Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°

Tri mbikalime me prioritet

Lindita Canolli | 02-09-2010 10:14 CET

Mungesa e nėnkalimeve dhe mbikalimeve nė rrugėt e kryeqytetit po rrezikon jetėn e qytetarėve. Pėr aksidentet qytetarėt tė mllefosur kritikojnė zyrtarėt komunalė, tė cilėt, sipas tyre,deri tash nuk kanė krijuar mėnyra mė tė lehta dhe mė tė sigurta pėr qarkullim.

Vendi mė i rrezikshėm pėr kalimtarėt ėshtė “Te Rrethi”. Pėrballė kėtij rreziku pėr ēdo ditė janė banorėt e lagjes “Emshir”, si edhe tė disa blloqeve banesore tė ngritura pranė rrugės magjistrale. Njė rrezikshmėri tė lartė pėr qytetarėt paraqet edhe rruga e njohur “Xhamia e Llapit”. Arjeta Behrami, e cila ēdo ditė kalon nė rrugėn te “Xhamia e Llapit”, flet e mllefosur pėr mungesėn e njė vendi tė sigurt pėr kėmbėsorėt.

“Rruga ėshtė e rregulluar mirė, mirėpo asnjėherė punėt Komuna nuk i ēon deri nė fund. Nėnkalimet dhe mbikalimet ėshtė dashur tė ndėrtohen paralelisht me punėt nė rrugė. Por, kjo nuk ėshtė bėrė”, thotė ajo.

Pėrgjegjėsinė pėr kėtė hall tė qytetarėve nuk e pranojnė zyrtarėt komunalė. Shefi i sektorit nė Drejtorinė pėr Infrastrukturė Lokale nė Komunėn e Prishtinės, Refik Sadiku, tha se Ministria e Transportit ka pasur obligim t’i ndėrtoj dy mbikalime, njė nė magjistralen afėr “Termokosit”, dhe njė nė lagjen Emshir, afėr stacionit tė autobusėve. Kėto zvarritje, sipas tij, janė bėrė pasi ka probleme pronėsore, kurse komuna ėshtė duke punuar pėr zgjidhjen e kėtij problemi.

Pėrkundėr ankesave, shefi i Drejtorisė sė Infrastrukturės , Sadiku, flet me optimizėm se prioritet i komunės ėshtė ndėrtimi i tri mbikalimeve.

“Ne si prioritet i kemi tri mbikalime, njė te rrethi, afėr Shkollės sė Mesme tė Mjekėsisė, njė te ‘Xhamia e Llapit’, dhe njė te shkallėt nė lagjen ‘Arbėria’”, tha ai.

Sipas tij, kėto vepra parashihet tė ndėrtohen me koncesion. Ata qė fitojnė koncesionin, hapėsirat e tjera mund t’i pėrdorin pėr qėllime komerciale.

Por fillimi i ndėrtimit dhe qė qytetarėt pa rrezik tė kalojnė magjistralet mė tė frekuentuara, Sadiku tha se varet sipas mundėsitė e Zyrės sė Prokurimit.

“Sipas mundėsive, kur zyra e prokurimit e shpallė tenderin dhe tė pėrzgjidhet fituesi, nisė realizimi i kėtyre projekteve”, thotė Sadiku, por nuk jep shumė shpresė se ndėrtimi mund tė fillojė sivjet.

Sipas tij problem ėshtė deri sa tė pėrgatitet dokumentacioni dhe tė lajmėrohen koncensionarėt. Por shpreson se punėt nuk do tė shkojnė mė larg se deri nė vitin 2011.

Ai shprehet i bindur se me ndėrtimin e kėtyre tri mbikalimeve do tė bėhet njė zgjidhje shumė efektive.

Po ashtu, nė Prishtinė janė duke u hapur edhe dy nėnkalime. Njėri, ai pranė godinės sė KEK-ut ėshtė duke u financuar nga komuna, kurse tjetrin te rrethrrotullimi nė lagjen “Lakėrishte”, ėshtė duke e ndėrtuar Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit.

4.7/5 (12 votë/a)
Bajrush Gashi (Belgjike): 02-09-2010 13:23
Secili po e kane hallin e lagjes vete, qka eshte edhe normale, une para ca dite lexoava se ne rrugen Pristine Fushe Kosove e shkeli dhe ne vend mbet i vdekur kembesori. Si duket per pergjegjesite kjo rruge nuk qenka e Kosoves, vetem duhet me rregullue kryeqytetin e per paralagjet ska lidhje. Po me siguri jeni te informuar se magjistrala Prishtine Fushe Kosove eshte ni nder rruget mat ngarkuara ne Kosove. Se paku 3 nenkalimi ose mbi kalime nevojiten ne kete rruge Prishtine Fushe Kosove. Por, askush se qane koken per keto halle te popullatesd. Te kishe me ja shkell Ahmet Shales djalin naj veture e kishe shit naj zyre te qeverijes me siguri e kishe be ndonje nenkalim apo mbi kalim.. Ose Fatmir Limes me ja shkell Shimin dikush me siguri menihere e ksihe rregullue naj mbi kalim ose nen kalim.
Qerimi (Kalabri,ish-Emshiri): 02-09-2010 10:56
"Tri mbikalime me prioritetr", kryesori dhe me i nevojshmi, gjithashtu me i rrezikshmi jashte prioritetit. Cudirat jane pa brinje1Dy vendkalimet me te rrezikshme ne Lagjen Klabaria paraqesin rrezik permanent tash e nje dekade. I kujt eshte obligimi, s`eshte edhe me aq rendesi. Rendesia qebdron ne rrezikun e perditshem te femijeve, nxeneseve, studenteve, dhe gjithe atyre qe cdo dite ballafaqohen , duke kaluar magjistralen Shkup-Prishtine, Mitrovice. Diku eshte kah pret protesten e banoreve, te cilet jane ngop me premtime boshe. Cdo shtyrje e puneve te ndonje mbi apo nenkalese paraqet rrezik te mbi 10.000 banorve te cilet ballafaqohen ne kete pjese te kryeqytetit.
Qerimi (Kalabri-ish-Emshiri): 02-09-2010 10:42
Sipas tekstit te me siperm, ceshtja e nen apo mbikalimeve ne Lagjen Kalabria nuk eshte ne as nje program te komunes apo Ministrise se Komunikacionit etj. Sic duket banoret e Kalabrise duhet te nderrmarrin aksionin e protestes, respektivisht paralizimin e ndalimit te automjeteve ne kete pjese te magjistrales. Rruge tjeter nuk ka pos protestes me ngulm, qe ne kete pjese ose te fillojne punet per ndonje mbi apo nenkalese, ose protestat te mos perfundojne, per derisa kjo gjendje teper e rrezikshme per mbi 10.000 banore te tejkalohet. Sepse, ne kete rruge, cdo dite rrezikohen nxanes, studente, punetor dhe banoret e kesaj Lagje te lene pas shpines se Zotit! Tani per tani as kund ne kryeqytet rrezik me permanent sesa banoret e lagjes Kalabria, nuk ka ne Prishrtine. Ka gjasa se se shpejti banoret e e kesaj lagje do te ballafaqohen edhe me organet policore... meqe ata kerkojne nnje zgjedhje , duke i ikur rrezikut te perditshem dhe te perhershem nga magjistralia e sterngarkuar me trafik.

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

  • Të fundit
  • Më të rekomanduarat

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51