Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E enjte
23 shkurt 2012
Prishtinė Fog
-3°

SBASHK-u shkapėrderdhet

Anita Kadriu | 28-01-2012 00:05 CET

Mėsimdhėnėsit kosovarė do tė kenė dhe njė sindikatė tė re, qė do tė mbrojė interesat e tyre. Disa pėrfaqėsi sindikale nėpėr komuna tė Kosovės, janė shkėputur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencės dhe Kulturės (SBASHK), duke formuar kėshtu njė sindikatė tė re. Ata nė njė konferencė pėr medie kanė bėrė publike arsyet e tėrheqjes nga SBASHK-u.

Korrupsioni, politizimi, nepotizmi, familjarizimi, keqpėrdorimi, mosmbrojtja e interesave tė mėsimdhėnėsve janė theksuar si arsyet kryesore qė i kanė shtyrė drejt themelimit tė njė organizate tė re. Nė krye tė kėsaj organizate janė paraqitur udhėheqėsit sindikalė nėpėr komuna qė janė dalluar se kanė qenė zė kritik nėpėr mbledhje tė SBASHK-ut.

Prishtina, Juniku, Deēani, Gjakova, Peja, Podujeva kanė qenė prezent me pėrfaqėsues tė tyre nė kėtė konferencė, pėrderisa nga udhėheqėsia e sindikatės sė re, e kryesuar nga Nezir Gashi, kryetar i Sindikatės pėr komunėn e Prishtinės ėshtė paralajmėruar mbėshtetje edhe nga njėsitė sindikale nėpėr komunat tjera.

“Sindikatat te ne janė qėllim pėr vete dhe jo pėr anėtarėsinė. Ato kanė kuptim pėr kryetarėt dhe klanet me pak shokė qė kanė pėrreth vetes, por jo dhe pėr anėtarėsinė e gjerė, e cila mbahet peng nga kėta tipa”, ka thėnė Gashi, duke shtuar se brenda SBASHK-ut nuk ka asnjė centimetėr hapėsirė pėr veprim sindikal.

“Pėr njė organizim pėrtej politikės, ēfarė ėshtė nė natyrėn e veprimeve sindikale as qė mund tė bėhet fjalė, lėre mė tė flasim pėr njė qėndrim opozitar tė kėtyre organizimeve kaq tė rėndėsishme pėr pėrfaqėsimin dhe mbrojtjen e tė drejtave profesionale, tė punės, tė interesave ekonomike dhe sociale, tė kulturės dhe interesave tjera tė punėtorėve”.

Ai iu ka bėrė thirrje degėve sindikale nė gjithė Kosovėn, qė tė ringjallen dhe tė kėrkojnė riorganizim sindikal, tė ndėrrojnė logjikėn e bartur nga ish- sistemi komunist se sindikatat kanė vetėm karakter tė ndihmės sociale dhe atė ta zėvendėsojnė me logjikėn e ndėrtimit tė njė organizimi, i cili do tė ishte me interes pėr tė gjitha zhvillimet shoqėrore.

Pėrfaqėsuesi tjetėr i sindikatės sė re Ahmet Spahiu ka thėnė se arsimtarėt nuk kanė pasur mbėshtetje nga SBASHK dhe se krerėt e kėsaj sindikate e kanė vendin mbrapa grilave, duke mohuar ndonjė prapavijė politike tė sindikatės sė re. Agim Qesta, pėrfaqėsues sindikal i Junikut, ka theksuar se vetėm pas 22 vjetėsh po bėhet e mundur themelimi i njė organizate qė do t’iu shėrbejė mėsimdhėnėsve.

Kjo sindikatė, sipas tij, do tė jetė kritike ndaj tė gjitha padrejtėsive qė iu bėhen punėtorėve tė arsimit dhe do tė dalė nė mbrojtje tė interesave tė punėtorėve. Ka theksuar se mėsimdhėnėsit deēanas kanė shumė pakėnaqėsi. Pėrfaqėsuesi sindikal i Podujevės, Naim Bajrami, ėshtė shprehur mė i rezervuar.

Ai ka theksuar se tė premten do tė mbajė njė takim me kryesinė e Sindikatės sė Arsimit nė kėtė komunė pėr tė vendosur pėr mbajtjen e kuvendit dhe pėrcaktimin e tyre se ku duan tė rreshtohen.

Por, nuk ka mohuar pakėnaqėsitė e mėsimdhėnėsve pėr mėnyrėn si pėrfaqėsohen interesat e tyre. Nga ana tjetėr, pėrfaqėsues tė SBASHK-ut fillimisht kanė hezituar tė flasin pėr kėtė sindikatė tė re. I kontaktuar nga “Zėri” kreu i SBASHK-ut, Ali Shabanaj, nuk ka pranuar tė flasė pėr gazetėn me arsyetimin se gjendet nė Pejė dhe nuk do tė deklarohet me telefon, ndonėse kėtė e kishte praktikuar mė parė.

Megjithėkėtė, nuk ka hezituar qė pėrmes telefonit tė shprehė mllefin e tij ndaj shkrimit “Buja fl ladit sindikalistėt”, nė tė cilin shkrim ėshtė pasqyruar rrjedhimisht dhe objektivisht mbledhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė SBASHK-ut, ku ministri Buja mori lėvdata nga pjesa dėrrmuese e sindikatės. Shabanaj madje ka kėshilluar qė “mediet tė mos merren (pasqyrojnė) me sindikatėn e re “.

Por, mė pas janė deklaruar nėnkryetarė tė kėsaj sindikate, duke mos hezituar tė bėjnė kundėrakuzė ndaj pėrfaqėsuesve tė sindikatės sė re. Rashit Maliqi nėnkryetar i SBASHK-ut ka mohuar akuzat nė adresė tė udhėheqėsisė, ai madje ka thėnė se disa nga anėtarėsia e re e sindikatės nuk ėshtė mė pjesė e SBASHK-ut. Maliqi ka akuzuar Gashin pėr keqpėrdorim duke pėrmendur shifra tė hollash pėr tė cilat, ai ka thėnė se atij (Gashit) i ėshtė kėrkuar llogari nga SBASHK-u.

5.0/5 (1 votë/a)
qendrimi (prishtna): 28-01-2012 18:36
Sigurisht Zotri tek je njeri prej tyre qe po i keqperdorshe mjetet e arsimtareve ne SBASHK- ma mirë me thënë po marshe lek te majme nga kjo sindikat, dhe po e ngrithse zërin për retroaktivin e arsimtarev qe ju ka vjedh nga 180 erova Çdo arsimtari. nuk po i mohon meritat e sindikates askush por po kerkojn qrsimtaret alternativ tjeter për me i mbrojt te drejtat e tyredeh me i hjek qafesh keqperdoruset hajnat e ksaj sindikate te koruptuar.
Halit (Bxl.): 28-01-2012 11:16
Si duket perveq atyre qe drejt per se drejti kan interes per perçarjen e Sindikates,kesaj pune po i fryen edhe shtypi.Anita si duket po e udheheq ket paknaqesi dhe ket perçarje.Pak ma heret u mbajten dy kongrese,kush po e kush jo legjitim!Tani sikur u ka hye perçarja ne mes vedi pa nderhye armiku yne shekullor,kur ne formuem qelulat e para te sindikates e cila i tha Jo ish sitemit,te ciles ia luajtem temelet 100 vjeçare.Po tash temelet u kuja doni ti çvendosni!Pjesa ma markante dhe qe mbajti gjalle Republikwn e Kosoves.Formimi i Sindikates,LASH-it,sistemi paralel ishte fryt i saj.Andaj vetdisoheni o koleg sa ma pare,rueni ato vlera si driten e syeve se duke shemb,harrue te kaluern po çojm uje ne mullirin e atyre qe nuk na kan desht,nuk na dojne te miren.
Halit (Bxl.): 28-01-2012 11:03
Jam njeri prej themelueseve te sindikates ne kohen e monizmit,ateherw kur siq thuhet pasuli hahej kokrra kokrra.Formimi i Sindikates ishte nje fillim i suksesshem per ta lujt trollin e ish sistemit.Arsimtaret ishin ata qe i than jo sistetit represiv siq u vertetue para,gjatw luftes.Dhe sot me befasojnw se si shkaperdredhet-coptohwt kjo sindikat per interesa meskine.H

Mėsimi fillon tė hėnėn

Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MAShT) njofton tė gjithė nxėnėsit dhe mėsimdhėnėsit se mėsimi do tė rifillojė nesėr, mė 20 shkurt 2012, nė tė gjitha shkollat fillore dhe tė mesme tė Republikės sė Kosovės. MAShT njofton se mėsimi mund tė mos fillojė nė disa sh...

Kryqi i Kuq ndihmon restelicasit

58 familje tė Restelicės, tė cilat, pas ortekut tragjik tė borės, janė zhvendosur nga zona e rrezikuar, tė shtunėn janė ndihmuar nga Kryqi i Kuq i Kosovės, nė bashkėpunim me degėn e Sharrit, ka bėrė tė ditur Muhamer Rexhepi, sekretar i degės sė kėsaj organizate. “Nga zona e rr...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Drenasi nė hall me “Ferronikelin”

Qytetarėt e komunės sė Drenasit, vazhdojnė tė jenė nė hall tė madh me “Ferronikelin”, i cili ta...

Komuna e Skėnderajt, njėsh nė drejtshkrim

Komuna e Skėnderajt ka shpallur njė konkurs pėr tri vende tė lira tė punės, nė administratėn ko...

Vėrshimet nuk do t’i zėnė nė gjumė

Pėrfaqėsuesit e Qeverisė sė Kosovės janė zotuar se do t’u dalin nė ndihmė tė gjithė qytetarėve ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51