėshtė duke heshtur nė asnjė mėnyrė. AKR-ja ka qenė mjaft aktive. Ne me tė vėrtetė e vlerėsojmė se ėshtė krijuar nė njė farė forme njė tym i madh pėr vetė faktin se a ka pasur apo jo bisedime sekrete me Serbinė. Qėndrimi i AKR-sė prej fillimit ka qenė se ēfarėdo bisedimi sekret me Serbinė ėshtė i dėmshėm dhe nuk besojmė se me mendje tė shėndoshė njė qeveri mund tė shkojė nė bisedime sekrete dhe mund tė nxjerrė ndonjė pėrfundim nga kėto bisedime sekrete, si e para duke e ditur se kanė pėrgjegjėsi institucionale, pėrgjegjėsi politike dhe historike.

Ne gjithmonė e kemi cekur qė bisedimet nuk mund tė bėhen vetėm prej strukturės qeverisėse, gjegjėsisht dy partive nė koalicion, por nėse hyhet nė bisedime sė pari duhet tė hyhet si partnerė tė barabartė, pra si dy shtete Kosovė dhe Serbi. Dhe sė dyti, qė duhet tė jetė njė platformė gjithėkombėtare. Tė mendohet se ekziston njė mendėsi i njė strukture qė dy parti tė marrin pėrgjegjėsinė, tė vendosin pėr tė ardhmen e njė pjese tė Kosovės ėshtė tėrėsisht e papranueshme, ėshtė nė kundėrshtim me tė gjitha normat qoftė ligjore, qoftė morale tė cilat ekzistojnė. Ne sė pari nuk kemi pasur informatė pėr bisedime tė kėsaj natyre dhe sė dyti, nė momentin kur ėshtė prononcuar kryetari i partisė sonė, z. Behgjet Pacolli se nuk mendon se ka bisedime sekrete, jemi akuzuar pastaj nga partia tjetėr opozitare, AAK.

Qė tė marrėsh pozicion tė them nė kėtė zhurmė tė madhe, kemi vlerėsuar se ėshtė mė tepėr e dėmshme pėr ne dhe pėr qytetarin e Kosovės pėr arsye se ėshtė ngarkuar nė njė farė forme ėshtė marrė hapėsira politike pėr diēka qė me tė vėrtetė nuk ėshtė prezantuar qartė. Dhe tani tė hyjmė nė njė pozitė defansive tė kundėrpėrgjigjemi tek AAK-ja, e cila akuzoi ose deklaroi diēka pėr kryetarin tonė, m’u ka dukur e panevojshme. E kemi lėnė qė dy partitė, nė kėtė rast kryeministri ose Qeveria dhe AAK-ja, kėtė bilanc tė forcave qė e kanė prezantuar nė skenėn politike, ose kėtė pėrplasje ta zgjidhin mes vete dhe pozicioni ynė ka qenė qė ēfarėdo bisedimi duhet tė bėhet nė platformė tė pėrgjithshme kombėtare dhe gjithsesi vetėm si partner e jo aspak dhe nė asnjė mėnyrė skutave qoftė tė Evropės ose nė vendet e rajonit...

Bisedime ose kontakte me Serbinė ne e dimė qė ka pasur nė vazhdimėsi, qoftė pėrmes bashkėsisė ndėrkombėtare, do tė thotė kanė shkuar nė Beograd dhe kanė ardhur nė Prishtinė dhe kanė pėrcjellė mesazhe qoftė pėrmes konferencave tė ndryshme publike ose jopublike, tė cilat janė organizuar prej shteteve tjera.

Zėri: A mendoni se AAK-ja ka pasur fakte pėr ato qė ka thėnė dhe a ka qenė pėr ju e bindshme AAK-ja nė ato qė ka prezantuar?

Kusari-Lila: Nuk e di a ka pasur fakte. AAK-ja nė fakt nuk ka prezantuar fakte. Atė qė ka prezantuar ėshtė se dinė pėr vendet ku kanė mundur tė zhvillohen bisedimet. Tash nė ato takime, ēka ka qenė pėrmbajtja e takimeve, ne nuk e dimė. Nėse dy zėvendėsministra janė takuar nė nivel tė zėvendėsministrave, apo dy kėshilltarė janė takuar nė nivel tė kėshilltarėve, atėherė nuk e di pse mund tė jetė aq dramatike njė situatė. Po them edhe njėherė, procesi i vendimmarrjes ėshtė proces qė dihet nė Kosovė, po them pėr territore, pėr marrėveshje, pėr organe dihet kush janė ata qė vendosin.

Ka qenė njė prezantim shumė konfuz prej momentit tė parė, ndėrsa nė konferencėn e dytė kur kanė dalė dhe kanė thėnė se janė dorėzuar karshi presionit, unė vlerėsoj qė ka qenė mė mirė tė mos kishin dalė fare sesa tė dalin e tė thonė se janė dorėzuar karshi presionit, pėr arsye se ne shpesh si opozitė, edhe neve na ka ndodhur si AKR qė kemi kritikuar qeverinė se pse nuk i jep raport popullit tė Kosovės, pse nuk e funksionalizon, pse e ka marrė legjitimitetin e parlamentit duke mos u vendosur temat nė Parlamentin e Kosovės, por shpeshherė mbeten ato nė nivel tė qeverisė dhe dikujt tjetėr jashtė qeverisė. AAK-ja ka pasur pėrgjegjėsi politike dhe pranė qytetarėve tė Kosovės, nėse kanė njė fakt apo disa fakte pėr bisedime, tė prezantojnė faktet pėr kėto bisedime por edhe materialin qė ėshtė diskutuar, se ēfarė ka mundur tė ndodhė nė takime ėshtė tjetėr, e tjetėr ėshtė sikurse tė kenė pasur materiale dhe vendime qė kanė nxjerrė nga kėto bisedime.

Prandaj, po them edhe njėherė qė ka qenė politikisht shumė konfuze por politikisht edhe shumė e gabueshme nėse nuk kanė qenė tė gatshėm ta ēojnė procesin deri nė fund, siē i pamė nuk ishin tė gatshėm ta ēojnė deri nė fund kėtė dilemė.

Zėri: E a kanė pasur presione?

Kusari-Lila: Nuk e di. Me siguri qė kanė qenė tė kontaktuar, atė e kanė thėnė. Unė e di tė gjithė atė qė e di edhe opinioni publik nė Kosovė dhe asgjė mė tepėr prej sė afėrmi.

Zėri: E pėrmendėt pak a shumė qė ėshtė gabim politik njė dorėzim i tillė i AAK-sė. A ėshtė ngritur AKR-ja apo partitė tjera opozitare me kėtė “gabim” tė AAK-sė?

Kusari-Lila: Unė mendoj se rėnia apo gabimi politik i njė partie jo domosdoshmėrish me automatizėm e ngrit partinė tjetėr opozitare. Konsideroj se ngritjet e AKR-sė do tė vijnė si rezultat i aktivitetit tė AKR-sė, e jo si rezultat i gabimeve tė njė partie tjetėr opozitare.

AAK-ja mendoj se ka bėrė gabim politik kur e ka prezantuar dhe nuk ka shkuar deri nė fund. Konsultat qė i kanė bėrė ata mandej ose presionet nė tė cilat ata kanė rėnė, ėshtė dashur t’i verifikojnė para se ta bėjnė publike faktin se dinė pėr bisedimet sekrete. Ky ėshtė mendimi im nė kėtė rast. E sa i pėrket ngritjes sonė, edhe njė herė po e them se AKR-ja si parti politike ka njė mori vlerash tė cilat i mban, me njė vizion dhe njė program tė qartė, pėr njė qeverisje mė tė mirė, pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik dhe konsideroj se vetėm zbatimi i mėtutjeshėm i atij plani nė vazhdimėsi do ta ngritė AKR-nė. Nuk u gėzohemi gabimeve tė partive tė tjera opozitare me atė qė ne tė ngrihemi.

Zėri: Zonja Kusari, partitė tjera kanė reaguar edhe nė rastin e kryetarit tė Komunės sė Rahovecit, z.Qazim Ēeska. Pse nuk ka reaguar AKR-ja?

Kusari-Lila: Ne nuk kemi reaguar pėr shkak se AKR-ja ėshtė nė qeverisje me PDK-nė nė Rahovec. Si ndėrhyrje tė kryeministrit e kemi vlerėsuar si tė gabueshme pėr shkak se ka qenė njė presion politik, i cili e ka jetėn e vet. Kryetari ka dhėnė dorėheqje tė parevokueshme dhe ka shkuar deri nė atė pikė sa nė momentin e fundit, kryeministri e kthen prapa, do tė thotė e bind. Ne jemi nė rishikim tė situatės sonė nė Rahovec. Nuk kemi dashur tė bėjmė prononcime vetėm pėr sy politik por kemi dashur qė nė momentin kur bėjmė prononcim tė vendosim saktė se cili ėshtė pozicioni i AKR-sė.

E sė pari qė tė jemi tė pėrgjegjshėm ndaj qytetarėve tė Rahovecit qė tė mundohemi deri nė maksimum ta mbajmė funksional aktivitetin qė ne kemi dy drejtori nė Rahovec, aktivitetin e dy drejtorive. Tani jemi nė njė farė forme nė diskutime tė vazhdueshme me kryesinė dhe me partnerin tonė nė koalicion nė Rahovec, nė mėnyrė qė ta gjejmė zgjidhjen sa mė tė saktė sa mė shpejt nė Rahovec. Po nė qoftė se AKR-ja e vlerėson se jo vetėm akti si akt, ka qenė i gabuar por edhe funksionaliteti i qeverisjes nuk do tė jetė, nė njė periudhė shumė tė shkurtėr AKR-ja do ta sjellė vendimin e saj lidhur me qeverisjen nė Rahovec.

Zėri: Tė kalojmė paska te procesi i njohjeve. Dihet qė kreu i AKR-sė disa herė ka pasur pėrplasje me MPJ-nė sa u pėrket njohjeve. A vazhdon edhe mė tutje AKR-ja tė lobojė?

Kusari-Lila: Po, vazhdon tė jetė. Ju e dini se presidenti Behgjet Pacolli nė vazhdimėsi ka qenė aktiv nė faza tė caktuara pėr lobim. Ai do tė vazhdojė ta bėjė njė gjė tė tillė. Ka pasur tani njė rast familjar, do tė thotė ka ndėrruar jetė nėna e presidentit, prandaj ka qenė mė pranė familjes. Tri javė ajo ka qenė nė gjendje shumė tė rėndė shėndetėsore, prandaj i ka qėndruar pranė nėnės. Megjithatė, presidenti Pacolli e pati shumė afėr njė njohje nga shteti afrikan, nė Tanzani konkretisht, dhe ka pasur premtime pėr njohje shumė tė shpejtė.

Ndodhi njė gjė, qė konsiderojmė nė aspektin diplomatik nuk ishte shumė hap i menēur.

Presidenti i Republikės sė Kosovės viziton Malavin pėr tre ditė, qėndron atje. Tanzania dhe Malavi janė nė raporte tė ngrira ose tė acaruara mes vete pėr shkak tė liqenit kufitar, Viktoria, liqen mes dy shteteve dhe tėrhiqet ose ftohet Tanzania nė raport me Kosovėn. Sa i pėrket aktivitetit lobues, presidenti Pacolli edhe nė momentin kur ka qenė i angazhuar rreth shėndetit tė nėnės sė tij, ka pasur njė angazhim tė kėshilltarėve tė tij dhe njerėzve qė punojnė pėr tė dhe ka paralajmėruar se shumė shpejt do tė vijnė njohjet si rezultat i kėtij aktiviteti. Ne na ka ardhur keq me tė vėrtetė qė diplomacia kosovare nuk ka arritur ta kapitalizojė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme mendimin e GJND-sė.

3.6/5 (8 votë/a)
takllagjyni (gjeneve): 25-08-2010 21:29
per inati te res me vdekte djali,kan thane te moqmit po sot let rrojne reja edhe djali se ne pune te huj thojme veq puna e mbare e aj qe e ka fjalen e ka edhe rendin se me femije e me (gra te llafev)nuk kem shka me ju dhan llogari se kem pune edhe ma te randsishme se kto per me tjerellafe qe skan as pak randsi po kto jane pune te burrave po edhe te (grave)siq e kemi pase shot galicen e do tjera si ajo edhe ne dite te sotme e do per llafe dhe muhabete keni boll ku me fol per dite ne konferenca per gazetare e gazeta ne radio televizione per filma te vizatuem,etj...etj... n
Geto (SHBSH): 23-08-2010 23:20
Hajdeni mos leni ne zingjir merrni guximin dhe takoni lideret e AAK-s dhe kerkojuni faktet pasi qe ata sdeshen tju tegojn opinionit se mendojn se ne kto qaste jan te demshme per proceset ne Kosov por vetem i nderpren bisedimet sekrete.Se me kon per naj tender kishi ngajt vrap.Skeni guxim as nje lider i asnje partie tjeter te perballeni me ato fakte dhe te dilni e ta thoni se paska pas bisedime sekrete"FRIKACAKA" .Pse kryetari i shtetit sju kerkoj te takohet me lideret e AAK-s dhe tju thot mi jepni faktet mua, se mori guximin dot ta thot nje gja te till.Po shifet se vetem kush mund te ju thot stop pazareve me Kosoven.Qfar guximi keni marr ju z.Shala dhe ju Z.Gjini se ka guximin as nje lider i as nje partie tjeter ne Kosov.Edhe po tjua shesin edhe token e babs skan me bo zo " FRIKACAKET".
Dritoni (Prishtine): 23-08-2010 17:03
E ti Mimoze ke bo gabim jetesore sa i perket politikes...
mjegulla (Prishtinƫ): 23-08-2010 14:17
Nji intervistƫ tepƫr konfuze edhe politikisht edhe gjuhƫsisht.

Ndarja e Kosovės - ide e rrezikshme

Diplomati, Erhard Busek ka deklaruar se Serbia dhe Kosova duhet tė mendojnė pėr shkėmbim tė territoreve - kjo ide ėshtė e rrezikshme dhe do tė dėshtojė, konsiderojnė pėrfaqėsues tė serbėve dhe shqiptarėve. Ish koordinatori i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, Erhar...

Emėrimi i ambasadorėve, ēėshtje javėsh!

Ministri i Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thėnė se ėshtė ēėshtje javėsh emėrimi i ambasadorėve tė rinj. Ai ka thėnė se presidentja Jahjaga ėshtė nė fazėn e formėsimit tė vendimit tė saj pėr marrjen e pėlqimit nga ato shtete nė tė cilat duhet tė emėrohen ambasadorėt e rinj. ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Kosova do t’i pėrmbushė obligimet kushtetuese

Presidentja Atifete Jahjaga, ka pritur nė takim pėrfaqėsuesin e posaēėm tė Bashkimit Evropian n...

Kuēi: Integrimi evropian, platformė nacionale

Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Drejtėsisė, Hajredin Kuēi, sot ka marrė pjesė nė takimin e ...

Thaēi: Kurrfarė statusi special pėr veriun

Kryeministri Hashim Thaēi, tha sot se nuk do tė ketė kurrfarė statusi special pėr veriun e Koso...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51