| Prishtinė | ![]() |
| -10° |
Prishtinė. Komuna e Prishtinės e ka rrafshuar pėr tokė tė hėnėn biznesin e shitjes sė vajrave me pakicė Bingo Benz 2. Fillimisht pronarit tė lokalit i ėshtė tėrhequr vėrejtja nga komuna se nė mėnyrė ilegale ka vendosur rezervuarė tė derivateve tė naftės pėr tė cilat nuk ka pasur leje. Por, atij i ėshtė rrėnuar edhe objekti i derivateve tė vajrave qė vetė inspektorati komunal e ka pajisur me leje.
Nė lejen e punės lėshuar nga komuna e Prishtinės thuhet se Shoqėrisė tregtare Bingo Benz SH P K, njėsia nr. 3 nga Prishtina rruga Lidhja e Lezhės, nr. p.n, me numėr regjistrimi tė biznesit 70397392, i datės 09.01.2009, tė cilėn e pėrfaqėson Ukshin Menxhiqi nga Prishtina, i lejohet tė ushtrojė veprimtarinė ekonomike tė regjistruar pranė MTI-sė me shifrėn 5050 dhe emėr tregtia me pakicė e vajrave. Leja e punės vlen deri mė 22.1.2011.
Ndėrkaq, ka reaguar pronari Menxhiqi. Ai ka thėnė se i posedon tė gjitha lejet.
Rrėnimin e objektit ma ka bėrė kryetari Isa Mustafa me qėllim, vetėm pse ėshtė afėr shtėpisė sė tij. Unė pėr lokalin e derivateve tė naftės posedoj edhe dokumente tė lėshuara nga komuna qė i pėrmbushė ēėshtjet e sigurisė, madje pėr tė kam pasur leje deri nė 2011. Por, kur ta merr inat Isa, kėshtu tė gjen, tha ai.
Ndėrkaq, inspektorati komunal ka thyer ligjin pėr Inspeksionin e Tregut, ngase ata pronarit Menxhiqi mė 26 gusht i kanė lėshuar njė procesverbal, nė tė cilin thuhet se obligohet pronari Ukshin Menxhiqi qė nė afat menjėherė tė bėjė largimin e rezervuarėve tė naftės, ngase nuk posedon leje nga inspektorati komunal.
Ndėrkaq nė Ligjin nr. 02/L-1 pėr Inspeksionin e Tregut, nuk ka nen qė thuhet se, duhet tė largohen derivatet nė afat menjėherė. Nė nenin 47 thuhet se Inspeksioni i tregut duhet tė marrė vendim dhe palėn ta njoftojė me vendimin e marrė nė afat prej 8 ditėsh, nga dita e pėrpilimit tė procesverbalit. Inspektorati ka reaguar pas 10 ditėsh. Ndėrkaq, autoritetet komunale kanė thėnė se pompėn e biznesin e kanė rrėnuar pėr faktin se pronarit tė Bingo Benz 2 i ėshtė tėrhequr vėrejtja disa herė, pėr vendosjen e derivateve tė naftės ilegalisht.
Rrėnimi i objektit tė benzinės "Bingo Benz 2" ėshtė bėrė pėr faktin se ajo do tė mund tė paraqiste rrezik pėr qytetarėt. Ajo ėshtė shumė afėr vendbanimeve. Edhe pompat e tjera tė benzinės qė janė afėr vendbanimeve dhe qė konsiderohet se e rrezikojnė sigurinė e qytetarėve, do tė rrėnohen, ka thėnė Muhamet Gashi, zėdhėnės nė komunėn e Prishtinės.
Por, qė nga deklarata e nėnkryetarit tė komunės Avdullah Hoti nė qershor se komuna do ti rrėnojė pompat e benzenit nė afėrsi tė vendbanimeve, e deri mė sot, kjo pompė ėshtė e para qė ėshtė rrėnuar, ndonėse nuk ka qenė pompė e benzinės. Pompa e benzinės ishte bėrė mollė sherri nė mes komunės sė Prishtinės dhe Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, me ērast komuna pat shembur pompėn e derivateve tė naftės edhe pėrkundėr faktit se MTI i pat lėshuar licencė pėr biznes nė sektorin e naftės.
Saranda (Prishtine): 07-09-2010 13:38
Duan zgjidhje para marsit
Kosova do ti pėrmbushė obligimet kushtetuese
Kuēi: Integrimi evropian, platformė nacionale
EULEX kėrkon ndihmė nga jashtė pėr rastin Medicus
Nė vitin 2011 959 lėndė lidhur me korrupsion
Thaēi: Kurrfarė statusi special pėr veriun
Ndarja e Kosovės - ide e rrezikshme
Shtyhen provimet nė Universitetin e Prishtinės
QKUK po funksionon, por me vėshtirėsi
Markoviq: Veprimi i shqiptarėve, provokim
Berisha: Kush investon 100 mijė euro, bėhet shqiptar
Emėrimi i ambasadorėve, ēėshtje javėsh!
LDK: MASHT me politika tė gabuara tė investimeve
Tadiq vė nė gjumė Qeverinė
Abuzimet ti luftojnė partitė
Duam dorėheqjen e Qeverisė | 37 vota
SHIK-u i futė llugave | 22 vota
Thaēi hipnotizoi LDK e AAK | 17 vota
Dell dhe Ismaili, luftė nė The Pimpsons | 16 vota
Miftari: Ua bėj 500 herė ma zi se Nazim Bllaca | 15 vota
Lambsdorff: VV po bėn njė politikė opozitare fondamentale | 14 vota
VV: O kryetar, a po tė shiten bananet | 14 vota
Njė mandat, 100 mijė euro! | 12 vota
VV me skia nėpėr Prishtinė pasojė e keqqeverisjes (video) | 12 vota
VV: Kosova Republikė | 10 vota
Kurti dėgjon hallet e mėrgimtarėve nė Gjermani | 10 vota
Ēlirimtarė jemi tė gjithė | 9 vota
Tadiq pėr Republika Srpskan e Kosovės | 9 vota
Mijėra qytetarė thanė Mos e prekni Prizrenin | 8 vota
Kamishi, ultimatum deri mė 8 shkurt Kurtit | 8 vota
VV: Rezoluta pėr pavarėsinė nuk saktėson obligimet | 8 vota 