| Prishtinė | ![]() |
| -10° |
Prishtinė. Partnerėt e koalicionit aktual qeverisės, Partia Demokratike e Kosovės dhe Lidhja Demokratike e Kosovės janė pėrplasur javėn e kaluar pėr atė se kush duhet tė udhėheq me Universitetin Publik tė Prizrenit. Mėsohet se kėto pėrplasje ndėrmjet partnerėve tė koalicionit kanė pėrfunduar paqėsisht, me marrėveshje qė tė dyja palėt tė kenė njerėzit e tyre nė menaxhmentin e kėtij universiteti, ndonėse nuk janė konfirmuar zyrtarisht.
Adem Sallauka, qė njihet si njeri i afėrt me PDK-nė, sipas burimeve tė Zėrit me gjasė edhe nė tė ardhmen do tė vazhdoj ta mbajė postin e sekretarit nė Universitetin e Prizrenit, nė anėn tjetėr, pritet qė Arsim Rexhepi, deputet i LDK-sė, tė emėrohet nė postin e zėvendėsrektorit nė kėtė universitet.
Njohės tė arsimit dhe pėrfaqėsues tė partive opozitare kanė alarmuar se universiteti i dytė publik nė vend po shkon drejt politizimit.
Emėrimi i rektorit gjerman Ronald Monch nga ana e Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė si dhe sekretarit tė Universitetit tė Prizrenit Adem Sallauka, ish-sekretar nė kėtė ministri, kishte nxitur reagime nė radhėt e LDK-sė.
Kėrcėnimet e Rexhepit
Burime tė Zėrit brenda Universitetit Publik tė Prizrenit kanė bėrė tė ditur se anėtari i LDK-sė, Arsim Rexhepi, i cili nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe kryetar i Komisionit Parlamentar pėr Arsim, javėn e kaluar ka pasur njė vizitė shumė tė shkurtėr te udhėheqėsit e UPZ-sė, tė cilėve u ka kėrkuar sqarime pėr pėrzgjedhjen e stafit menaxherial tė UPZ-sė.
Rexhepi pėr mė tepėr ka kėrkuar sqarime pėr gjoja tradhtinė qė i ka bėrė PDK-ja LDK-sė pėr kėtė universitet. Rexhepi drejtuesve tė UP-sė u ka thėnė se marrėveshja ka qenė qė pozita e sekretarit duhet tu takojė njerėzve tė LDK-sė, ndėrkaq, pozita e zėvendėsrektorit njerėzve tė PDK-sė, ka thėnė burimi, duke shtuar se nė pozitėn qė ėshtė dashur ti takonte LDK-sė, ėshtė emėruar Adem Sallauka, i cili njihet si njeri i afėrt me PDK-nė, qė mė herėt ka mbajtur edhe pozitėn e sekretarit tė pėrhershėm nė Ministrinė e Arsimit. Gjithnjė sipas kėtyre burimeve, kjo ka qenė pozita qė ka konfrontuar dy partitė nė koalicion.
Mirėpo, si kompromis duket se ėshtė vendosur qė pozita e zėvendėsrektorit tu jepet njerėzve tė LDK-sė.
Madje burime brenda Lidhjes Demokratike tė Kosovės kanė bėrė me dije se Arsim Rexhepi sipas tė gjitha gjasave do tė emėrohet nė pozitėn e zėvendėsrektorit.
Ka shumė gjasa qė Arsim Rexhepi tė emėrohet zėvendėsrektor i Universitetit tė Prizrenit, ka thėnė njė burim brenda LDK-sė.
Por, njė gjė e tillė ėshtė mohuar nga vetė Rexhepi. Ai nuk ka pranuar se ka marrėveshje me PDK-nė. Ai ka mohuar kategorikisht se do tė emėrohet zėvendėsrektor i Universitetit tė Prizrenit duke e quajtur kėtė si dezinformatė.
Se kush do tė emėrohet zėvendės rektor, nė bazė tė ligjit ėshtė detyrė e rektorit. Ai do ti sjellė bashkėpunėtorėt e vet dhe ai do tė vendos pėr njerėzit e tij tė afėrt. Natyrisht se unė kam qenė pjesė e themelimit tė kėtij universiteti, ka thėnė Rexhepi pėr Zėri. Ai ka theksuar se ky universitet nuk ka natyrė partiake, por ėshtė krejtėsisht kombėtar dhe njė vepėr madhore e qeverisė.
Nė anėn tjetėr, Artan Behrami, kėshilltar pėr media nė MASHT ka theksuar se nuk ka informacion nėse Rexhepi ėshtė emėruar nė detyrėn e zėvendės rektorit. Ne si Ministri e Arsimit nuk mund ta paragjykojmė procesin sepse ėshtė nė kompetencė e rektorit themelues pėr ta zgjedhur stafin administrativ. Ėshtė nė kompetencėn e tij ta zgjedhė zėvendės rektorin, sekretarin dhe stafin tjetėr akademik, ka thėnė Behrami. Emėrimet nė Universitetin e Prizrenit, sipas Behramit janė ēėshtje qė nuk i takojnė MASHT-it.
Megjithėkėtė, dihet se emėrimi i Sallaukės nė postin e sekretarit ėshtė bėrė shumė kohė para se tė emėrohet rektori themelues.
Politizimi ende pa ia filluar punės
Mirėpo, pėrfaqėsues tė opozitės dhe shoqėrisė civile kanė deklaruar se universiteti i ri po dėmtohet edhe pa nisur mirė punėn dhe ėshtė duke u politizuar me emėrimet qė po bėhen atje.
Avni Zogiani udhėheqės i Lėvizjes Ēohu ka thėnė se fakti qė partitė politike merren vesh mes vete pėr ndarjen e posteve nė universitete tregon pėr shkallėn e politizimit dhe tė degradimit tė universitetit dhe tė edukimit pėrgjithėsisht. As ky pushtet dhe as pushtetet e kaluara nuk kanė pasur asnjė lloj ndjeshmėrie pėr gjendjen e rėndė nė arsim, por atė e kanė pėrdorur vetėm si politikė elektorale, ka theksuar Zogiani.
Ndėrkaq, Jonuz Salihaj, kryetar i komisionit pėr arsim nė AAK ka thėnė se kjo qeveri ka uzurpuar dhe politizuar tė gjitha segmentet e qeverisjes.
Ministri Hoxhaj shumicėn e kohės e ka kaluar nė fushata elektorale tė komunave tė Kosovės, rol ky qė mė sė pakti i ka hije ministrit tė arsimit. Sistemi i arsimit ėshtė krejtėsisht i politizuar. Nė MASHT pėr dy vite janė ndėrruar 5 sekretarė permanent, nuk janė respektuar vendimet e Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės pėr kthimin e njerėzve tė larguar nga puna pėr qėllime politike etj. Njėri sekretar, pra Sallauka, nga pozita e sekretarit permanent, ministri Hoxhaj e dėrgon sekretar tė Universitetit tė Prizrenit. Qėllim i vetėm ėshtė kontrollimi i Universitetit mė tė ri nė Kosovė. Prandaj nuk diskutohet politizimi, sepse kemi tė bėjmė me politizimin e skajshėm tė arsimit nė tė gjitha nivelet, ka thėnė Salihaj.
Nėse nė krye tė kėtij universiteti vendoset njė njeri qė njihet si deputet i LDK-sė, nė kėtė rast Rexhepi dhe vazhdon tė jetė sekretar, ish sekretari i MASHT-it Adem Sallauka, Salihaj ka thėnė se nuk kemi tė bėjmė me intencėn pėr krijimin e njė universiteti efikas, por shfrytėzimin e tij si njė makinė pėr pėrftimin e votave tė qytetarėve tė Prizrenit.
Ndėrkaq sa i pėrket emėrimit qė mund tė ndodh tė Rexhepit, Salihaj ka theksuar se sipas Ligjit pėr Arsimin e Lartė ( neni, 6.1) vendimi pėr hapjen e universitetit tė ri duhet tė ratifikohet nė Kuvend.
Prandaj votat e Grupit Parlamentar tė LDK janė tė domosdoshme, tha ai duke shtuar se nuk ėshtė qėllimi tė krijohet njė universitet cilėsor, por krijimi i njė institucioni tė kontrollueshėm nga pozita.
Kjo nuk ka si tė pėrshkruhet ndryshe pėrveē si ndėrhyrje direkt nė autonominė e universitetit, ka thėnė ai pėr Zėri. Ndėrkohė edhe parti tjera opozitare kanė bėrė thirrje qė Universiteti i Prizrenit tė mbetet i papolitizuar. Abdullah Klinaku, sekretar i pėrgjithshėm i Partisė sė Drejtėsisė ka thėnė se ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet nga politikėbėrja kosovare respektimi i plotė i autonomisė sė funksionimit ligjor tė botės akademike nė Kosovė, nė kuptim tė kėsaj edhe tė universiteteve, duke respektuar ligjet gjegjėse dhe duke iu shmangur ēdo elementi tė ndonjė konflikti tė mundshėm tė interesit.
lala (pashalleku i hajnave): 07-09-2010 16:21
Hasipz (Prizren): 06-09-2010 22:47
Prishtina dhe Beogradi tė nisin diskutimet pėr ndarjen
Familja 6-anėtarėshe e Sylejman Zejnullahut, pa kulm mbi kokė
Serbėt e veriut pro statusit special nė Kosovėn e pavarur
VV: O kryetar, a po tė shiten bananet
Tadiq: Nuk i eliminojmė institucionet paralele
Fule: Kosova ta ketė njė plan pėr veriun
Policia sraporton pėr arrestimin e deputetėve
Daēiq kėrcėnon Amerikėn
Ngelcanat nėpėr ambasada
Daci kėrkon bashkim me AAK-nė
Tadiq pėr Republika Srpskan e Kosovės
Veriu me pėrfaqėsues legalė
Stamm: Jahjaga, sharmante dhe ambasadore e mirė
Gjendje e jashtėzakonshme nė Pejė
Tahiri priti njė delegacion nga Lugina e Preshevės
Duam dorėheqjen e Qeverisė | 37 vota
SHIK-u i futė llugave | 21 vota
Thaēi hipnotizoi LDK e AAK | 17 vota
Dell dhe Ismaili, luftė nė The Pimpsons | 15 vota
Miftari: Ua bėj 500 herė ma zi se Nazim Bllaca | 15 vota
Lambsdorff: VV po bėn njė politikė opozitare fondamentale | 14 vota
Njė mandat, 100 mijė euro! | 12 vota
VV me skia nėpėr Prishtinė pasojė e keqqeverisjes (video) | 12 vota
VV: O kryetar, a po tė shiten bananet | 11 vota
VV: Kosova Republikė | 10 vota
Kurti dėgjon hallet e mėrgimtarėve nė Gjermani | 10 vota
Ēlirimtarė jemi tė gjithė | 9 vota
Mijėra qytetarė thanė Mos e prekni Prizrenin | 8 vota
Kamishi, ultimatum deri mė 8 shkurt Kurtit | 8 vota
VV: Rezoluta pėr pavarėsinė nuk saktėson obligimet | 8 vota
Pėr tė mos e harruar gjuhėn shqipe, Gjuhaime.com | 8 vota 