Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Light Snow  and  Windy
-8°

“Deti” i Kosovės

Jeton Llapashtica | 18-07-2010 11:27 CET

Prishtinė. Njė shtizė e gjatė nė tė cilėn valojnė dy flamuj, ai kombėtar dhe ai shtetėror qėndrojnė tė ngjitur nė njė barkė plastike, teksa pronari i dhjetėra barkave tė renditura njėra pas tjetrės pret tė rritet interesimi i qytetarėve pėr t’i “shijuar” ato.

Derisa era e lehtė dhe e nxehtė pėrplas dy flamujt nė mes vete, dy vetura qė pėr nga pamja duken goxha tė vjetra dhe qė xhamat i kanė tė mbuluar me gazeta, tashmė janė pozicionuar pranė ujit, nė baltė.

Nėn hijen e veturės qė ėshtė mė afėr ujit qėndron njė qift i shtrirė, tė cilėt nuk mund tė rehatohen pėr shkak tė gurėve nėn batanijen e zezė, ndėrsa nga vetura dėgjohet njė kėngė e kėngėtares Arta Bajrami, e cila ngatėrrohet me kėngėn patriotike qė “rrjedhė” nga vetura e “fqinjėve”.

Derisa qifti qė duket se i takon tė tridhjetave herė pas here lyejnė me krem trupin e njėri-tjetrit, qifti tjetėr duket mė rehat.

“Kėtu qenka edhe mė mirė, veē pak nxehtė edhe rrezik nga promaja”, i thotė me zė relativisht tė lartė tė dashurit tė saj vajza qė pėr nga ngjyra e trupit tė krijon pėrshtypjen se rrallė e ka “pėrjetuar” diellin, teksa shikon se si “shoqėruesi” i saj po ecėn nėpėr baltė pak sekonda pasi ka dalė nga liqeni.

Veturat sa vijnė e shtohen dhe nga to tashmė nuk zbresin vetėm qifte, por edhe familjarė, ndėrsa kėngėtarėt e ndryshėm fillojnė tė bėhen “problem serioz” pėr tė dėgjuar njėri-tjetrin.

Qiftet qė deri nė mesditė qėndrojnė goxha tė qetė fillojnė tė bezdisen nga prania e dhjetėra veturave, ndėrsa mė tė lumtur se ēdo kush tjetėr duken pronarėt e njė restoranti nga druri, qė deri nė atė kohė tavolinat i kishte “pa punė”.

Sikurse ky lokal qė nuk ka punė nė Batllavė janė edhe dhjetėra tė tjera, ndėrsa nė ēdo cep tė “plazheve” pranė liqenit bien nė sy grumbujt e mbeturinave, letrat e ndryshme tė ushqimit dhe shishet e plastikės.

“Kjo, tregon kulturėn tonė. Nuk ka mbet vend pa u mbushur me mbeturina. Unė jetoj kėtu edhe dal ēdo ditė pėr qejf qė tė eci. Po ēuditem se si vijnė familjet, fėmijėt, tė rinjtė e tė rejat dhe rrinė tėrė ditėn, e kėnaqen dhe nė mbrėmje kur shkojnė i lėnė qeset e mbeturinat kėtu”, thotė njė i moshuar nga Orllani, derisa qėndron mbėshtetur pranė njė pishe tė cilės i kanė mbetur vetėm degėt nė njė lartėsi tė lartė, qė duket se i kanė shpėtuar “persekutimit” nga personat qė preferojnė ndezjen e zjarreve.

Jo shumė metra pranė tij, disa tė afėrm zhvillojnė biznesin e tyre. Njė kamion me tė gjitha pajisjet e kuzhinės dhe me banak tė ndėrtuar pranė tij, disa frigorifer me pije tė ndryshme, me njė shator relativisht tė madh tė ngjitur nė mes tė pishave tė gjata dhe dhjetėra tavolina me nga katėr karrige, pėrbėjnė biznesin familjar.

Derisa rri sė bashku me kushėrinjtė e tij dhe pretė qė gjatė pasdites tė “bombardohet” nga klientėt, pronari i kėsaj picerie, Bahri Aliu, thotė se vera e vonshme ka ndikuar qė mos tė kenė punė siē kanė pritur.

“Punė po ka pak. Tė shtunave e tė dielave po ka mė mirė. Ditėve tė tjera ėshtė dobėt. Po punojmė vetėm vikendeve dhe me atė punė po duhet ta mbulojmė tėrė javėn”, thotė Aliu, fjalimi i tė cilit herė pas here ėshtė vėshtirė tė dėgjohet nga zhurma e fėmijėve qė dalin e hyjnė nga uji.

Derisa qėndron i ulur sė bashku me tė afėrmit e tij dhe tregon se rregullisht kujdeset qė tė mbajė pastėrtinė pranė lokalit, ky i ri shpreson se pas gjysmės sė ditės do tė ketė shumė mė shumė tė interesuar pėr ushqim apo pije.

“Kah fundi i muajit qė shkon dhe fillimi i muajit qė vjen ėshtė mė mirė. Si duket atėherė po i marrin pagat dhe po kanė tė holla qytetarėt. Kėto dy javė vėrehet se ėshtė mė mirė se ditėve tė tjera”, thotė ai, derisa i habitur pohon se produktet e mishit janė jashtėzakonisht mė tė kėrkuara nga vizitorėt e Batllavės sesa ushqimi vegjetarian.

Ky i ri nga Prishtina fillon t’i shėrbejė myshterinjtė e parė, njė grup i fėmijėve qė “rrahin” ujin me duar e kėmbė e shndėrrojnė ngjyrėn e tij nga tė kaltėr nė tė kaftė, ndėrsa njė grup tjetėr luan njė lojė nė bilardo.

Lojė tė ngjashme nė bilardo luajnė edhe njė grup tjetėr i tė rinjve, por ata ndodhen nė njė skaj tjetėr tė liqenit, ndėrsa dallimi nė mes tė dy palėve ėshtė se nė grupin e dytė ka profesionist dhe mungojnė lojtarėt femra.

“Ky po e luan mė sė miri se ky ėshtė nga Danimakra”, thotė njėri nga lojtarėt e vegjėl, i cili mė pas sqaron se bashkėfshatari i tyre qė jeton nė Danimarkė quhet Xhemajl.

Derisa Xhemajli i vogėl i futė topat nė vrima dhe pas secilės gjuajtje i emocionuar qeshė me zė, njė altoparlant i madh i lidhur me zinxhirė prej njė druri tė trashė transmeton kėngė patriotike nga “studio” nė njėrėn nga lokalet e afėrta.

Me gjithė infrastrukturėn e dobėt, papastėrtinė, gropat nė asfalt dhe rrugėt e dheut me brigje dhe lugje tė mėdha, liqeni i Batllavės duket se ėshtė lokacion mė i preferuar pėr familjar.

Studenti i Gjuhės Angleze Arben Rexhepi, thotė se ka qenė pėr pushim nė Ulqin, por edhe para edhe pas pushimit liqeni nė fjalė ėshtė vendi qė ai e “shijon” ēdo fundjavė.

“Kam qenė qe katėr herė kėtu. Vi herė me familje e herė me shoqėri. Sot kam ardhur me familje edhe me fėmijėt e hallės. Kėtu mbeturinat janė problem shumė serioz edhe kėta pronarėt e lokaleve qė nuk tregojnė hiq interesim pėr klientė, nuk janė hiq tė afėrt me vizitorėt”, thotė ai, derisa vėzhgon familjarėt e tij se si luajnė njė lojė me top.

Teksa ai shprehet i bindur se njė investim mė i madh dhe njė pėrkujdesje institucionale pėr Batllavėn do tė rezultonte me rritje pėr njėqind pėr qind tė vizitorėve, njė fėmijė qėndron pranė dhjetėra barkave dhe pretė tė interesuarit pėr t’i shfrytėzuar.

“Kjo kushton katėr euro pėr njė orė”, thotė kjo vajzė e vogėl, biseda e tė cilės ndėrpritet nga pensionisti Musa Sylejmani, i cili pėrkujdeset qė tė mos i lėvizin dy barkat e tij tė metalta.

“I kam bėrė pėr djemtė e djalit se janė jetimė. Unė jam babai i dėshmorit Agron Sylejmani, qė ėshtė vrarė nė Shakovicė. Barkat mė shumė i kam pėr nipat sesa qė i lėshoj me qira”, thotė ai, duke shtuar se ėshtė krenar qė ka qenė mėsues i dėshmorit Zahir Pajaziti.

Veturat e “shacave”

Derisa veturat e kosovarėve futen nė afėrsi tė liqenit duke pėrshkuar kėshtu njė rrugė dheu tė vėshtirė dhe me gropa, pėrskaj asfaltit parkohen qindra vetura tė reja me targa tė shteteve tė ndryshme evropiane, nga tė cilat dalin kryesisht shqiptarė qė nuk jetojnė nė Kosovė.

3.2/5 (6 votë/a)
Bregdetin e Kosovės e zėvendėson Liqeni i Batllavės. Tė dashuruar, familjarė dhe fėmijė pėr ēdo vikend “bombardojnė” ēdo cep tė liqenit. Fotot: Ridvan Slivova
NGA RUBRIKA
lexues vemendja (llap): 19-07-2010 20:59
Zeri" i dashur, ju lutem shumė, t'i rralloni tepėr shumė shkrimet e gazetarit J. LL, (eton apashtica) tė tejēmuar kot nga ju. Te jete Heminguej ose Kadare nuk ben te ketė ēdo ditė shkrime e pale qė tė shkruajė nė ēdo zhanėr gazetaror. me siguri nuk i ka lexuar askush nga redaktorėt dy shkrimet e tij tė dielėn nė "zėri", njė gjoja reportazh e njė tjetėr gjoja intervistė. me tė tilla shkrime e iritoni shumė lexusin. kursejni mė shumė kėtė gazetar e ai tė na kursejėr ne, ose me siguri shumė shpejt do tė mbeteni edhe pa njė lexues. Lexuesi sqimatar LLAP

Kosova n’skia

Bora e rėnė ka mbetur “relikt” nė rrugėt dhe nė trotuaret e kryeqendrės sė Kosovės. Prishtina ėshtė bėrė “ferr” pėr kėmbėsorėt. Tė nisur pėr tė shkuar nė ligjėrata, shkollė, nė punė, apo tė bėjnė pazar…jo pak qytetarė kosovarė kanė pėsuar dhe e kanė gjetur veten tė shtrirė nė Eme...

Tė thyhet “tabuja” pėr homoseksualėt

Edhe pse nuk ka ligj qė ndalon homoseksualitetin, shoqėria kosovare vazhdon tė jetė shumė konservatore karshi dashurisė mes tė njėjtit seks, duke e konsideruar kėtė si jonormale dhe tė papranueshme pėr shoqėrinė. Kjo ēėshtje edhe mė tej konsiderohet si “tabu” temė, pėr tė cilėn...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Gjendje e jashtėzakonshme nė Pejė

Bazuar nė Ligjin pėr Vetėqeverisje Lokale, neni 13, statuti i komunės sė Pejės, i shtyrė ng...

KMDLNJ: Nė rastin “Kleēka” janė shkelur tė drejtat e njeriut

Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut nė Prishtinė (KMDLNJ) vlerėson ...

Kaēaniku shpall gjendjen emergjente, ndėrpritet mėsimi

Ekzekutivi i Kaēanikut e ka shpallur gjendjen emergjente nė territorin e komunės, tė enjten...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51