Prishtinė. Pas njė seance qė ka zgjatur disa orė Gani Zogaj i arrestuar dje me dyshimin se ka fshirė serverin e Ministrisė sė Transportit dhe Postės dhe Telekomunikacionit ėshtė liruar me procedurė tė rregullt.
Gjyqtari i procedurės paraprake tė EULEX-it e ka liruar Zogajn, pasi sipas avokatit tė tij Osman Havollit baza e prokurorisė pėr paraburgimin e Zogajt ka qenė e zbehtė.
Ai ka thėnė se klienti i tij ėshtė arrestuar pasi kishte kėrkuar nga policėt e EULEX-it urdhėrin me shkrim pėr bastisje.
Gani Zogaj zyrtar i Teknologjisė Informative nė Ministrinė e Administratės Publike ėshtė liruar nga ndalimi policor, por ai vazhdon tė jetė i dyshuar dhe akuzohet pėr pengim tė mbledhjes sė provave.
Zogaj nuk ka pranuar tė flas per mediet pas lirimit.